Gjuriq: Marrja e pronave të sërbëve në Lleposaviq, vazhdimësi e politikës që minon pajtimin

Marko Đurić, e uprava
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka shprehur shqetësim për presionet e reja ndaj sërbëve në Lleposaviq pas të cilës qeveria komunale me në krye shqiptarin Lulzim Hetemi u kërkoi familjeve të të shpërngulurve që të kthejnë çelësat dhe të largohen prej apartamenteve në të cilat hyrën në nëntor. Gjuriq i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të reagojnë ndaj akteve të tilla të cilat sikurse paralajmëroi, rrezikojnë të destabilizojnë edhe më tej situatën në terren.

“Jam thellësisht i shqetësuar për rastet më të fundit të presioneve dhe frikësimeve ndaj popullit sërb në Lleposaviq, të ndërmarrë nën lidershipin e rregjimit të Kurtit. Dëbimi i dhunshëm dhe marrja e pronave familjeve sërbe, paraqet akoma dhe më shumë shkeljen e të drejtave bazike të njeriut, duke u shqetësuar për vazhdimin e politikave që dëmtojnë perspektivat për bashkëjetesë dhe pajtim” shkruan Gjuriq në rrjetin social “X“.

Veçanërisht është shqetësuese, vëren, që masa të tilla po imponohen në zonë me popullsi maxhoritare sërbe nga ana e administratës e cila nuk pasqyron vullnetin apo interesat e popullsisë vendore, duke "vendosur veriun e Kosovës nën pushtetin e autoriteteve etno-nacionaliste dhe diskriminuese të pakicave etnike".

Ai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbajë qëndrim të qartë dhe parimor ndaj veprimeve të tilla, të cilat, sikurse paralajmëroi, rrezikojnë të destabilizojnë më tej situatën në terren dhe të kontribuojnë në margjinalizimin e popullsisë sërbe në Kosovë.

“Këto praktika nuk duhet të mbeten pa përgjigje”, përfundoi Gjuriq.

Çelësat e apartamenteve për 40 familje, të cilat u dorëzuan nga Sllagjan Radosavljeviq para Komisariatit Sërb për Refugjatët më 1 nëntor të vitit të kaluar, tashmë janë nën pikëpyetje për shkak të kërkesës së autoriteteve komunale që çelësat t'i kthehen pasi sikurse thanë, nuk kanë të drejtë mbi to sepse tashmë kanë shtëpi apo apartament në Lleposaviq.

Ndërtimi i apartamenteve, çelësat e të cilave tani po kërkohen nga qeveria komunale, u financua nga Qeveria e Sërbisë, përmes Zyrës për K&M.

Familjet e zhvendosura u vizituan disa ditë më parë nga përfaqësues të Listës Sërbe, me qëllim që t'u ofronin mbështetje.