Gjuriq me Berseon: Pozita e serbëve në Kosovë më e vështira deri tani për shkak të veprimeve të njëanshme të Kurtit

Marko Đurić sa Alenom Berseom
Burim: Kosovo online

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alen Berseo, në kuadër të Konferencës së 61-të të Sigurisë në Mynih. Me këtë rast, ai theksoi se pozita e serbëve në Kosovë mund të konsiderohet si më e vështira deri më tani, gjë që, sipas tij, është pasojë e drejtpërdrejtë e veprimeve të njëanshme të kryeministrit në largim të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Gjuriq diskutoi me Berseon për situatën aktuale në Serbi, momentin politik, zbatimin e proceseve reformuese në rrugën evropiane të Serbisë, si dhe për situatën në Kosovë.

Duke folur për situatën në Kosovë dhe Metohi, ministri i Jashtëm serb theksoi se pozita e serbëve mund të cilësohet si më e vështira deri më tani, që është pasojë e drejtpërdrejtë e lëvizjeve të njëanshme të Kurtit që janë përshkallëzuar në kohët e fundit”, thuhet në deklaratë.

Gjuriq falënderoi Këshillin e Evropës për mbështetjen që i ka dhënë procesit të reformave në Serbi për dy dekada, duke shtuar se vendi ka bashkëpunim të mirë me Zyrën e Këshillit të Evropës në Beograd.