Gjuriq bisedon me Kallas dhe Kos: Anëtarësimi në BE angazhim strategjik dhe prioritet i politikës së jashtme të Sërbisë

Marko Đurić i Kaja Kalas
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka biseduar gjatë ditës së sotme në Romë në margjinat e takimit të grupit ministerial “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” në takime të ndara me përfaqësuesen e lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE Kaja Kallas dhe me komisioneren europiane për zgjerim Marta Kos.

Në bisedë me Kallas, Gjuriq e ka falenderuar atë për gatishmërinë që ka shprehur dhe angazhimin personal tek dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës dhe dëshirën për të ndihmuar në procesin e normalizimit të marrëdhënieve, deklaron Ministria e Punëve të Jashtme të Sërbisë.

Shefi i diplomacisë sërbe ka ripërsëritur se anëtarësimi me të drejta të plota në BE është prioriteti i politikës së jashtme të Sërbisëe ku sikurse nënvizoi, është partner i besueshëm i BE i angazhuar për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të përgjithshëm me Unionin. 

Gjuriq theksoi se Sërbia pret vazhdimin e bashkëpunimit të mirë me përfaqësuesein e re të lartë të BE për politikë të përbashkët të jashtme dhe siguri dhe gjatë mandatit të bashkëbisedueses së tij.

Duke theksuar se çmon lart opinionin e saj se rajoni i Ballkanit Perëndimor është shumë i rëndësishëm për BE si dhe që gjatë mandatit dëshiron progres në procesin e zgjerimit, ministri shprehu shpresën se me punën e përbashkët do të tejkalohet ngërçi në progresin e Sërbisë në procesin e anëtarësimit në BE.

Në këtë kuptim, theksoi se hapja sa më e shpejtë e Fashikullit 3 do të ishte mjaft domethënëse, duke speguar se do të ishte nxitje shtesë për zbatimin e të gjitha reformave të nevojshme deri në fund të vitit 2026, të cilat Sërbia i ka definuar si synim e vet strategjik.

Ai shtoi se si partner ekonomik i Sërbisë, BE është bindshëm në vendin e parë sipas të gjitha parametrave.

Gjuriq dhe Kallas biseduan dhe rreth bashkëpunimit dhe lidhjes së Ballkanit Perëndimor, ndërsa Gjuriq përcolli se Sërbia nga ana e saj, është shumë e përkushtuar në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal, që kontribuon në ndërtimin e besimit të ndërsjelltë, procesin e pajtimit dhe inkurajon zhvillimin e përgjithshëm në rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Në takimin me Kos, Gjuriq u shpreh i kënaqur për çka zonë e rëndësisë së madhe për Sërbinë është personi kompetent me përvojë të konsiderueshme, që mund të shikojë përpjekjet që Sërbia investon në rrugën europiane.

Ministri ripërsëriti se anëtarësimi në BE është angazhim strategjik dhe prioritet i politikës së jashtme të Sërbisë dhe se vendi i ka vendosur vetes detyrë ambicioze që deri në fund të vitit 2026, të ndërmarrë të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësimin në Unionin Europian.

Gjuriq bashkëbiseduesve u ka paraqitur të gjitha hapat që ka ndërmarrë vendi ynë me qëllim ruajtjen e stabilitetit, ndërsa u pajtuan se në këtë moment nevojitet urgjentisht nisja e dialogut që do të përfshijë të gjithë elementët e shoqërisë në Sërbi.

Shefi i diplomacisë sërbe theksoi se procesi i anëtarësimit në BE, kërkon përpjekje intensive nga mbarë shoqëria çka do të duhet të jetë projekt kombëtar në pronësi të të gjithë aktorëve shoqërorë dhe se për këtë arsye është i nevojshëm dialogu shoqëror nën përgjegjësinë shoqërore.

Duke theksuar se BE si partner ekonomik i Sërbisë është dukshëm në vend të parë me 2/3 të eksporteve të mallrave sërbe, gjysmën e eksporteve të shërbimeve dhe 3/5 e të gjitha investimeve të huaja direkte, shefi i diplomacisë sërbe e falënderoi për mbështetjen e reformave dhe ndihmën financiare për zbatimin e tyre.