Gjuriq me delegacionin francez të Institutit për Trajnime Politike: Prishtina pengon arritjen e kompromisit

Marko Đurić
Burim: Ministarstvo spoljnih poslova Srbije

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka ftuar sot delegacionin grancez të Institutit për Trajnime Politike ku ndodhet për vizitë studimore dhe në bisedë u tha se çështja e Kosovës është çështja shtetërore dhe kombëtare më thelbësore dhe sfida më e madhe me të cilën ndeshet Sërbia.

Gjuriq delegacionit të liderëve të rinj që kryesohej nga drejtori i Institutit Aleksandar Pezej, i prezantoi prioritetet kyçe të politikës së jashtme të Sërbisë, duke theksuar se ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajon, integrimi europian dhe zhvillimi i partneriteteve me të gjitha vendet, janë themelet e aktivitetit diplomatik.

Gjuriq nënvizoi se Sërbia udhëheq politikë të jashtme të pavarur, balancuese dhe të përgjegjshme, bazuar në parimet e neutralitetit ushtarak e politik, çka i mundëson asaj që njëkohësisht të ndërtojë marrëdhënie me partnerët në mbarë botën.

Duke folur rreth pozitës gjeopolitike të vendit, Gjuriq tha se Sërbia ndërmerr vazhdimisht politikë paqësore, dialogu dhe stabiliteti rajonal, duke u mbajtur tek thellimi i bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor. Ai theksoi se rajon i qëndrueshëm dhe i lidhur ekonomikisht, paraqet parakusht për zhvillim dhe jetë të mirë për mbarë qytetarët.

Kur është fjala për Kosovën, Gjuriq u shpreh se kjo është çështja më themelore shtetërore e kombëtare dhe sfida më e madhe me të cilën përballet Sërbia. Nënvizoi se Beogradi është vazhdimisht i përkushtuar për dialog në proçesin që po ndërmerret nën patronazhin e Bashkimit Europian, por jemi dëshmitarë të pengesave të vazhdueshme të Prishtinës dhe pamundësinë e saj për të gjetur zgjidhje kompromisi.

Shefi i diplomacisë sërbe, shprehu dhe rëndësinë e ruajtjes së identitetit kulturor, si dhe përpjekjet që Sërbia investon në zhvillimin dhe përmirësimin e politikës demografike, duke theksuar se këto prioritete janë pjesë e pandashme e vizionit afatgjatë të shtetit dhe themeli i zhvillimit të ardhshëm shoqëror.

Gjuriq i’u përgjigj pyetjeve të shumta prej liderëve të rinj, të cilët treguan interes të madh për orientimin e politikës së jashtme të Sërbisë, rolin e saj rajonal dhe marrëdhëniet me Bashkimin Europian dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Sërbisë.

Delegacioni i Institutit Francez për Trajnime Politike, vizitoi Sërbinë për pesë ditë, gjatë të cilave pati takime me zyrtarë shtetërorë dhe përfaqësues të sektorit civil. Gjatë qëndrimit të tyre në Sërbi, anëtarët e delegacionit vizituan edhe Kosovën, ku u njohën me situatën aktuale dhe sfidat me të cilat përballet komuniteti sërb.

Instituti për Trajnime Politike, u themelua në vitin 2004 dhe i është kushtuar edukimit të të rinjve që dëshirojnë të marrin pjesë aktivisht në politikë, media dhe jetën publike, duke promovuar vlerat e përgjegjësisë, traditës dhe lirisë së mendimit.