Gjuriq: Të drejtat e sërbëve në Kosovë janë shkatërruar pjesë-pjesë, mbështetje për punën e UNMIK
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka thënë sot në seancën e Këshillit të Sigurimit të KB se të drejtat bazike të sërbëve në Kosovë jo vetëm janë neglizhuar por janë shkatërruar pjesë-pjesë sistematikisht. Paralajmëroi se sulmet etnike në Kosovë orjentuar kundër sërbeve-janë bërë rutinë. Gjuriq u ka bërë thirrje anëtarëve të Këshillit të Sigurimit që të mbështesin punën e KB me synim mbrojtjen e të drejtave bazike të sërbeve por dhe mbrojti të drejtën ndërkombëtare si themel të sigurisë.
“Të drejtat e sërbëve në Kosovë e Metohi jo vetëm që janë neglizhuar, por shkatërruar sistematikisht pjesë-pjesë. Kjo është abstrakte, kjo është luftë për dinjitet, siguri dhe mbijetesë” ka thënë Gjuriq.
Ky i fundit shprehu mirënjohje për sekretarin e përgjithshëm të KB Antonio Guteresh dhe ndihmësshefin e Unmik Milbert Dongxhon Shin për raportin dhe përkushtimin e zbatimit të mandatit të Unmik në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të KB.
“Jemi mirënjohës për anëtarët e Unmik ku pavarësisht kushteve të vështira, burimeve të kufizuara dhe ambjentin përreth armiqësor, mbrojnë pa u lodhur të drejtat e njeriut dhe sigurinë në K&M”, tha Gjuriq dhe falenderoi shefen e fundit të UNMIK Karolin Ziade.
Vuri në dukje se në Kosovë po kryhen sulme etnike, persekutime dhe arrestime sistematike, dhunë ndaj sërbëve, çka tha, është sfidë direkte ndaj parimeve mbi të cilat bazohet BE.
Ndaj tha ai, raporti nuk pasqyron tamam shkallën e plotë të tragjedisë që po kalon populli sërb.
Kujtoi se regjimi i Albin Kurtit mbylli 128 institucione kyçe në komunat me shumicë sërbe-arsimore, shëndetësore, sociale, postën, fondin e pensioneve, shërbimin për punësim madje dhe Kryqin e Kuq.
"Raporti vëren se autoritetet kosovare vazhduan të mbyllnin institucionet që funksionojnë në sistemin e Sërbisë përfshirë bibliotekën e qytetit, muzeun, pallatin e sporteve... Bëhet e ditur se aktorët ndërkombëtarë i kanë kritikuar këto lëvizje si pengesë për aksesin në shërbimet bazike çka ndikon tek të drejtat sociale, ekonomike e kulturore të qytetarëve", theksoi ministri Gjuriq.
Ky i fundit paralajmëroi se ca më keq sulmet e motivuara etnikisht, janë bërë rutinë, ndërsa fëmijët sërbë kalojnë më keq, duke bërë të ditur se janë shënuar 37 sulme vitin e kaluar, ndërsa vajza sërbe jo më herët i shpëtoi rrëmbimit ndërsa agresorët janë ende të lirë, të pandëshkuar.
"Ky është mesazh drithërues ndaj sërbëve se jeta e tyre ka mbaruar. Nëse je sërb, as rinia, as cënueshmëria, as pafajësia, asgjë nuk të mbron. Je shënuar sepse je sërb që egziston. Ky është dështim moral i bashkësisë ndërkombëtare. Çfarë të ardhme i pret fëmijët qysh prej lindjes mësojnë të fshehin gjuhën e tyre?", pyeti shefi i diplomacisë sërbe.
Vuri në dukje se të gjitha këto tmerre nuk janë rastësore, por rezultat i nxitjes së politikës së urrejtjes mishëruar në doktrinën e Kurtit për spastrim të ngadaltë etnik. Shtoi se qëllimi i Kurtit është të dëbojë sërbët nga shtëpitë e tyre, nga shënjtorët e tyre, nga toka e paraardhësve të tyre.
Kjo, vuri në dukje ai, përkeqësohet më tej nga militarizimi shqetësues i Kosovës përmes armatosjes së përshpejtuar të FSK dhe dërgimit të dronëve nga Turqia.
"I tillë zhvillim kërcënon sigurinë e brishtë në rajon, e cila mezi mbahet. Paqja nuk mund të ndërtohet me armatosjen e njërës palë dhe injorimin e shqetësimeve legjitime të palës tjetër. Kjo anulon progresin e fituar me mund nga mandati i parë i presidentit Tramp që inkurajoi shpresën për stabilitet dhe partneritet rajonal", nënvizoi Gjuriq.
Ky i fundit tha se Albin Kurti nuk drejton luftë ndaj kundërshtarëve, por ndaj një populli. "Arrestimet e motivuara politikisht, abuzimi i institucioneve me qëllim frikësimi, urdhrat sekretë ndaj përfaqësuesve sërbë-e gjithë kjo minon sundimin e ligjit dhe e nxit komunitetin sërb në izolim", tregoi ministri.
Ky i fundit vuri në dukje se janë shqetësuese sulmet e shpeshta ndaj kishave dhe manastireve të KOS, sepse këto nuk janë raste vandalizmi, por tentativa të qëllimshme për t'i shuar me mesazhin se sërbët nuk kanë vend në Kosovë.
“Regjimi në Prishtinë arreston priftërinj, ndryshon emrat historikë... sikurse bëhet e ditur në raport, ku regjistroi incidente të shumta që prekin objektet ortodokse sërbe e katolike në zonat ku popullsia nuk është shumicë”, konstatoi Gjuriq dhe si shembull përmendi heqjen e mbishkrimit në cirilishte në hyrje të Mitrovicës së Veriut, pranë të cilit qëndronte zemra e kuqe, dhe në vend të së cilës u vendos mbishkrim në shqip me nuanca të gjelbërta.
“Kjo është luftë simbolike, shtypje e gjuhës, refuzim i simboleve kristiane dhe fshirje e gjurmëve sërbe. Shtoni riemërtimin e liqenit Tramp, emra të cilat sërbët vendorë i zgjodhën për nder të përpjekjeve paqësore dhe intoleranca e Kurtit del sheshit”, tha Gjuriq dhe kujtoi fjalët e Trampit se “nëse dëshirojmë paqe të qëndrueshme, atëherë duhet të mësojmë që botën t’a shikojmë përmes syve të të tjerëve”.
Pikërisht këtë refuzon Kurti, tha Gjuriq, por Sërbia tek kjo këmbëngul, në respekt të ndërsjelltë, drejtësi dhe bashkëjetesë.
Shtoi se raporti konstaton se muralet e ngjyrosura dhe grafitet në katër komuna në veri, të cilat kishin simbole sërbe, kishin lidhje me KOS.
"Institucionet kosovare shkelën sistematikisht Ligjin për Përdorimin e Gjuhës. Ka shenja trafiku vetëm në shqip", shtoi Gjuriq.
Në të tillë atmosferë frike, më shumë se 20% e sërbëve braktisën Kosovën vitet e fundit, ndërsa u rregjistruan në periudhën raportuese vetëm 17 kthime.
"Qysh prej vitit 1999, më shumë se 230,000 sërbë janë shpërngulur. A është kjo shoqëri shumëetnike?", pyeti Gjuriq.
Ky i fundit u shpreh se fryma sërbe në Kosovë mbetet e pathyeshme, çka u tregua dhe në zgjedhjet e fundit vendore ku Lista Sërbe fitoi nëntë nga 10 komuna në raundin e parë.
"Ky nuk është vetëm rezultat politik, është rezistencë", tha Gjuriq, duke vënë në dukje se madje dhe shqiptarët në Kosovë shpesh refuzojnë gjithnjë e më shumë radikalizmin e Kurtit, duke zgjedhur paqen në vend të ndasive.
Sërbëve në Kosovë u tha se këmbëngulja e tyre është inspirim për të gjithë dhe se Sërbia qëndron fort në krahun e tyre, e përkushtuar ndaj sigurisë dhe progresit.
Kujtoi se Kurti tentoi të ndalonte Listën Sërbe dhe t'u mohonte të drejtën e votës sërbëve.
"Shkeli të ashtuquajturën Kushtetutë të Kosovës duke imponuar shërbëtorët politikë dhe anuluar vullnetin e votuesve. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve refuzoi çertifikimin e Listës Sërbe dhe Demokracisë Sërbe, por Pesëshja dhe Zyra e BE në Prishtinë, UNMIK e kritikuan të tillë vendim, duke paralajmëruar se kjo dëmton parimet demokratike dhe minon besimin tek institucionet e Kosovës", shtoi Gjuriq.
Ky i fundit nënvizoi se Sërbia mbetet e përkushtuar ndaj dialogut nën ndërmjetësimin e BE se me presidentin Aleksandar Vuçiq në krye, punon për të ruajtur stabilitetin dhe zhvillimin, kërkon kompromis në vend të konfliktit, mbrojtje të popullit dhe jo dominim dhe dialog ku vëren ai, kërkon dhe vullnetin e palës tjetër.
"U themi qartë se Prishtina duhet të formojë Bashkësinë e Komunave Sërbe. Kjo nuk është kërkesë e Sërbisë, ky është detyrim i Prishtines, i marrë nga BE dhe institucionet e saja", kujtoi ministri.
Ky i fundit u shpreh se Kurti saboton dialogun, nuk respekton marrëveshjet e Brukselit dhe Uashingtonit, pezullon projektet, nuk njeh diplomat, kërcënon liritë fetare dhe minon trashëgiminë e paqes të Tramp, duke rindezur tensionet në Ballkan.
Tha se Sërbia është pro ruajtjes së stabilitetit, pro partneritetit në vend të provokimeve, pro dialogut në vend të mosmarrëveshjeve.
"Mbrojmë fort të drejtat tona dhe të popullit. Paqja duhet të mbështetet në drejtësi dhe çdo rishikim përputhet me të vërtetën tonë të palëkundur", nënvizoi shefi i diplomacisë sërbe.
Roli i UNMIK i pazëvendësueshëm
Gjuriq theksoi se roli i UNMIK është i pazëvendësueshëm se mandati i atij misioni nuk mund të vihet në pikpyetje.
"Prania e tij në Kosovë e Metohi është garant i paqes dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Sërbia insiston me vendosmëri tek prania e vazhdueshme e UNMIK, si dhe në seancat e hapura të Këshillit të Sigurimit, sepse transparenca është e vetmja mënyrë për të kapërcyer manipulimet. Sërbia nuk është pengesë, por pjesë e zgjidhjes, si partner i besueshëm", tha Gjuriq.
Ky i fundit shtoi se në raport konstatohen shqetësimet e komuniteteve jo-shumicë, e veçanërisht të sërbëve në veri, në lidhje me mbylljen e institucioneve që ofrojnë shërbime bazike dhe se ato duhet të merren në konsideratë, si dhe se mbrojtja e të drejtave ekonomike e sociale të komuniteteve pakicë është me rëndësi kyçe, ndërsa autoritetet kosovare janë të thirrura të mbrojnë dhe promovojnë të drejtat e njeriut në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe Konventën për të Drejtat e Fëmijëve.
Gjuriq u shpreh se beson se miqësia sërbo-shqiptare është e mundshme në të ardhmen, sikurse duket e mundshme në hapat dypalëshe mes Sërbisë e Shqipërisë, të çliruara nga nacionalizmi i aparteidit të Kurtit.
“Le të ripërtërijë kjo seancë misionin 80-vjeçar të KB: të mbrojë drejtësinë, paqen, dinjitetin. Injorimi i shkeljeve të ligjit ndaj sërbëve shemb rendin botëror. Sërbia beson tek dialogu, çmon paqen, kërkon kompromis. Por heshtja para padrejtësisë është bashkëfajësi. Ndaj Sërbia fton këtë Këshill dhe botën: Mbështetni plotësisht UNMIK, dënoni shkeljen e të drejtave të sërbëve, mbroni të drejtën ndërkombëtare si bazë sigurie”, konkludoi ministri Gjuriq, duke shtuar se Sërbia shtrin dorën tek dialogu, por me vendosmëri mbron dinjitetin dhe sovranitetin e popullit sërb.
0 komentet