Gjuriq: Me kalimin e dialogut tek e ashtuquajtura MPJ të Kosovës, Prishtina donte të theksonte qëndrimin e saj rreth pavarësisë
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq tha në Uashington për Kosovo onlajn se Prishtina me vendimin që dialogun t’a “kalojë në të ashtuquajturën Ministri të Punëve të Jashtme të Kosovës“ me gjasa dëshiron që edhe në një mënyrë të “sinjalizojë qëndrimin për pavarësinë e Kosovës dhe Metohisë“, por që në të vërtetë është më e komplikuar nga ajo dhe që Sërbia qëndron në këndvështrimin që çështja e K&M është çështja e saj e brendshme.
Pasi shefi i ri i diplomacisë kosovare Glauk Konjufca, i përcolli të dërguarit special të BE për dialog Peter Sorensen, se prej sot dialogu është nën udhëheqjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Gjuriq theksoi se nuk e harron faktin që partia politike Glauk Konjufcës- Vetëvendosja programin dhe slloganin para disa vitesh e quante "Jo negociata".
"Ndonëse kjo mund të ketë ndryshuar, në thelb do të isha i surprizuar nëse do të shkohej deri në pozitën konstruktive dhe kjo nuk ka lidhje me atë se kush personalisht ka rolin e negociatorit kryesor. Sigurisht, nga ana jonë, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Sërbisë ofron mbështetje për ekipin tonë negociator me në krye drejtorin e Zyrës për K&M Petar Petkoviq, por Ministria nuk është direkt në tryezë sepse për ne çështja e K&M është një çështje e brendshme. Ndërsa ata dëshironin që të kalonin dialogun tek e ashtuquajtura Ministri e Punëve të Jashtme të Kosovës me gjasa në një mënyrë tjetër duke sinjalizuar qëndrimin e vet për pavarësinë e K&M", tha Gjuriq për Kosovo Onlajn.
Gjërat, thotë, janë shumë më të komplikuara se kaq.
“Na nevojitet dialogu, e jo veprim i njëanshëm i pakoordinuar dhe imponimi i zgjidhjes me të cilën një bashkësi etnike konstituese, populli sërb, nuk pajtohet. Na nevojiten kompromise, zgjidhje serioze për zgjidhje të dytë afatgjatë, miqësi e jo konflikt. Asgjë nuk kam vënë re gjatë tre vjet e gjysmë të fundit të vullnetit të mirë për diçka të tillë nga ana e qeverisë së Kurtit. Do të surprizohesha pozitivisht nëse do të kishte sinjale për këtë, por thellësisht nuk besoj", tha Gjuriq.
Pyetjes nëse SHBA nën Donald Tramp mund të jenë më të favorshme ndaj Prishtinës, duke marrë parasysh shpresat e mëdha që vendosin në Komitetin e Paqes, Gjuriq tha se, padyshim, klasat politike në Prishtinë, por edhe mes shqiptarëve në rajon, përpiqen mjaft të mos humbasin fortesën e mbështetjes që tradicionalisht kanë gëzuar në elitat politike në SHBA, por vëren, shumë janë në duart e Sërbisë.
"Shumë nga këto janë në duart tona. Kemi mundësi historike për të ndryshuar pamjen e ngjarjeve në rajonin tonë dhe këtu në SHBA kemi me të vërtetë partnerë që janë të gatshëm të dëgjojnë anën sërbe të historisë. Sidoqoftë, të mos harrojmë se dialogu strategjik me Prishtinën është i ngrirë, mes të tjerash për shkak të shqetësimit për pozitën e popullit sërb në Kosovë e Metohi", theksoi Gjuriq.
Ky i fundit shtoi së në SHBA pikërisht zëri sërb të dëgjohet më mirë, për të folur rreth pozitës së popullit sërb në Kosovë, rreth problemeve konkrete që torturojnë njerëzit, për pengesat në jetën e përditshme, për të burgosurit politikë...
"Rreth sfidave me të cilat përballemi në çdo hap. Rreth dëshirës sonë për të ruajtur paqen, të jemi të orientuar drejt së ardhmes, të ndërtojmë marrëdhënie të shkëlqyera me SHBA të cilën e shohim si partner në mbrojtjen e pozitës së trashëgimisë kristiane dhe popullsisë ortodokse sërbe të K&M", nënvizoi ai.
Ripërsëriti se në Uashington merr pjesë dhe në konferencën e rëndësishme të AIPAC në lidhje me raportet amerikano-izraelite, ku do të ketë mundësi që të lobojë në korridoret e tubimit për interesat sërbe.
"Përherë jam i kënaqur kur mund të punojmë me kualitet, me ekip të mirë, të punojmë në arritjen e potencialit të raporteve sërbo-amerikane, pra, për të përfaqësuar dhe forcuar pozitën sërbe në Uashington. Kjo nuk është përherë puna më e lehtë, as politikisht nga aspekti i perceptimit tek shtëpia, as në terren, por di që ky është interesi më i lartë shtetëror e kombëtar", tha Gjuriq.
I pyetur nëse AIPAC mund të ndihmojë për të mirëkuptuar situatën në Kosovë, ministri tregoi se është e rëndësishme që sot miqësia që egziston mes Sërbisë dhe Izraelit nis të transferohet dhe në terrenin e raporteve sërbo-amerikane sepse në atë "trekëndësh" Sërbia mund të fitojë shumë dhe të përmirësojë pozitën e vet në Uashington.
“Sërbët janë miq tradicionalë të popullit hebre, të cilët gjithmonë i kanë shpëtuar, kur të tjerët janë përpjekur t’i vrasin, t’i shfarosin dhe t’i eliminojnë. Kjo mund të dihet me ngurrim në klasën politike këtu. Por, ajo çka është e rëndësishme, përveç të kaluarës, e cila për ne është e ndritshme dhe e nderuar në dallim nga disa të tjerë, na lidh dhe e ardhmja, pasi Sërbia është vend me shumë potenciale, shumë më tepër se të tjerët që e paraqesin veten si miq dhe as në aspektin e numrave dhe as në aspektin e ndjenjave të vërteta në zemër, ata nuk janë partnerë natyrorë. Këtu nuk jemi për të lobuar kundër ndokujt, por për të lobuar për Sërbinë, interesat sërbe dhe që e vërteta për popullin tonë në Kosovë e Metohi, por edhe gjetkë, të dëgjohet sa më zëshëm”, konkludoi ministri Gjuriq.
komentet