Gjuriq në Uashington: Që këtë vit të zhbllokojmë potencialin e plotë të raporteve mes Sërbisë dhe SHBA
Ministri i Punëve të Jashtme të Sërbisë, Marko Gjuriq, nisi vizitë pune në Uashington, gjatë së cilës do të bisedojë me zyrtarët amerikanë rreth çështjeve kyçe të politikës shtetërore e kombëtare, si e si që këtë vit sikurse tha, të zhbllokojë potencialin e plotë të raporteve mes Sërbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
"Në Shtëpinë e Bardhë, Kongres, Departamentin e Shtetit, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile, do të diskutoj temat më të rëndësishme për Sërbinë, e këto janë siguria dhe stabiliteti rajonal, pozita e popullit tonë, Kosova e Metohia, si dhe çështje strategjike sikurse bashkëpunimi ekonomik dhe energjitik. Përpiqemi që përmes bisedimeve t'u japim impuls raporteve tona me synim që këtë vit të zhbllokojmë potencialin e plotë të raporteve mes Sërbisë dhe SHBA", tha Gjuriq në nisje të vizitës.
Shënjoi se për Sërbinë marrëdhëniet me SHBA përfaqësojnë mundësi të madhe veçanërisht gjatë mandatit të Donald Tramp dhe se dëshiron t’a shfrytëzojë maksimalisht këtë mundësi.
"Nuk ka çështje shtetërore e kombëtare për sërbët dhe Sërbinë për të cilën nuk është e rëndësishme që këtu të fitojmë mirëkuptim dhe mbështetje. Dhe për temën e pozitës së popullit tonë, K&M, kur bëhet fjalë për marrëdhëniet rajonale, por edhe në fushën e energjisë", tha Gjuriq dhe shtoi se do të ketë bisedë të rëndësishme në Shtëpinë e Bardhë pikërisht me drejtorin e Agjencisë Amerikane për Dominimin Global të Energjisë.
"Të vazhdojmë të sigurohemi që burimet e energjisë të diversifikohen", tha Gjuriq, duke shtuar se në Uashingtonin do t’a vizitojë dhe ministrja e energjitikës Dubravka Gjedoviq-Handanoviq.
Veçanërisht theksoi se do të asistojë në punimet e konferencës AIPAC, sikurse tha, komiteti më i madh amerikano-izraelit i veprimit politik.
"Një nga dëshirat dhe përpjekjet tona është që në këtë trekëndësh të bashkëpunimit të shkëlqyer me Izraelin dhe SHBA, Sërbia në masë të madhe të shfrytëzojë plotësisht raportet historike miqësore me Shtetin e Izraelit dhe popullin hebre, e cila nuk është mjaftueshëm e njohur këtu. Dëshirojmë që dhe atë bashkëpunim t’a shfrytëzojmë për qëllimet dhe interesat e Sërbisë", nënvizoi shefi i diplomacisë sërbe.
E rëndësishme është, thotë ai, që zëri i Sërbisë të dëgjohet rregullisht në SHBA.
"Ndaj dhe kjo vizitë bëhet në fillim të vitit ku presim të shkohet deri në realizimin e partneritetit strategjik dhe dialogut me SHBA", shtoi ai.
Gjuriq tha se NIS sigurisht që do të jetë një nga temat e bisedimeve poj jo e vetmja.
"E rëndësishme është që kemi siguruar që rafineria jonë të punojë dhe këtu jemi për të siguruar që gjëra të tilla sikurse marrëdhëniet mes SHBA dhe Rusisë, të mos paraqesin pengesë për ne. Një nga temat është potenciali i madh për bashkëpunim që vjen nga fakti se kemi partneritet strategjik në fushën e energjitikës, se është parashikuar të punojmë me hidropotencialet e reja në Danub, se tashmë janë firmosur marrëveshjet me vlerë rreth 1.8 miliardë në lidhje me energjinë diellore. E rëndësishme është që marrëdhëniet ekonomike të jenë më të mira, sepse kjo ndikon edhe në marrëdhëniet politike. Si përjetohemi ne këtu, si vend dhe popull, si partnerë, kjo është bazë ekonomike e fortë por edhe politike. Dhe do të marrim shumë më tepër mbështetje për çështje të rëndësishme sikurse Kosova e Metohia, pozita e sërbëve në rajon dhe të ngjashme", spegoi Gjuriq.
Ky i fundit vuri në dukje se administrata e Donald Tramp ndryshoi rrënjësisht qasjen ndaj B&H, Republikës Sërbe të Bosnjës dhe pozitën e sërbëve dhe se dialogu strategjik me Prishtinën është lënë në pauzë për shkak të pozitës së sërbëve në Kosovë.
"Egziston kuptim shumë më i largët për mundësitë e brendshme dhe fakti është që Sërbia dhe sërbët sot perceptohen më shumë se kurrë si një nga partnerët kyç në këtë pjesë të Europës", tha Gjuriq.
Sipas fjalëve të tij, nëse sot shikoni pamjen strategjike të Europës e botës, është e qartë se Sërbia prioritetet e saja-nga Kosova, RS, zhvillimi ekonomik dhe pozita brenda Europës-nuk mund t’i realizojë nëse nuk ka relacion të shkëlqyer me qeverinë e SHBA.
"Ndaj jemi këtu, të shfrytëzojmë kontaktet e ndërtuara ndër vite në të cilat është investuar shumë energji. Do të bisedojmë dhe rreth politikës globale, nesër pres dhe takim në Shtëpinë e Bardhë me njerëzit që janë autorët e Strategjisë Amerikane të Sigurisë Kombëtare. Është e rëndësishme që Sërbia të njihet ashtu sikurse është në të vërtetë-pjesë e çmuar e mozaikut të stabilitetit dhe sigurisë në Europë dhe pjesë e zgjidhjes e jo problemi, sikurse tentojnë që të na portretizojnë disa nga rivalët rajonalë. Përherë do të vij këtu për të paraqitur argumentet tona, të them se çfarë ndodh në K&M, në rajon dhe për të kërkuar mbështetje për Sërbinë dhe popullin sërb", konkludoi Gjuriq.
komentet