Gjuriq me komisionerin e lartë të KB për të drejtat e njeriut: Shkelje të vazhdueshme e të drejtave të sërbëve në K&M
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka biseduar sot me komisionerin e lartë të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut Volker Turk e me këtë rast ka shprehur shqetësim të thellë për shkeljet e vazhdueshme të të drejtave të sërbëve dhe joshqiptarëve të tjerë në Kosovë, përfshirë dhe ndalimin e lirisë së shprehjes, bastisjet tek institucionet sërbe, ndalime të pabaza, proçese gjyqësore të pathemelta dhe shkatërrimin e trashëgimisë kulturore sërbe.
Gjuriq vuri në dukje rëndësinë e reagimit të bashkësisë ndërkombëtare me qëllim garantimin e sigurisë dhe të drejtave të plota të sërbëve dhe ndaljen e persekutimit të tyre nga institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes në Prishtinë.
Sikurse bëhet e ditur në deklaratën e MPJ të Sërbisë, në takim u diskutua bashkëpunimi dhe përmirësimi i të drejtave të njeriut në planin kombëtar e ndërkombëtar.
Gjuriq theksoi se Sërbia është fort e përkushtuar ndaj respektimit të standardeve ndërkombëtare dhe bashkëpunimit shumëpalësh në fushën e të drejtave të njeriut, duke theksuar rolin kyç të Ministrisë së Punëve të Jashtme në promovimin e dialogut dhe koordinimit me partnerët ndërkombëtarë.
Shefi i diplomacisë serbe theksoi se Sërbia respekton, mbron dhe promovon të drejtat e njeriut në planin kombëtar dhe ndërkombëtar, në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara, Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe instrumente të tjera relevante ndërkombëtare.
Ai shtoi se Sërbia ka ratifikuar shumicën e instrumenteve kryesore ndërkombëtare të KB në këtë fushë dhe se merr pjesë aktivisht në punën e organeve dhe mekanizmave të Kombeve të Bashkuara dhe organizmave të tjera ndërkombëtare, duke i kushtuar vëmendje të veçantë punës së Këshillit të KB për të drejtat e njeriut.
Bashkëbiseduesit janë dakordësuar rreth përdorimit të intensifikimit të bashkëpunimit në fushat e interesit të përbashkët nën theksin e veçantë në shkëmbimin e eksperiencave dhe zbatimin më të mirë në praktikë.
Ministri Gjuriq ka shprehur gatishmëri për vijushmëri të dialogut konstruktiv me Zyrën e Komisionerit të Lartë të KB ku beson se bashkëpunim i tillë do të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të pozitës ndërkombëtare të Sërbisë dhe përmirësimin e të drejtave të njeriut. Kur është fjala për situatën aktuale në Sërbi, Gjuriq ka theksuar se qeveria e re me në krye Prof. Dr Gjuro Macut tregon përgjegjshmëri politike dhe gatishmëri për dialog dhe qetësimin e tensioneve shoqërore.
0 komentet