Gjuriq me shefen e diplomacisë austriake: Të drejtat e sërbëve në Kosovë të shembura, insistojmë tek BKS

Marko Đurić i Beate Majnl-Rajzinger
Burim: Ministarstvo spoljnih poslova

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka biseduar sot me ministren federale për punët e jashtme dhe europiane të Austrisë Beate Majnl-Rajzinger, të cilën e inforoi se të drejtat e sërbëve në Kosovë shkelen përditë si dhe se Beogradi do të vijojë të insistojë në formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe që është e rëndësishme pikërisht për përmbushjen e të drejtave të popullit sërb. Ministrja austriake ka theksuar se Kosova dhe Sërbia duhet të angazhohen konstruktivisht tek dialogu dhe të ecin para drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Gjuriq në bisedën telefonike ka thënë se dialogu Beograd-Prishtinë po shkon pas se populli sërb vuan prej presioneve të përditshme çka mes të tjerave çoi në zhvendosjen e 15% të sërbëve nga territori i Kosovës vetëm vitin e kaluar.

Ai theksoi se Beogradi do të vijojë të insistojë në formimin e BKS çka është mjaft e rëndësishme për përmbushjen e të drejtave kolektive e politike dhe të të gjitha të drejtave të tjera të sërbëve të Kosovës ku në periudhën e fundit janë shembur në themel, informon Ministria e Punëve të Jashtme.

Gjuriq ka përsëritur se vendi ynë ngelet i përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit dhe përmirësimit të bashkëpunimit brenda saj çka është parakusht kyç për përparimin e përgjithshëm të Ballkanit Perëndimor.

Duke uruar ministren Majnl-Rajzinger për marrjen e detyrës, shprehu pritshmëritë se gjatë mandatit të saj bashkëpunimi i plotë mes Sërbisë dhe Austrisë do të vijojë në drejtimin pozitiv.

Përcolli gatishmërinë e Sërbisë për përmirësimin e mëtejshëm të dialogut politik në nivelin më të lartë duke shprehur shpresën se shefja e diplomacisë austriake në periudhën e ardhshme do të vizitojë Sërbinë.

Duke vënë në dukje se një nga prioritetet e politikës së jashtme të Sërbisë është anëtarësimi i plotë në Unionin Europian, Gjuriq theksoi se Sërbia vlerëson mjaft mbështetjen që Austria ofron në këtë drejtim.

Lidhur me këtë shefi i diplomacisë sërbe theksoi se Sërbia deri në fund të dhjetorit të vitit 2026 do t'i zbatojë të gjitha reformat e nevojshme për të përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim në BE.

Tha se Austria është një nga partnerët më domethënës ekonomikë dhe një nga investitorët më të mëdhenj në Sërbi, duke shprehur besimin se bashkëpunimi në planin ekonomik do të vazhdojë të zhvillohet më tej.

Duke pasur parasysh se Sërbia do të jetë mikpritëse e Ekspozitës Speciale “Ekspo 2027”, shefi i diplomacisë sërbe tha se prania e Austrisë në këtë manifestim jashtëzakonisht të rëndësishëm ndërkombëtar, do të jetë hap tej në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ministrja austriake theksoi se Kosova dhe Sërbia duhet të angazhohen konstruktivisht në dialog dhe të ecin përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Ajo tha se Austria do të vazhdojë të mbështesë Sërbinë në rrugën drejt BE.

"Rruga e Sërbisë drejt BE është qëllimi ynë i përbashkët dhe do të vazhdojmë t'ju mbështesim në reformat e domosdoshme. Kosova dhe Sërbia duhet të angazhohen konstruktivisht tek dialogu dhe të ecin përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve. Kjo është kyçe kur bëhet fjalë për rrugën e tyre në BE", ka shkruar Meinl-Reisinger në rrjetin social "X".

Ajo vuri në dukje dhe rëndësinë e mbështetjes së sundimit të ligjit dhe nxitjes së dialogut të vërtetë për të kapërcyer ndasitë në shoqëri.