Gjuriq me kongresmenin Vilson për situatën në Kosovë
Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, u takua me kongresmenin Xho Vilson, anëtar i Komisionit për Punë të Jashtme, me të cilin diskutoi për ngjarjet aktuale në skenën politike botërore dhe dëshirën e përbashkët për përfundimin e luftës në Evropën Lindore, si dhe situatën në Kosovë.
Gjuriq i vuri në dukje Vilsonit “ngjarjet në zonën e Kosovës e Metohisë në ditët e fundit dhe lëvizjet destabilizuese të autoriteteve të Prishtinës, duke theksuar faktet që flasin në favor të qasjes konstruktive të Beogradit si një bashkëbisedues i besueshëm në tryezën e bisedimeve“, njoftoi Ambasada e Serbisë në Uashington.
Duke e vlerësuar atë si një mik të sinqertë të vendit tonë, i cili tregon se Serbia dhe SHBA ndajnë vlerat e përbashkëta të paqes, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit, ambasadori Gjuriqi theksoi se Serbia vlerëson shumë mbështetjen të përzemërt të kongresmenit Vilson për fillimin e dialogut strategjik ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së, si dhe për nismën “Balkani i Hapur”.
Lidhur me këtë, ai shprehu mirënjohje të veçantë për letrën e kongresit që kongresmeni Vilson, së bashku me kongresmenin Erik Svolvell, i dërguan së fundmi presidentit Xhosep Bajden, me propozimin që SHBA të jetë mikpritëse e Samitit “Ballkani i Hapur”.
Ndër temat e diskutimit ishin perspektivat e përmirësimit të mëtejmë të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së, si dhe planet e përbashkëta në fushën e zgjerimit të aktiviteteve dhe anëtarësimit në Grupin e Kongresit të Serbisë, thuhet në njoftim.
komentet