Gjuriq me Konrad: Politika e Kurtit ka sjellë deri në shkeljen flagrante të të drejtave të sërbëve në Kosovë

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka biseduar sot me ambasadoren e Gjermanisë në Sërbi Anke Konrad dhe theksoi se Beogradi është tërësisht i përkushtuar për dialog me Prishtinën por që insiston për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani.
Gjuriq ka thënë se politika e Albin Kurtit ka sjellë shkeljen flagrante të të drejtave bazike të sërbëve dhe frikësimit të tyre të përditshëm, ndërkohë që synimi themelor i kësaj politike është spastrimi etnik i popullit sërb të Kosovës, njofton Ministria e Punëve të Jashtme.
Ministri vlerëson se marrëdhëniet mes Sërbisë dhe Gjermanisë në të gjitha fushat janë të zhvilluara, por gjithmonë egzistojnë mundësi për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit veçanërisht në fushën e ekonomisë.
Gjuriq tha se anëtarësimi me të drejta të plota në Bashkimin Europian është vendosmëri strategjike dhe prioritet i politikës së jashtme të Sërbisë ndërkohë që shprehu shpresën se Gjermania së bashku me shtetet e tjera anëtare i ka të njohura përpjekjet të cilat janë bërë deri më tani në këtë drejtim.
Në lidhje me këtë Gjuriq ka thënë se pret që së shpejti të shkohet deri në çeljen e Fashikullit 3, çka do të japë nxitje më shumë për vazhdimin e reformave, të domosdoshme për përafrimin e mëtejshëm me standardet europiane.
0 komentet