Gjuriq: Marrëveshja e Uashingtonit përgjatë gjithë kohës e varrosi vetëm Albin Kurti
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka thënë se Marrëveshja e Uashingtonit përgjatë gjithë kohës qysh prej nënshkrimit katër vite më parë, e varrosi vetëm regjimi i Albin Kurtit për të cilën nuk beson se ai do të jetë i gatshëm të ketë qasje konstruktive për zbatimin e këtij dokumenti.
"Marrëveshja e Uashingtonit përgjatë gjithë kohës u varros vetëm nga regjimi i Albin Kurtit. Përsa na përket ne marrëveshja për ekonominë, përmirësimin e lidhjeve të trafikut, krijimi i mundësive për të rinjtë, ndërsa bërthama e marrëveshjes ishte fokusuar në të, gëzon mbështetjen tonë, por, sinqerisht, nuk mendoj se Kurti do të jetë shumë i prirur për të marrë qasje konstruktive për këtë” ka thënë Gjuriq për RTV duke u përgjigjur pyetjes nëse do të rijetësohet marrëveshja e Uashingtonit pas fitores së Donald Trampit në zgjedhjet në SHBA.
Ministri tha se nuk duhet të kemi iluzione, sepse në SHBA egziston konsensus i konsiderueshëm në këndvështrimin e statusit të Kosovës, që është fondamentalisht i ndryshëm nga ai sërb.
"Unë jam mirënjohës ndaj administratës së Donald Tramp dhe Riçard Grenell që ishin shumë të gatshëm për të dëgjuar dhe respektuar interesat sërbe. Shpresa jonë është që dhe tani do të jenë të gatshëm të dëgjojnë palën sërbe" tha Gjuriq.
Ky i fundit tha se interesat sërbe në Kosovë janë "shumështresore dhe ndikuesgjera"-çdo shkollë sërbe, shtëpi, çdo manastir, Universiteti në Mitrovicën e Kosovës, çdo qytetar-sërb, goran, boshnjak, rom, çdokush që ndihen si pjesë e Sërbisë, interesat ekonomike, depozitat minerare-të gjitha këto janë interesa të mëdha të Sërbisë dhe rreth tyre, thotë ai, duhet të diskutohen.
Pyetjes nëse ndarja e Kosovës do të jetë në rendin e ditës pas kthimit të Tramp, Gjuriq u përgjigj se “momentalisht nuk ka asnjë lloj bisede”.
“Mendoj se zbatimi i marrëveshjes që u garanton sërbëve Bashkësinë e Komunave Sërbe dhe një minimum të të drejtave kolektive, politike, ekonomike dhe të tjera të njeriut, do të ishte pikënisja minimale për diskutime të mëtejshme për normalizimin e marrëdhënieve. Drejtësia dhe e drejta ndërkombëtare është në anën tonë”, tha Gjuriq.
I pyetur nëse, sipas asaj marrëveshjeje, formimi i BKS, Sërbisë i imponon detyrimin që të mos e kundërshtojë hyrjen e Kosovës në Kombet e Bashkuara, Gjuriq u përgjigj se kjo është e papranueshme për Sërbinë dhe se ky është qëndrim i qartë i vendit.
I pyetur nëse Sërbia do t’a zhvendosë ambasadorin në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem, ministri kujtoi se Marrëveshja e Uashingtonit ishte lidhur para se Izraeli të njihte Kosovën.
"Nëse shikoni tekstin e marrëveshjes, aty është hequr dispozita për njohjen e Kosovës nga Izraeli. Pala sërbe nuk e ka pranuar atë dispozitë. Me njohjen e Kosovës, Izraeli ka pranuar që kjo dispozitë ka të bëjë me zhvendosjen..." tha Gjuriq dhe deklaroi se Sërbia në periudhën e kaluar i ka përmirësuar dukshëm marrëdhëniet e saj me Izraelin dhe se nuk duhet t'i lejojë vetes t'ia lëshojë terrenin askujt Prishtinës.
Ministri tha se nuk është i saktë informacioni se Sërbia nuk i’u bashkua iniciativës që bënte thirrje për dënimin e vendimit të qeverisë në Izrael, që sekretari i përgjithshëm i KB Antonio Gutjerez u shpall person i padëshiruar dhe se ky vend në këtë letër i’u bashkangjit më 11 tetor.
"Jemi në kohën kur do të marrim ndonjë vendim ndërkombëtar bazuar në interesat kombëtare. Vetë kemi zgjedhur në bazën e vlerësimit se çfarë lloj mesazhi duam t'i përcjellim qeverisë së Izraelit, miqësor dhe çfarë komunitetit ndërkombëtar-se dëshirojmë të mbështesim punën e sekretarit të përgjithshëm, Sërbia udhëheq politikë të jashtme të balancuar jo për të kënaqur ndokënd, por për të mbrojtur interesat sërbe”, tha Gjuriq.
Me rastin e fitores së Donald Tramp në zgjedhjet në SHBA, shefi i diplomacisë sërbe tha se Sërbia ka shpresë që në periudhën e mëpasshme të arrijë komunikim kualitativ dhe dialog më të mirë me Shtetet e Bashkuara.
“Fakti që presidenti i Sërbisë në ditët e para pas ditës zgjedhore arriti të komunikojë me presidentin e zgjedhur të SHBA, mes të parëve, është një sinjal pozitiv dhe informacion rreth përmbajtjes dhe jep arsye për optimizëm të butë”, tha Gjuriq.
Duke kujtuar se presidenti i fundit amerikan që vizitoi Beogradin ishte Xhimi Karter në tetor të vitit 1980, Gjuriq tha se Vuçiq e ftoi Trumpin të vizitonte Sërbinë si president i SHBA.
"Jam i sigurt se Tramp do të mirëpritet më mirë se në çdo vend i Europës” konstatoi ministri.
Pyetjes nëse kjo është e mirë për axhendën e Sërbisë në BE, spegoi se për Sërbinë është jashtëzakonisht i rëndësishëm integrimi europian ashtu sikurse zhvillimi i rëndësishëm i marrëdhënieve, kualitative me SHBA pasi Amerika ka qenë një nga sponsorët politikë të Bashkimit Europian për më shumë se gjysmë shekulli, ndërsa opinioni amerikan dëgjohet “nga Balltiku deri në Portugali”.
Gjuriq shtoi se duke pasur parasysh se Sërbia para 25 vitesh u bombardua në kohën e Bill Klintonit, mbështetja për Tramp nuk është ideologjike, por shumë sërbë, konservatorë dhe liberalë, e kanë mbështetur atë për arsye kombëtare.
"Egziston oreks i madh për të ndërtuar raporte të mira me SHBA dhe tek kjo kemi punuar mjaft pavarësisht nëse është politikisht popullor, sepse interesi shtetëror i Sërbisë, është të ndërtojë pozicion më të favorshëm për ne në klasën politike amerikane. Dhe ky është puna e filigranit që kërkon angazhim si në shtëpi ashtu edhe në terren, në SHBA” tha Gjuriq dhe shtoi se në SHBA ka punuar intensivisht për zhvillimin e marrëdhënieve me establishmentin republikan, duke kujtuar se është pikërisht kongresmenia Klaudia Teni e grupit sërb, e afërt e ambasadores së re të SHBA pranë KB.
0 komentet