Gjuriq me Lipavskin: Sërbët e Kosovës nën presione të përditshme, Prishtina nuk formoi BKS

Marko Đurić i Jan Lipavski
Burim: Ministarstvo spoljnih poslova

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka biseduar sot me ministrin e punëve të jashtme të Çekisë Jan Lipavski, me të cilin i ka thënë se si pasojë e ngjarjeve të shumta së fundi dhe hapave të njanshëm të autoriteteve kosovare, dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës nuk u avancua dhe theksoi se sërbët e Kosovës përditë përballen me presione të ndryshme ndërsa pala prishtinase nuk ka përmbushur ato çka janë dakordësuar në marrëveshje e mbi të gjitha formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe.

Në bisedën telefonike, Gjuriq dhe Lipavski kanë vënë në dukje raportet e mira mes dy shteteve, bëhet e ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Sërbisë.

Shefi i diplomacisë sërbe ka theksuar se Sërbia dhe Çekia janë të lidhur prej kohësh në një raport miqësor si në nivelin politik ashtu dhe në fusha të tjera të bashkëpunimit ndërkombëtar.

Ka falenderuar për mbështetjen në të cilën ofron Çekia ndaj Sërbisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian, duke theksuar se i një rëndësie të madhe është procesi i anëtarësimit.

Duke folur rreth zhvillimeve politike aktuale në botë, Gjuriq ka thënë se Sërbia dëshiron të ketë rol konstruktiv dhe përherë do të jetë partner i besueshëm në bashkësinë ndërkombëtare, ashtu sikurse një prej prej synimeve themelore të vendit tonë është ruajtja e paqes dhe e stabilitetit në rajon.

Bashkëbiseduesit kanë thënë se ndonëse Sërbia dhe Çekia nuk kanë përherë të njëjta qëndrime për çështje të caktuara, kjo nuk është pengesë për raporte të mira mes dy shteteve dhe dy popujve.

Të dy kanë shprehur shpresën se do të ketë vijueshmëri të prakikës së mbajtjes së konsultimeve politike mes dy ministrive me qëllim ndërtimin e raporteve më të afërta dhe të mirëbesimit.