Gjuriq me Madrahimovin: Mbështetje e vazhdueshme e Uzbekistanit në ruajtjen e integritetit territorial të Sërbisë
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq është takuar sot me ndihmës ministrin e punëve të jashtme të Uzbekistanit Muzafarbek Madrahimov, të cilin e falenderoi për mbështetjen parimore e të vazhdueshme të këtij vendi në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Sërbisë duke theksuar se Beogradi çmon lart marrëdhënie të tillë me vendin mik.
Gjuriq vlerëson se marrëdhëniet e Sërbisë dhe Uzbekistanit shënojnë trend në rritje falë dialogut intensiv politik dhe vizitës historike të presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiq në Uzbekistan vitin e kaluar gjatë së cilës u nënshkruan 12 dokumente dypalëshe.
Kujtoi dhe vizitën e suksesshme të këtij viti të delegacionit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sërbisë në Tashkent, ku sikurse tha, ishte e rëndësishme për intensifikimin e gjithanshëm të marrëdhënieve dypalëshe.
Gjuriq shprehu kënaqësinë që Uzbekistani të përfaqësohet në tubimin jubilar me rastin e 65-vjetorit të Konferencës së Parë të Lëvizjes së të Paangazhuarve në Beograd, si dhe pjesmarrjes në ekspozitën speciale Ekspo 2027.
Duke folur për bashkëpunimin ekonomik, ministri Gjuriq theksoi se egziston hapësirë e konsiderueshme në përmirësimin e mëtejshëm të tij dhe përshëndeti marrëveshjen që seanca e parë e Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunim Tregtaro-Ekonomik dhe tekniko-shkencor do të mbahet këtë vit në Beograd.
Veçanërisht e vuri theksin dhe në rëndësinë e qëllimit të çeljes së Ambasadës së Sërbisë në Tashkent dhe vendosjes së linjës direkte ajrore Beograd-Tashkent, duke vlerësuar se kjo do të kontribuojë më tej në lidhjen e dy shteteve dhe ekonomive të tyre.
"Sërbia e shikon Uzbekistanin si një nga partnerët kyç në Azinë Qëndrore", tha Gjuriq.
Ai shprehu bindjen se vazhdimi i konsultimeve të rregullta politike, forcimi i lidhjeve ekonomike e parlamentare, si dhe realizimi i projekteve të përbashkëta të dakordësuara, do të kontribuojnë në thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore dhe ndërtimit të partneritetit strategjik të të dy vendeve.
0 komentet