Vuçiq: Uzbekistani ndonëse vështirë, përherë në krahë të Sërbisë, nuk e njeh Kosovën

Aleksandar Vucic
Burim: Printscreen

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq i cili ndodhet për vizitë në Tashkent, është shprehur se Uzbekistani përherë ka qenë me Sërbinë duke kujtuar se ky vend nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Nuk duhet të harrojmë se Uzbekistani nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, se përherë ka qenë me Sërbinë ndonëse kjo ka qenë shumë e vështirë për shkak të vendimit të Konferencës Islamike. Ka abstenuar dhe për rastin e Rezolutës së Srebrenicës në KB”, ka thënë Vuçiq.

Ky i fundit ka thënë se Uzbekistani është vend me progres të shpejtë me gati 39 milionë banorë. Përvit shtoi ai, në këtë vend lindin një milonë foshnja çka është pasuri e madhe.

Vuçiq tha se presidenti i Uzbekistanit e priti delegacionin e Sërbisë në mënyrë të çuditshme, ku nuk egziston vend në Tashkent ku nuk ka billborde, pllakata dhe flamuj sërb.

Shprehu mirënjohje të madhe për pritje të tillë.

Tha se u nënshkrua Deklarata e Përbashkët, si dhe se në bisedime u diskutua për krijimin e ambjentit për konsultime të shpeshta në nivel ministror.

Vuri në dukje se nuk mban mend që me ndonjë lider të ketë pasur takim kaq të gjatë tet a tet që zgjati dy orë.

"Biseduam për situatën në Ukrainë dhe botë. Ata kanë fat dhe situatë të ngjashme, ndonëse janë shumë më të mëdhenj se ne, sepse ndodhen në udhëkryq dhe kanë marrëdhënie me Rusinë, BE, SHBA dhe janë më afër Kinës. Ndiejnë të njëjtin lloj presioni ashtu si dhe ne", spegoi Vuçiq.

Informoi se në tetë muajt e ardhshëm, do të hapen linja të reja ajrore, pas Gjeorgjisë, do të hapet linja drejt Kazakistanit, në Azerbajxhan, pas së cilës mbetet të vendoset linja deri në Uzbekistan.

"Ndonëse jemi vend i vogël dhe kompania jonë kombëtare është e suksesshme, përherë përpiqemi të zbulojmë tregje të reja", shtoi Vuçiq.

Ky i fundit tha se sot u nënshkruan marrëveshje të rëndësishme, të cilat janë baza për nënshkrimin e marrëveshjes preferenciale tregtare dhe shprehu shpresën që së shpejti të arrihet marrëveshja e tregtisë së lirë.

Vuçiq tha se Kazakistani u jep një milion njerëzve në vit mundësi për të mësuar gjëra rreth inteligjencës artificiale dhe se Sërbia, nëse dëshiron të ecë hap përpara me Uzbekistanin dhe Kazakistanin, duhet të investojë shumë më tepër të holla.

"Nuk duhet t’a humbasim atë lloj revolucioni, ashtu sikurse e humbëm kur ishte në zhvillim e sipër revolucioni i parë industrial. Besoj se duhet të kemi inteligjencë, mençuri dhe njohuri të mjaftueshme për ta bërë këtë", spegoi Vuçiq.

Ky i fundit theksoi se shikon mundësi të mëdha për bashkëpunim me Uzbekistanin, duke shtuar se është dakordësuar dhe mbështetja politike tek organizatat ndërkombëtare.

Informoi se pasnesër do të asistojë në konferencën e 43 të UNESKO.

Rreth pyetjes së rais Fejziqit nëse Beogradi hakmerret ndaj Turqisë përmes Malit të Zi: Për të tillë budallallik, për të gjitha jam fajtor

Duke komentuar deklaratën e raisit të Bashkësisë Islame në Mal të Zi, Rifat Fejziq i cili pyeti publikisht nëse Beogradi hakmerret ndaj Turqisë përmes Malit të Zi dhe pasi Podgorica pezulloi përkohësisht regjimin pa viza me Turqinë, Vuçiq deklaroi ironikisht se pranon fajin për gjithçka në planet.

Ai tha se ky është "kaq budallallik" saqë nuk dinte si t'i përgjigjej.

"Pranoj fajin për gjithçka në këtë planet... Çfarëdo që të ndodhë, për të gjithë jam fajtor, kur nuk mund ta gjesh fajtorin tek problemet që krijon vetë... Jam fajtor për gjithkënd në Zagreb, Sarajevë, Podgoricë, Prishtinë, dhe shpesh dëgjoj dhe në Uashington, Moskë, Bruksel. Në cilën krahë që të kthehesh", tha Vuçiq.

Ky i fundit vuri re se dhe në Banja Lluka u bë fajtor ndonëse nuk e di se për çfarë.

"Nuk e di se për çfarë, por ndoshta kjo është kaq e nevojshme. Banja Lluka nuk do të jetë fajtore për asgjë", shtoi Vuçiq.

Ndërkaq, Mali i Zi pezulloi përkohësisht regjimin pa viza me Turqinë, pas incidenteve në Podgoricë autorët e të cilave ishin shtetas turq.

Për qëndrimin amerikan rreth NIS: I kuptuam mesazhet, jetojmë në botën reale dhe jo të drejtë

Duke komentuar thëniet nëpër media se Amerika nuk është e gatshme për kompromis në lidhje me NIS dhe se pret prej autoriteteve sërbe të eleminojë pjesmarrjen ruse në këtë kompani, Vuçiq tha se nuk është i kënaqur dhe as i magjepsur me të tillë qëndrim dhe se i kupton këto mesazhe.

“Imagjinoni sikur unë t’i kërkoj qeverisë amerikane që të bëjë këtë dhe këtë… Faleminderit të dashur partnerë për gjithçka. I kuptuam mesazhet tuaja qysh më herët. Sepse jetojmë në botën reale dhe jo në atë të drejtë, detyra ime është të them se i kuptova mesazhet” ka thënë Vuçiq dhe shtoi se nuk nuk i mashtroi qytetarët kur njoftoi sanksionet dhe foli se partnerët amerikanë do të ishin të palëkundur.

Ripërsëriti se NIS nuk do të shtetëzohet, por që Sërbia duhet të jetojë dhe të marrë frymë.

"Kam detyrimin të mbroj Sërbinë, qytetarët, që të kenë mjaftueshëm naftë e gaz. Kemi shumë probleme, por po i zgjidhim", tha presidenti Vuçiq.

Vuri në dukje se Sërbia duhet të jetë gati të presë dimrin.