Gjuriq: Me ndërhyrjen në “Vodovod Ibar”, Kurti i mban inat BE-së gjatë vizitës së Koshtës në rajon

Marko Đurić
Burim: Ministarstvo spoljnih poslova

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, dënoi ashpër hyrjen e pjesëtarëve të policisë së Kosovës dhe punëtorëve të ujësjellësit nga Mitrovica e Jugut në hapësirat zyrtare të Ndërmarrjes Publike Komunale “Vodovod Ibar” në Mitrovicën e Veriut, duke theksuar se kjo përbën vazhdim të praktikës së ndryshimeve të dhunshme të realitetit në terren dhe një goditje tjetër për përpjekjet për të rivendosur një dialog produktiv ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Ministri Gjuriq theksoi se ky akt provokues dhe unilateral, siç e quajti ai, është padyshim kryer me dijeninë dhe miratimin e Albin Kurtit dhe mund të ketë pasoja potencialisht të rrezikshme për stabilitetin e furnizimit me ujë për popullatën serbe në Mitrovicën e Veriut.

Ai veçoi si veçanërisht shqetësuese rrezikimin e furnizimit me ujë për spitalin që funksionon në kuadër të sistemit shëndetësor serb, si dhe për shkollat dhe kopshtet.

„Bëhet fjalë për një tjetër sulm të paskrupullt ndaj të drejtave themelore të njeriut për serbët në Kosovë dhe Metohi, me qëllim që jeta e tyre të bëhet e padurueshme dhe të nxisë vazhdimin e trendit të shpërnguljes së popullsisë serbe nga ky pjesë e jugut të provincës serbe“, tha Gjuriq.

Ai shtoi se është shumë domethënëse që administrata e Kurtit ka ndërmarrë këtë hap pikërisht në momentin kur Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Koshta, ndodhet për vizitë në rajon, gjë që sipas tij përbën sfidë të hapur ndaj Bashkimit Evropian dhe përpjekjeve të tij për të dhënë impuls të ri procesit të normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

„Me këtë veprim, Prishtina i dërgon mesazh të qartë Brukselit se nuk i interesojnë as vlerat e BE-së dhe se nuk dëshiron të jetë pjesë e një procesi të përbashkët për zgjidhjen e problemeve në Kosovë dhe Metohi“, theksoi Gjuriq.

Ministri rikujtoi gjithashtu se çështja e menaxhimit të ndërmarrjeve publike është pjesë e marrëveshjes për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, i cili sipas tij, pengohet nga Prishtina tash e dymbëdhjetë vjet.