Gjuriq me përfaqësuesit diplomatik të shteteve të BE që nuk e njohin Kosovën dhe për arrestimin e Popoviqit

Marko Đurić
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq është takuar sot me përfaqësuesit diplomatik të shteteve të BE që nuk e njohin Kosovën për t’i informuar për lëvizjet më të fundit të pushtetit në Prishtinë ku pa asnjë bazë arrestuan ndihmësdrejtorin e Zyrës për K&M Igor Popoviq si pasojë e qëndrimeve që shfaqi në përkujtim të viktimave sërbe në Rahovec.

Gjuriq falenderoi ambasadoren e Greqisë Maria Levanti, ambasadorin e Qipros Andreas Fotiu, ambasadoren e Rumanisë Silvia Davidoju, të ngarkuaren me punë të Ambasadës së Sllovakisë Katarina Konsvalovoj dhe përfaqësuesen diplomatike të Ambasadës së Spanjës Tamara Garsia Alas për respektimin e integritetit territorial dhe sovranitetit të Sërbisë dhe politikën parimore në vlerësimin e të drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së KB dhe i njohu me ngjarjen e kaluar të arrestimit të Popoviqit.

Gjuriq i njohu me kushtet me të cilat Popoviq ndodhet momentalisht dhe i’u shprehu shqetësim të madh për pasojat në raportet mes Beogradit dhe Prishtinës, të cilat mund të rrjedhin nga situata e krijuar rishtazi, sepse u arrestua anëtari i ekipit negociator të Qeverisë së Sërbisë.

Gjuriq tha se ky arrestim është akt i persekutimit politik dhe rrezikon lirinë e të shprehurit dhe vazhdimësinë e ciklit represiv të vazhdueshëm. Kjo është, sikurse shtoi, njëkohësisht dhe mesazh i fortë me efekt mbjelljen e frikës mes banorëve sërbë përfaqësuesi i të cilëve u arrestua.

Gjuriq nënvizoi se Sërbia është e vendosur për dialog, por që lëvizje të tilla të Prishtinës sjellin destabilitet në terren dhe cënojnë situatën e sigurisë së mbarë rajonit në kushtet kur për ne stabiliteti është imperativ.

I bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të reagojë dhe ndalë politikën e papërgjegjshme të rregjimit të Albin Kurtit që ka për synim dëbimin final të sërbëve nga Kosova. E domosdoshme, tha Gjuriq, janë aksionet konkrete dhe sa më shumë mbështetje për banorët sërbë në Kosovë.

Kujtojmë se pesë nga 27 shtete anëtare të BE, nuk e njohin Kosovën dhe këto janë Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qipro.