Prindërit vizituan Igora Popoviqin në paraburgimin e Gjilanit: Nuk ka fyer askënd, veçse paraqiti fakte
Prindërit e ndihmësdrejtorit të Zyrës për K&M Igor Popoviq i cili për deklaratën ndaj UÇK i’u caktua masa me paraburgim 30 ditor, sot kanë vizituar të birin e vet në njësinë e paraburgimit në Gjilan. Babai i Igorit, Petar Popoviq thotë se djali i tij nuk ka fyer askënd dhe veçse ka paraqitur faktet.
“Besoj se askënd nuk fyejti vetëm se paraqiti disa fakte që kanë ndodhur, që populli vuan, që askush nuk ka mbajtur përgjegjësi dhe ja, ai qëndron në burg... aty sipas tij janë sjellë korrekt, nuk ankohet, ka marrë mjekim që e merr rregullisht. Mbahet mirë. Beson se nuk ka bërë asgjë dhe askënd nuk ka fyer” u ka thënë gazetarëve Petar Popoviq.
Ky i fundit shprehet se Igori i është mirënjohës kolegëve të vet të Zyrës për K&M që i kanë dhënë atij mbështetje, drejtorit Petar Petkoviqit e njëkohësisht dhe presidentit të Sërbisë Aleksandar Vuçiqit.
“Ka dhe mbështetjen nga kushërinjtë, të gjithë besojnë se nuk ka bërë asgjë, se nuk duhet të jetë përgjegjës, por që ja kështu ndodhi... Ai pret që të zgjidhet drejtësisht dhe të lirohet, sepse beson se nuk ka thënë asgjë. E vërteta ishte se njerëzit u vranë, se askush nuk u përgjigj dhe ai tha këtë dhe tani po pret, çfarë tjetër mund të bëjë”, shtoi Popoviq.
Familja, thotë ai, u trondit kur dëgjuan lajmin se u arrestua.
"Kjo ishte goditje për ne, nuk e prisnim kurrë... Ai për 20 vite punon dhe vjen këtu në Kosovë, kurrë nuk ka pasur probleme, ndërsa ka marrë pjesë në mesha të ndryshme, ka folur dhe nuk e prisnim kurrë as në ëndërr që kjo të ndodhte. Kjo për ne ka qenë tronditëse. Duke e njohur siç është, nuk e urren askënd, nuk ka pasur kurrë probleme, as me shqiptarët, as me askënd, ai ka respekt për atë popull, kurrë nuk ka pasur kurrë asnjë problem, kështu që shpresoj që e gjithë kjo të merret parasysh", thotë sinqerisht babai Popoviqit.
Prindërit vizituan Igor Popovićin nën shoqërinë e avokatit Dejan Vasiq i cili tha se me këtë rast, kshte rënë dakord përafërsisht mbi parimet themelore të mbrojtjes.
"Kolegët Ljubomir Panotviq dhe Millosh Delleviq kanë ndërmarrë veprime të caktuara dhe ne po bëjmë gjithçka që të arrijmë ta lirojmë nga paraburgimi shumë shpejt", tha Vasiq.
Ky i fundit shtoi se është i sigurt se çfarëdo që tha Popoviq në përkujtimin e Rahovecit-kjo nuk paraqitet si vepër penale.
“Jo sepse jam mjaft i zgjuar, por sepse ky është edhe qëndrimi i Gjykatës së Lartë të Kosovës, e cila në një rast identik, me fjalë shumë më të ashpra, Ivan Todosijeviqit i dhanë një qëndrim, një mendim, i cili është i detyrueshëm për të gjitha gjykatat e nivelit më të ulët në Kosovë, se mendimi i shprehur nuk paraqet vepër penale, pavarësisht nga ngjarja që ka ndodhur”, theksoi Vasiq.
Vasiq shton se Igor Popoviq është miku i tij i mirë i cili miqësisht i tregoi miqësinë ja paraqiti në pjesë të mira.
"Igori nuk është vetëm miku im, por edhe mik i popullit të Kosovës e Metohisë. Ne e dimë se çfarë është dhe sa bëri ai për njerëzit këtu, në kuptimin e mbijetesës së tyre në kuptimin e rrethanat në të cilat jetojmë të gjithë. Do të përmendja meritat e tij të mëdha në komisionet për gjetjen e personave të zhdukur, për të cilat si serbët ashtu edhe shqiptarët duhet t'i jenë mirënjohës", konkludoi Vasiq.
Ndihmësdrejtori i Zyrës për K&M Igor Popoviq u ndalua në Bërnjak më 18 korrik për deklaratat kundër UÇK në përkukjtimoren e viktimave sërbe të vrarë në Rahovec, Atij më 20 korrik i’u caktua paraburgimi 30 ditor dhe prej atëherë ndpodhet në njësinë e paraburgimit në Gjilan.
0 komentet