Gjuriq me Sibihan: Vendosmëria e Sërbisë për paqe dhe zgjidhjen e problemit me dialog është universale

Marko Đurić i Andrej Sibig
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq vlerësoi në takimin e sotëm me ministrin e punëve të jashtme të Ukrainës Andrij Sibiha që u mbajt sot në Nju Jork, se Sërbia do të vijojë që vazhdimisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, të mbështesë integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.

Gjuriq ka theksuar se debati aktual i përgjithshëm në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, tregoi se e gjithë bota ndan shqetësimin për konfliktin ruso-ukrainas dhe pasojat e tij më të gjera gjeopolitike dhe shprehu shpresën se komuniteti ndërkombëtar në përiudhën e ardhshme, do të punojë me më shumë përkushtim për të gjetur zgjidhje paqësore.

Sërbia sikurse theksoi, do të vazhdojë të mbështesë vazhdimisht, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës.

Shefi i diplomacisë sërbe falenderoi bashkëbiseduesin për mbështetjen që Ukraina ofron në integritetin territorial dhe sovranitetin e Sërbisë duke theksuar se vendosmëria jonë për paqe dhe zgjidhjen e problemit përmes dialogut, është universale dhe se raportet tek sfidat në të cilat populli sërb po përballet në Kosovë.

Gjuriq në takimin e parë me shefin e ri të diplomacisë ukrainase, ka theksuar se qytetarët e Ukrainës mund të përllogarisin solidaritetin dhe mbështetjen e Sërbisë e cila në përputhje me mundësitë e veta, po vijon të dërgojë ndihma për të lehtësuar krizën humanitare në këtë vend.

Sërbia, sikurse shtoi ai, ka nisur procedurën për emërimin e ambasadorit në Ukrainë me dëshirën që kontaktet dypalëshe të jenë sa më efikase në nivelin ditor dhe që dialogu politik të jetë i intensifikuar.