Gjuriq me Sijarton: Sërbia dhe Hungaria në anën e duhur të historisë
Pas takimit me ministrin hungarez të punëve të jashtme Piter Sijarto, shefi i diplomacisë sërbe Marko Gjuriq ka thënë se Hungaria dhe Sërbia ndodhen në anën e duhur të historisë dhe në anën e ruajtjes së demokracisë së vërtetë. Gjuriq ka theksuar se Sërbia është mirënjohëse me miqtë e saj hungarez për mirëkuptimin e pozitës së vështirë të sërbëve në Kosovë dhe tha se Hungaria përmes pjesmarrjes në misionin e Kfor, kontribuon në sigurinë e popullsisë sërbe dhe gjithçka për banorët e tjerë të Kosovës.
Gjuriq ka thënë se takimi me Sijarton është veçse një në radhën e takimeve që mbahen prej vitesh dhe që paraqet politikë të jashtëzakonshme ekonomike, energjitike, të sigurisë, bashkëpunim kulturor mes dy vendeve e cila sikurse bën të ditur, po rritet nga viti në vit.
“Është tamam bekim për Sërbinë që të ketë të tillë raport të mirë miqësor me Hungarinë, të cilat janë themelore dhe që në masën më të madhe është dhënë prej udhëheqësve tanë presidentit Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri Viktor Orban. Pikërisht për këtë sot në këtë vend dëshiroj të them se qëndrojmë fort krah për krahë në kundërshtimin e përpjekjeve që udhëheqësit e zgjedhur ligjërisht të Sërbisë e Hungarisë me anë të veprimeve nga jashtë të organizuara me qëllim përmbysjen e vullnetit të shprehur demokratikisht nga populli të minohet dhe orjentohet në drejtimin që u përshtatet qendrave të fuqive që ndodhen larg Beogradit dhe Budapestit. Në këtë kuptim, egziston paralele e rëndësishme mes asaj që shikojmë ditët e fundit rrugëve të kryeqyteteve tona, por egziston paralele e madhe, nëse jo më e madhe në zgjedhjen dhe vendosmërinë e popuve tanë dhe udhëheqësisë që të mbrojmë vullnetin e vërtetë demokratik të popujve tanë”, tha ministri sërb.
Ky i fundit nënvizoi se mund t’a thotë hapur se, përkundër asaj çka pretendohet dhe presionohet, janë pikërisht Hungaria dhe Sërbia ato që janë në anën e duhur të historisë dhe në anën e mbrojtjes së demokracisë së vërtetë.
"Jo atyre që imponohen përmes mediave të paguara, përmes organizatave të caktuara shoqërore që financohen nga jashtë dhe që ka për synim që përmes metodave ilegale dhe nën ndërhyrjen nga jashtë, të ndryshojë pushtetin e zgjedhur me vullnetin demokratik të qytetarëve në të dy vendet. Ndaj, solidaritet i plotë për këtë çështje, sepse sipas të njëtës recetë, ato qendra po përpiqen të shkatërrojnë Sërbinë dhe Hungarinë. Dhe sigurisht jo pa arsye në shënjestrën e këtyre qendrave janë Aleksandar Vuçiq si president i Sërbisë dhe Viktor Orban si kryeministër i Hungarisë. Këtë nuk do t’ia arrijnë dhe po u’a themi prej këtej nga Shegedini” ka thënë Gjuriq.
Ky i fundit theksoi se Sërbia është mirënjohëse ndaj Hungarisë për mirëkuptimin e saj ndaj pozitës së rënduar të sërbëve në Kosovë dhe se Hungaria, përmes pjesëmarrjes në misionin e KFOR, kontribuon në sigurinë e popullsisë sërbe dhe pjesës tjetër të popullsisë në Kosovë.
"Më vjen mirë që Hungaria dhe Sërbia së bashku mbështesin stabilitetin në rajon. Dëshiroj që me këtë rast dua t’ju informoj se informova mikun tim të dashur Piter edhe për persekutimin e kristianëve në Kosovë e Metohi, pra, persekutimin e popullsisë kristiane sërbe, të cilës nuk i’u mundësua që këtë Vidovdan që për ne është festë e rëndësishme kombëtare që festohet në mënyrë që është e denjë dhe në kundërshtim me vlerat dhe detyrimet europiane, ndërsa të drejtat e tjera të njeriut nuk respektohen. Ne shpresojmë që kjo situatë të ndryshojë dhe që bashkësia ndërkombëtare dhe institucionet europiane të veprojnë më aktivisht në këtë drejtim", deklaroi Gjuriq.
Ministri sërb nënvizoi se, falë bashkëpunimit mes dy vendeve, siguria energjetike e Sërbisë është më e madhe sot sesa çka qenë para disa vitesh dhe njoftoi se, në periudhën e ardhshme, do të jetë edhe më e madhe falë faktit që Hungaria është partner i besueshëm i Sërbisë në depozitimin e gazit natyror.
"Ne punojmë aktivisht në të që të ndërtojmë mbledhës të rinj nafte që do të lidhin dy vendet tona, tubacione të reja gazi që do të lidhin dy vendet tona, korridor energjie që do të sigurojë që rrjeti ynë elektrik të jetë i lidhur mirë dhe të krijojmë shtyllë kurrizore të sigurisë energjetike të rajonit tonë, çka do të jetë në interes afatgjatë të çdo njeriu dhe sigurisht të ekonomisë sonë në tërësi. Më duhet të them se ne kemi bashkëpunim shumë dinamik kur është fjala për zhvillimin e infrastrukturës rrugore. Në periudhën e ardhshme, do të synojmë të përshpejtojmë të gjitha hapat për t’a bërë rrjedhën e mallrave, njerëzve, kapitalit dhe shërbimeve më të lehtë. Kalimi i kufijve, lidhjet më të mira hekurudhore dhe të trafikut do të jenë trend i përhershëm dhe kjo është diçka që është detyrimi ynë, detyra jonë, por edhe dëshira jonë e madhe", theksoi ai.
Gjuriq tregoi se është mirënjohës ndaj Hungarisë për mbështetjen për Sërbinë, por dhe mbarë rajonit për anëtarësim në BE.
“Kur flasim rreth kësaj, ne nuk kemi arsye të turpërohemi ose të ngurrojmë sepse sot ekonomia jonë është më e fortë se ekonomia e disa prej vendeve që u bënë anëtare të BE 15 vite më parë dhe ne nuk po shkojmë në Bruksel me dorë të shtrirë për të kërkuar diçka, por sepse mundemi të kontribuojmë në zhvillimin dhe rritjen e ekonomisë europiane, mund të kontribuojmë në sigurinë europiane, por sigurisht që për këtë presim vend të barabartë në tryezë sikurse dhe të gjitha vendet e tjera europiane”, theksoi Gjuriq.
Shefi i diplomacisë hungareze theksoi se situata është e tillë që Brukseli sot "as nuk heziton të përdorë disa mjete shumë serioze dhe të papërshtatshme këtu në rajonin tonë".
"Shikojmë se po tenton që me akte të cilat dirigjohen nga jashtë të ndryshojë qeveritë në vendet e Europës Qëndrore, ku në pushtet janë qeveri që ndjekin politikë sovraniste të shteteve të tyre, ndërsa dimë që dhe në Hungari dhe në Sërbi kemi në pushtet qeveri që punojnë për interes të sovranit dhe të vendeve të tyre. në kundërshtim të interesave të vendeve të tyre. Në Hungari dhe Sërbi kemi qeveri që punojnë në interes të sovranitetit dhe interesave të vendeve të tyre. Është e qartë se kundër këtyre qeverive organizohen akte me synim rrëzimin e këtyre qeverive, financohen nga jashtë dhe mbështeten nga jashtë. Në situatë të tillë, Hungaria dhe Sërbia bashkëpunimi i tyre do të sjellë më shumë domethënie. Shikojmë që në Bruksel përgatiten që në çdo mënyrë të shtyjnë përpara planin e Zelenskit e kjo është që Hungarisë e Sërbisë t’ja bëjnë thjesht të pamundur, pra t’i vendosin në rrezik furnizimin e tyre me energji e kjo do të thotë që Hungaria dhe Sërbia duhet të bashkëpunojnë edhe më ngushtë në fushën e energjisë, sepse as Sërbia dhe as dhe Hungaria nuk heqin dorë nga gazi dhe nafta e lirë ruse", theksoi ai.
Sijarto vuri në dukje se Hungaria përpiqet të shfrytëzojë kapacitetin e plotë të Rrjedhës Turke që kalon përmes Sërbisë në nivel ditor.
"Sot marrim më shumë se 21 milionë metra kub gaz, Sërbia nisi të përgatitet për furnizim në periudhën e dimrit, çka do të thotë se në ditë më shumë se 1 milionë metra kub gaz është tashmë i depozituar. Sigurisht, Sërbia dhe Hungaria po ndërtojnë së bashku tubacion të ri nafte me kapacitet prej pesë milionë tonësh në vit dhe ky tubacion duhet që në masë të madhe të kontribuojë në sigurimin e furnizimit me naftë të të gjithë rajonit. Megjithatë, Brukseli dëshiron t’i ofrojë mbështje Ukrainës në atë mënyrë që rrezikon furnizimin me energji të zonës sonë, dhe thjesht është e pamundur dhe nuk mund të lejojmë të pranojmë katër, pesë herë ritje të çmimeve të energjisë", tha ministri hungarez.
Ai theksoi se egziston edhe një zonë ku sikurse tha"Brukseli po tenton të ndërmarrë qëllimet e veta", dhe kjo është të fusë Ukrainën në BE sa më shpejt të jetë e mundur.
"Hungarezët në referendum u deklaruan se këtë nuk e dëshirojnë dhe pavarësisht kësaj, do të vazhdojnë të përpiqen të ushtrojnë presion mbi ne nga Brukseli. Ne do sillemi sipas interesit kombëtar të Hungarisë, pra do të respektojmë vullnetin e popullit hungarez dhe nuk dëshirojmë që Ukraina të hyjë në BE me procedurë të shkurtuar, sepse kjo do të ishte e rrezikshme si për ekonominë ashtu edhe për sigurinë e Europës. Megjithatë, promovojmë, pra mbështesim përshpejtimin e zgjerimit të BE në rajonin e Ballkanit Perëndimor, sepse kjo do t'i jepte BE shtysë të re dhe do të forconte sigurinë. Mendoj se nuk ka njeri të arsyeshëm në botë sot që beson se Ukraina është në gjendje më të mirë sesa Sërbia dhe nuk ka asnjë njeri të arsyeshëm që mendon se shtetet që janë në gjendje të keqe duhet të pranohen në BE, dhe vetëm pas tyre ato që janë të përparuara dhe që janë në një gjendje të mirë. Pra, interesi ynë është zgjerimi në Ballkanin Perëndimor dhe jo në Ukrainë. Sërbia para 16 vitesh aplikoi për kandidat për anëtar në BE. Para katër vitesh Komisioni Europian propozoi çeljen e kapitujve të rinj negociues për disa anëtarë të BE”, theksoi Sijarto.
Shefi i diplomacisë hungareze përsëriti se vendi i tij është kundër nisjes së negociatave me Ukrainën dhe arriti në përfundimin se është interesante që ato vende që, sipas tij, janë kundër negociatave me Sërbinë, mbështesin negociatat me Ukrainën.










0 komentet