Sijarto: Hungaria kundër anëtarësisë së Kosovës në Këshillin e Europës dhe rezolutës së Srebrenicës

Peter Sijarto
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Hungarisë Peter Sijarto ka thënë sot pas takimit me shefin e diplomacisë sërbe Marko Gjuriq se Budapesti është aleat i madh i Beogradit ku dëshiron t’a përafrojë Sërbinë drejt anëtarësisë në BE gjatë kryesimit të saj të Këshillit të BE. Ai veçoi se qëndrimi i Hungarisë është i qartë dhe nuk vlen ushtrimi i presionit-është kundër anëtarësisë së Kosovës në Këshillin e Europës deri në përfundimin pozitiv të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, si dhe kundër rezolutës së Srebrenicës.

Sijarto theksoi se Hungaria po përgatitet të marrë kryesimin e BE sipas të cilës sikurse tha, ministri Gjuriq i shprehu kënaqësinë.

"Për kohën e kryesimit tonë dëshirojmë të përafrojmë Sërbinë drejt anëtarësisë në BE. Jemi të vendosur në qëllimin për të çelur grupin e tretë të negociatave me Sërbinë për anëtarësi. Besojmë se është e papranueshme dhe poshtëruese ajo çka BE prej 15 vitesh e mban Sërbinë në pasiguri dhe gati tri vite asnjë kapitull i ri nuk është çelur përgjatë negociatave. Sërbia ka dhënë shtysë të madhe, e cila për ne BE i duhet më shumë sesa anëtarësimi i Sërbisë. Ndaj ftojmë anëtarët e BE që t'i japin fund kësaj sjelljeje farizaike dhe hipokrite dhe gjithkush të shpalli dhe të shprehi qartë se përse deri më tani kanë penguar përparimin e anëtarësimit së Sërbisë në BE” ka thënë shefi i diplomacisë hungareze.

Ky i fundit ka folur dhe rreth qëndrimit të Hungarisë për votimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për rezolutën e Srebrenicës.

"Javën e ardhshme të enjten, Asambleja e Përgjithshme e KB, do të votojë për tragjedinë që ndodhi në Srebrenicë ku dëshirojnë të demonizojnë mbarë kombin sërb, Hungaria do të votojë negativisht dhe kundër kësaj. Njëkohësisht nëse do të vihet në lëvizje çështja e anëtarësimit të Kosovës në KE, do të votojmë kundër kësaj. Kemi një qëndrim parimor, duhet të pritet që të përfundojë me sukses dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës e pas kësaj Kosova mund të paraqesë lutjen për anëtarësi", ka thënë Sijarto. 

Ky i fundit shtoi se përsa i përket çështjes së Kosovës dhe Srebrenicës, qëndrimi është i qartë dhe ndaj Hungarisë nuk vlejnë ushtrimet e presioneve në politikën ndërkombëtare.

"Sa më i madh të jetë presioni ndaj të cilit jemi të ekspozuar, aq më të vendosur jemi për të vërtetën tonë. Kohë pas kohe këtë disa njerëz e harrojnë dhe mendojnë se ende ka kuptim ushtrimi i presionit, por është e panevojshme dhe e kotë. Nëse dëshirojnë të n’a detyrojnë të paraqesim diçka që është kundër interesave tona kombëtare, është e panevojshme. Ne jemi të vendosur se për pranimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtare ka kuptim të aplikojë nëse dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit përmbyllet me sukses. Përvoja jonë është se çdo lutje për anëtarësi çon në tensione të tilla, të cilat dialogu kthehet vite pas”, theksoi Sijarto.

Ky i fundit thekson se përsa i përket Srebrenicës, askush nuk e mohon tragjedinë e ngjarjeve që ndodhën aty, por nuk do të doja që KB të pranonte vendim që demonizon një popull të tërë.

“Ky është vendim shumë i thjeshtë dhe primitiv që është i papranueshëm, pavarësisht se çfarë presionesh do të jemi të ekspozuar, ne do të votojmë ashtu siç kemi vendosur”, tha shefi i diplomacisë hungareze.

Sijarto tha dhe se Hungaria i kushton rëndësi të madhe rreth asaj që ministri i punëve të jashtme të Sërbisë, Marko Gjuriq, për vizitën e tij të parë zyrtare zgjodhi Budapestin çka është dëshmia më e mirë e gjërave të mëdha të arritura në vitet e fundit mes dy shteteve duke shtuar se aleanca, miqësia dhe bashkëpunimi i Hungarisë dhe Sërbisë, kanë rëndësi të paçmueshme për Budapestin.

“Nëse dikush beson se kjo është e tepruar, do t’i them vetëm se nga të gjitha vendet fqinje, më shumë të drejta për pakicën kombëtare hungareze në Vojvodinë, i ka siguruar Sërbia. Kjo përfshin politikën e partisë në pushtet dhe në sferën e pushtetit egzekutiv, sigurisë së furnizimit me energji të Hungarisë ku është në duart e Sërbisë, pasi furnizimi me gaz i vendit tonë bëhet përmes Sërbisë. Deri më tani në këtë vit kemi marrë dy miliardë metra kub gaz sërb, Çka do të thotë se Sërbinë përherë duhet t’a llogarisim për stabilitet dhe se gjithçka që ishte regjistruar në kontrata do të përmbushej”, theksoi Sijarto.

Ky i fundit shtoi se të dy vendet presin marrëveshje të mëdha në të ardhmen.

“Do të ndërtojmë tubacionin e naftës ku do të lidhë të dy shtetet, do të ndërtojmë pikën kufitare më moderne në afërsi të Reckës, deri në fund të vitit që vjen do të përpiqemi që të përfundojmë të dy shinat hekurudhore mes Budapestit dhe Beogradit, do të sigurojmë siguri energjitike për Sërbinë", ka thënë Sijarto.

Pyetjes së gazetarëve nëse do të pritet edhe më shpallja e vizitës së lajmëruar të sekretarit të përgjithshëm të NATO në Budapest, Sijarto tha se atë do ta presë me kënaqësinë më të madhe dhe se bëhet fjalë se do të vijë në fillim të verës.

"Në situatën e sotme ku tek fqinji ynë ka luftë dhe ne na sulmojnë emigrantët, kur bota ndodhet në një lloj trazire, është e mençur që sekretari i përgjithshëm i NATO të negociojë individualisht me anëtarët e Aleancës. E presim atë me respektin më të madh.