Gjuriq me Suolluell në Beograd rreth partneritetit të Sërbisë dhe SHBA

Đurić sa Svolvelom u Beogradu o partnerstvu Srbije i SAD 
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka biseduar sot me kongresmenin republikan amerikan Erik Suolluell i cili njëkohësisht është dhe anëtar i Kongresit Sërb në Amerikë.

Gjuriq në rrjetin social “X“ ka thënë se ka shkëmbyer opinione me Suolluell rreth partneritetit të Sërbisë dhe SHBA.

“Mbështetja dypartiake në Kongresin e SHBA paraqet nxitje të rëndësishme për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes vendeve tona dhe popujve tanë”,ka thënë Gjuriq.

Sikurse shtoi, gjatë bisedës theksuan veçanërisht rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në ekonomi, tregti dhe IT si fusha premtuese për krijimin e mundësive të reja për rritje, investime dhe prosperitet për të dy kombet.

Gjuriq njëkohësisht i uroi dhe mirëseardhjen në Sërbi Suolluellit.

“Mirëseardhe në Beograd, o mik”, ka vënë në dukje Gjuriq.