Gjuriq me Vudrafin: Sërbia çmon kontributin e trupave amerikane tek Kfor, veçanërisht në mbrojtjen e sërbëve në Kosovë

Sastanak ministra Ðurića sa komandantom Nacionalne garde Ohaja Vudrafom
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq është takuar sot me gjeneral brigade Metju Vudraf, komandanti i Gardës Kombëtare të Ohajos me të cilin Ushtria e Sërbisë bashkëpunon në kuadër të Programit të partneritetit shtetëror të Sërbisë dhe Ohajos, ndërsa në bisedë u theksua që Sërbia çmon mjaft kontributin e forcave të armatosura amerikane në Misionin e Kfor, veçanërisht në mbrojtjen e sërbëve.

Sikurse njoftohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Gjuriq nënvizoi domethënien e misionit të KFOR si një nga faktorët kyç për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.

Gjuriq tha se Sërbia çmon kontributin e forcave të armatosura amerikane në kryerjen e mandatit të misionit, e veçanërisht në mbrojtjen e sërbëve në rrethanat jashtëzakonisht sfiduese dhe të vështira me të cilat po përballen për shkak të lëvizjeve represive të institucioneve të përkohshme të qeverisjes në Prishtinë, si dhe në ruajtjen e trashëgimisë kulturore e fetare sërbe në krahinë.

Duke i përcjellë urimet bashkëbiseduesit për marrjen e postit të komandantit të Gardës Kombëtare të Ohajos, shefi i diplomacisë sërbe çmoi se partneriteti mes Sërbisë dhe shtetit federal amerikan të Ohajos, i cili vitin e mëpasshëm do të shënojë dy dekada, është partneritet shembullor.

"Jemi krenarë për faktin se bashkëpunimi i jashtëzakonshëm me Ohajon, si në dimensionin ushtarak ashtu edhe në atë civil, ka shkuar prej kohësh përtej kornizës së Programit të Partneritetit Shtetëror dhe është rritur në miqësi të sinqertë, duke u dalluar si një aspekt unik i marrëdhënieve të përgjithshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës", theksoi Gjuriq.

Duke i’u referuar vizitave të zyrtarëve të lartë sërbë e amerikanë, Gjuriq tregoi se në të ardhmen, Beogradi do të donte të intensifikonte më tej dinamikën e takimeve dhe dialogut në sfera të ndryshme, duke pasur parasysh se marrëdhëniet mes Sërbisë dhe Ohajos kanë, si në kuptimin kualitativ ashtu edhe në atë sasior, potencial të madh për zhvillim të mëtejshëm në interes të të dy palëve.

"Do të theksoja veçanërisht bashkëpunimin ekonomik dhe në fushën e arsimit, i cili vitet e mëparshme mori kuadër institucional e ligjor duke nënshkruar marrëveshje përkatëse, si dhe duke binjakëzuar dhe lidhur gjithnjë e më shumë qytete tona me qytete në Ohajo", tha ministri.

Duke folur për afërsinë e dy popujve, Gjuriq i’u referua dhe komunitetit të madh sërb në atë shtet federal amerikan, duke thënë se me praninë historike e kulturore, prej dekadash paraqet dëshmi të gjallë të forcës së lidhjeve, jo vetëm mes Sërbisë dhe Ohajos, por edhe mes Sërbisë dhe SHBA në tërësi.