Gjuriq me Zhiofren: Veprimet e Prishtinës në veri janë vazhdimësi e frikësimit me qëllim të dëbimit të serbëve

Marko Đurić i Emanuele Žiofre
Burim: Kosovo Online

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka takuar sot shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuel Zhiofre, me të cilin ka biseduar për situatën në Kosovë dhe rrugën evropiane të Serbisë.

Gjuriq, duke e informuar bashkëbiseduesin për problemet me të cilat ballafaqohet populli serb në Kosovë, theksoi se veprimet e fundit të njëanshme të Prishtinës në veri të krahinës janë vazhdimësi e politikës së frikësimit, qëllimi përfundimtar i së cilës është dëbimi i serbët, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme.

Gjuriq theksoi se Serbia është e përkushtuar që problemet në Kosovë t'i zgjidhë përmes dialogut.

“Por jemi dëshmitarë se konstruktiviteti i njërës palë nuk mjafton për progres drejt gjetjes së zgjidhjeve të pranueshme reciprokisht”, theksoi ministri.

Duke theksuar se anëtarësimi në Bashkimin Evropian mbetet një angazhim strategjik dhe prioritet i politikës së jashtme të Serbisë, Gjuriq shprehu pritjen se mbledhja e re e Komisionit Evropian do t'i kushtohet çështjes së zgjerimit në një masë më të madhe dhe se kjo çështje do të jetë vërtet në krye të listës prioritare.

Sipas Gjuriqit, Serbia mbetet e përkushtuar për zbatimin e agjendës së reformave në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.