Zhiofre: Për normalizimin e marrëdhënieve, thelbësore është përmbushja e detyrimeve dhe kjo do të thotë BKS

Ziofre
Burim: Kosovo Online

Shefi i Delegacionit të Unionit Europian në Sërbi theksoi sot pas dorrëzimit të raportit rreth përparimit të Sërbisë kryeministres Ana Bërnabiq se për sa i përket çështjes së kapitujve që kanë të bëjnë me marrëdhëniet mes Sërbisë dhe Kosovës, thelbësore është përmbushja e detyrimve të ndërmarra mes të cilave është dhe themelimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe.

 

Kur është fjala rreth normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Sërbisë, Zhiofre ka thënë ky ishte vit shumë i vështirë me kriza të panumërta, por edhe me hapa si Marrëveshja e rrugës drejt normalizimit dhe impelementimit të aneksit.

"Gjëja kyçe është implementimi pra zbatimi i detyrimeve të marra. Kjo ka lidhje me themelimin e BKS, si dhe detyrimet me të cilat ka Sërbia” ka thënë Zhiofre.

Presim përparim në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, ka shtuar ambasadori i BE në Sërbi.

Përparim i dukshëm në fushën e gjyqësorit

Zhiofre ka theksuar se në Sërbi është e dukshme vazhdimi i reformës së gjyqësorit dhe se në raport thuhej për përparim të caktuar tek gjyqësori.

“Kemi parë ligjet që janë duke u zbatuar, pesë ligje, krijimi i ligjit suprem të gjyqësorit dhe prokurorisë egziston në punë. Komisioni vëren progres edhe në ligjet që kërkojnë ndryshim të kulturës dhe kjo ka të bëjë me miratimin e akteve nënligjore në vitin e ardhshëm, duhet të shikojmë mesazhin që gjyqësori duhet të jetë i pavarur dhe Prokuroria e mëvetshme” tha. Zhiofre.

Kur është fjala për luftën kundër korrupsionit, ai thotë se në Sërbi është vërejtur përparim i kufizuar. Duke folur për luftën kundër krimit të organizuar, ai theksoi se është thelbësore të inkurajohet qasja e hetimit sistematik të konfiskimit të pasurisë dhe aplikimi sistematik i qasjes “ndiq paratë për të gjetur krimin”.

Zhiofre i’u referua çështjeve ekonomike dhe kujtoi se Qeveria e Sërbisë, është e përkushtuar ndaj reformave ekonomike dhe stabilitetit makroekonomik dhe theksoi se është shënuar progres në disa fusha-korniza fiskale, reforma e ndërmarrjeve shtetërore, zvogëlimi i barrës administrative dhe procesi i konsultimit publik e privat.

“Duhet të forcojmë përpjekjet në mënyrë që të realizohet i gjithë potenciali i ekonomisë sërbe”, tha Zhiofre.

Ky i fundit përmendi edhe planin e ndihmës së BE për vendet e Ballkanit Perëndimor me vlerë prej gjashtë miliardë eurosh dhe theksoi se janë identifikuar zona të caktuara që mund të shërbejnë sesi Sërbia dhe Ballkani Perëndimor të mund t'i bashkohen tregut të përbashkët, në mënyrë që qytetarët të ndjejnë përfitimet e anëtarësimit edhe para se vetë vendet të bëhen anëtare.

Ai tha se fondet për vendet e Ballkanit Perëndimor do të varen nga zbatimi i reformave, ashtu sikurse kjo do të ketë të bëjë edhe me përmbushjen e detyrimeve prej marrëveshjes mes Sërbisë dhe Kosovës dhe kjo prej Marrëveshjes së Brukselit.

Ai po ashtu tha se Bashkimi Europian nuk shikon përparim në politikën e jashtme të Sërbisë.

"Shkalla e harmonizimit është në stanjacion kur bëhet fjalë për masat kufizuese ndaj Rusisë, si dhe deklaratat e shumta" tha Zhiofre.

Në bazë të të gjitha vendimeve të BE vendi qendror-zgjerimi

Ai theksoi se baza e të gjitha vendimeve të Komisionit Europian është se zgjerimi zë vendin kryesor në politikën e BE dhe shtoi se mundësia egziston dhe duhet shfrytëzuar.

Pyetjes nëse fondet e destinuara për të ndihmuar vendet kandidate për Sërbinë do të kushtëzohen me përparimin në dialogun me Prishtinën, Zhiofre u përgjigj se BE pret që të dyja palët t'i zbatojnë detyrimet e tyre.

“Zhiofre theksoi se egzistojnë një sërë detyrimesh që palët i kanë marrë dhe ne presim që ato të zbatohen. Kjo është mënyra me të cilën shikojmë përsa i përket përmbushjes së kritereve”, tha ai.

Përsa i përket ligjeve të medias, Zhiofre tha se Komisioni Europian vlerëson se në Sërbi janë ndërmarrë disa hapa për pavarësinë e REM dhe kapacitetin e tij për të mbrojtur pluralizmin mediatik.

Ai theksoi se është i nevojshëm që të zbatohen ligjet në mënyrë që bashkëfinancimi të jetë më transparent dhe i aksesueshëm dhe të hyjnë kodifikimet e shtypit në mënyrë që të respektohen qëndrimet etike në mënyrën e duhur.