Gjuriq: Ndërtimi i dy urave të reja është provokim, Sërbia nuk do të lejojë rishkrimin e realitetit në Kosovë
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka thënë se vendosja e gurit të themelit për ndërtimin e dy urave të reja në Ibër, është provokim dhe shkelje direkte e Marrëveshjes së Brukselit duke thënë se Sërbia nuk do të lejojë ripërpunimin e dhunshëm të realitetit në Kosovë dhe ftoi aktorët ndërkombëtarë që të ndalin këtë akt.
“Qeveria e Sërbisë dënon me ashpërsi aktet më të fundit të njëanshme të motivuara politikisht të rregjimit të Albin Kurtit-ceremoninë e djeshme e vendosjes së gurit të themelit për ndërtimin e dy urave të reja në Mitrovicën e Kosovës. Ky akt është provokim i dukshëm, i ndërmarrë në shkelje direkte të Marrëveshjes së Brukselit dhe nën mosrespektimin e plotë të vullnetit dhe sigurisë së popullsisë vendore sërbe”, ka shkruar Gjuriq në rrjetin social “X“.
Gjuriq konstaton se Albin Kurti sërish në vend që të nxisë besim dhe dialog, zgjedh konfrontimin me ndërtimin e infrastrukturës si e si të thellojë ndasitë, ndez tensione etnike dhe fitoi pikë përpara zgjedhjeve lokale.
“Nuk është rastësi që ky publikim vjen në moment të përshtatshëm politikisht, ndërsa veriu i Kosovës dhe Metohisë mbetet nën presion administrativ dhe gjendje “de facto” okupimi. Të jemi absolutisht të qartë: kjo zonë ka përjetuar më shumë se dy dekada dhunë dhe vetë ura që këto struktura të reja tentojnë t’a errësojnë, mbetet simbol i konfliktit të pazgjidhur që ruhet natë e ditë nga KFOR për shkak të qindra sulmeve me motive etnike ndaj popullsisë sërbe. Vazhdimi i ndërtimeve të reja në kushte të tilla, pa dialog apo miratim, nuk është zhvillim urban-ky është dhunim politik”, theksoi Gjuriq.
Ministri paralajmëroi se kjo është tjetër shkelje flagrante e detyrimeve të marra përsipër në Bruksel dhe një hap tjetër larg paqes dhe normalizimit.
“Kjo zbulon axhendën e vërtetë të administratës Kurti: të margjinalizojë dhe në fund të largojë prezencën sërbe nga veriu i Kosovës e Metohisë përmes rrugës së presionit, frikësimit dhe inxhinierisë demografike të maskuar si ‘infrastrukturë’”, shtoi Gjuriq.
Ndaj i bëri thirrje Unionit Europian, NATO dhe të gjithë aktorëve ndërkombëtarë përkatës që menjëherë të ndërhyjnë dhe të ndalin këtë sikurse thotë, aksion të rrezikshëm.
"Mungesa e përgjigjes ndaj shkeljeve të tilla jo vetëm që diskrediton proçesin e dialogut, por dhe inkurajon radikalizmin në terren. Sërbia nuk do të lejojë riformësim të dhunshëm të realitetit në Kosovë e Metohi. Mbetemi të përkushtuar tek dialogu-por jo dhe pranimit të normalizimit të diskriminimit etnik dhe dhunës institucionale nën maskën e zhvillimit", konkludoi Gjuriq.
0 komentet