Gjuriq nga Vjena: Do të avokojmë fuqishëm parimin e integritetit territorial dhe sovranitetit
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, para fillimit të Këshillit të 32-të Ministror të OSBE-së në Vjenë, deklaroi për Kosovo online se do të avokojë fuqishëm parimin e integritetit territorial dhe sovranitetit, sepse në rastin e Serbisë kjo dikur u shkel.
“Sapo kam mbërritur nga Uashingtoni në samitin ministror të OSBE-së në Vjenë, i cili po mbahet në një moment që mund ta përshkruajmë si pikë kthese sa i përket sigurisë evropiane. Mesazhi im do të jetë se na duhet më shumë, e jo më pak OSBE”, theksoi ai.
Gjuriq nënvizoi se duhet ruajtur kjo organizatë e rëndësishme ndërkombëtare, në mënyrë që të mos vijmë pas dy ose tre vitesh në situatën që ta ndërtojmë nga e para.
“E kemi një mekanizëm që ekziston prej disa dekadash dhe që duhet të revitalizohet. Ne këtu do të avokojmë fuqishëm parimin e integritetit territorial dhe sovranitetit, sepse në rastin tonë e drejta ndërkombëtare dikur u shkel”, theksoi ai.
Gjuriq shtoi se njëkohësisht do të avokojë për bashkëpunim dhe paqe.
“Serbia është për paqen në Ukrainë dhe kudo tjetër”, përfundoi ai.
0 komentet