Gjuriq me Jang Kim: Mbështetja e anëtarëve të Kongresit e rëndësishme për përmirësimin e marrëdhënieve mes Sërbisë dhe SHBA

Marko Đurić i Jang Kim
Burim: Ministarstvo spoljnih poslova

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq është takuar në Uashington me kongresmenen Jang Kim, anëtaren e Nënkomitetit për Europën në Komitetin për Punët e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve me të cilën bisedoi rreth çështjeve më të rëndësishme dypalëshe me theks të veçantë në rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik.

Gjuriq theksoi domethënien e mbështetjes së anëtarëve të Kongresit në krijimin e atmosferës politike sa më të favorshme si parakusht bazik për punë për përmirësimin e raporteve sërbo-amerikane, bëhet e ditur në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sërbisë.

Shefi i diplomacisë sërbe është shprehur dhe për rëndësinë e diasporës sërbe në SHBA i cili ka një numër total prej afro 1 milionë, paraqet urë të çmueshme të bashkëpunimit në raportet sërbo-amerikane.

Ministri e ka informuar bashkëbiseduesen dhe për temat më të rëndësishme që janë në fokusin e Sërbisë dhe shfrytëzoi takimin e sotëm që të ftojë kongresmenen të vizitojë Beogradin dhe Sërbinë dhe të shikojë të gjitha potencialet e vendit.