Gjuriq: Po i vjen fundi vitit të bashkëpunimit të shkëlqyer, partneriteteve dhe planeve të reja

Ambasada Srbije u SAD
Burim: Ambasada Srbije u SAD

Ambasadori i Sërbisë në Uashington Marko Gjuriq ka organizuar një pritje me rastin e festave të fundvitit për zyrtarët e Departamentit të Shtetit, Shtëpisë së Bardhë, Pentagonit, Kongresit Amerikan, si dhe përfaqësues të tjerë të administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës transmeton Alo.

Të ftuar të nderit kanë qenë edhe Gabriel Eskobar, i dërguari special amerikan për Ballkanin Perëndimor dhe njëkohësisht zëvendës ndihmës i sekretarit i shtetit, kongresmenja Klaudia Teni bashkëkryetare e Kongresit Sërb, Spenser Bojer, zëvendës ndihmës sekretar i mbrojtjes dhe ambasador Filip Riker, ish zëvendës ndihmës sekretar i shtetit.

Gjuriq ka vlerësuar se viti që po lëmë pas, do të ngelet në kujtesë si viti në të cilin marëdhëniet mes Sërbisë dhe SHBA falë përpjekjeve të përbashkëta sërbo-amerikane shënuan rritjen tërësisht në një nivel përmbajtësor të kualitetit dhe perspektivës.

"Ndodhemi në fundin e një tjetër viti bashkëpunimesh të shkëlqyera, partneritetesh dhe planesh të reja. Në pritje të festave të ardhshme, dua t'ju falënderoj të gjithëve për entuziazmin dhe përkushtimin tuaj të sinqertë për ruajtjen dhe përmirësimin e marrëdhënieve sërbo-amerikane, të cilat falë punës tuaj të përkushtuar dhe tonës, kanë ngelur imazh dhe mundësi pikërisht të atij vizioni të paraardhësve tanë para 141 viteve", ka thënë Gjuriq thuhet në deklaratën e ambasadës.

Ky aktivitet është organizuar në godinën e re të Ambasadës së Sërbisë në Uashington, ku mblodhi së bashku përfaqësues të shoqatave dhe kompanive të biznesit amerikan, si dhe zyrtarë të nivelit të lartë të administratës amerikane që ndjekin nga afër zhvillimet në rajonin tonë.