Gjuriq: Ardhja e Bërnoviqit sinjal pozitiv

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka thënë sot se Sërbia po ndërmerr bisedime serioze me mjaft shtete në lidhje me tërheqjen e njohjeve të Kosovës. Me rastin e vizitës së nesërme të shefit britanik të diplomacisë Dejvid Lami në Sërbi, Gjuriq ka thënë se ka shprehur pritshmëritë se ardhja e tij në Beograd mund të ketë rëndësi për nisjen e erës së re të marrëdhënieve mes Sërbisë dhe Britanisë së Madhe.
Me rastin e njohjes së Kosovës nga Kenia, Gjuriq për Juronjuz Sërbia tha se kjo është pjesë e kalkulimeve të Bexhet Pacollit i cili sikurse tha, është autori kryesor i njohjes së dytë të pavarësisë së Kosovës në dekadën e fundit dhe pjesë e faktit se qeveria në Sërbi ka qenë më shumë e zënë me zhvillimet e brendshme.
“Sigurisht pas kësaj qëndron shumë e madhe të hollash. Ai është dikush që ka biznes që matet me miliarda. Bëhet fjalë për një miliarder që ka vendosur të shpenzojë pjesë të pasurisë së vet. Pyetja ime është se kush prej miliarderëve sërbë, pronarë të mediave të ndryshme, të orjentuar nga opozita dhe kritikues të ashpër të qeverisë, do investojë pjesë nga burimet e veta dhe t’u sjellë qytetarëve të Sërbisë një çnjohje ashtu sikurse bëri Pacolli ndonëse në Kosovë është opozitar i Albin Kurtit” ka thënë Gjuriq.
Ky i fundit kujtoi se presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq solli 28 çnjohje përkundër dy apo tre njohjeve të Kosovës në 10 vitet e fundit.
Gjuriq ka theksuar se Prishtina me këtë shkel marrëveshjet sikurse po bën dhe me tentativat për të qenë anëtare e Këshillit të Europës.
“Nuk dua të zbuloj detaje të taktikave tona në periudhën e ardhshme, por po ndërmarrim bisedime intensive me mjaft shtete. Presim dhe vizitën e përfaqësuesit të dikujt nga kjo pjesë e botës”, ka thënë Gjuriq.
Në lidhje me vizitën e nesërme të shefit të diplomacisë britanike Dejvid Lami në Sërbi, Gjuriq tha se nuk është sekret që Sërbia dhe Britania kanë patur qëndrime të ndryshme rreth statusit të Kosovës.
Ai shprehu besim se me ardhjen e Lamit në Beograd, mund të kuptohet nisja e epokës së re të marrëdhënieve mes Sërbisë dhe Britanisë së Madhe.
“Dhe të nisim dialogun strategjik me Britaninë e Madhe, që do të mundësonte thellimin e bashkëpunimit tonë në shumë fusha, çka do të kontribuonte në thellimin e besimit, kur është fjala rreth temave të sigurisë. Duke folur, bashkëpunuar dhe thelluar marrëdhëniet, të dy palët mund të përfitojnë. Sërbia është aktore kyçe në Ballkan” nënvizoi Gjuriq.
Zgjedhja e Bërnoviqit për ambasador në Sërbi është sinjal pozitiv, ai do të kontribuojë në zhvillimin e raporteve sërbo-amerikane
Shefi i diplomacisë sërbe ka thënë se ardhja e Mark Bërnoviqit për ambasador të SHBA në Sërbi është sinjal pozitiv dhe se shpreh bindjen se ai do të japë kontribut domethënës në ngritjen e marrëdhënieve sërbo-amerikane.
“Ardhja e Bërnoviqit është sinjal pozitiv. Ai si patriot amerikan, do të përfaqësojë interesat e SHBA, ndërsa ne do të përpiqemi që atij t’ja lehtësojmë punën këtu, t’i ofrojmë mikpritje të përzemërt dhe të sinqertë. E njoh personalisht prej shumë vitesh dhe shpreh bindjen se vetë do të japë kontribut domethënës në ndërtimin e marrëdhënieve sërbo-amerikane” ka thënë Gjuriq për Juronjuz Sërbia.
Duke vërë re se një pjesë e opinionit ushqehet me narrativën euforike në lidhje me faktin se Bërnoviq ka origjinë sërbe, ministri i luti të gjithë për përgjegjshmëri me qëllim që atij mos t’i rëndohet zgjedhja dhe as puna si ambasador i ardhshëm.
Gjuriq tha se me administratën e Donald Trampit, Sërbia dhe SHBA mundet që me hapa të shpejtë të arrijnë nivelin strategjik të partneritetit dhe marrëdhënie kualitative të cilat kërkohen prej dekadash.
Ai shtoi se forcimi i bashkëpunimit ekonomik është në interes të të dy vendeve ashtu sikurse Sërbia ka se çfarë të ofrojë por dhe përfitojë nga ajo çka të bëhet portë e kompanive amerikane veçanërisht në fushën e teknologjisë së lartë.
“Tek kjo kam punuar dhe si ambasador deri një vit më parë dhe tashmë këtë e bëj si ministër i punëve të jashtme, në forcimin e këtyre marrëdhënieve si një nga shtyllat e politikës së jashtme”, ka thënë Gjuriq.
Pyetjes nëse mund të ofrojë disa detaje rreth takimit të presidentit të Sërbisë dhe atij të SHBA ku mbrëmjen e djeshme e ka njoftuar Aleksandar Vuçiq, ai u përgjigj se më shumë detaje do të bëhen publike kur t’i vijë koha.
“Por fakti se Vuçiq është një prej liderët e parë botërorë që vendosi kontakt me Trampin në ditët e para pas zgjedhjes, se shkëmbyen urime dhe letra nën kontakte me zyrtarë të tjerë më të lartë amerikanë, kjo është arsyeja se punojmë në forcimin e pozitës sonë në SHBA” ka thënë Gjuriq.
Ky i fundit shtoi dhe se destabiliteti politik në Sërbi tronditi besimin e investitorëve të huaj çka tashmë ka sjellë deri në pasoja ekonomike.
Ai tha se pamjet negative të Sërbisë kanë bërë xhiron e botës, duke shembur reputacionin ndërkombëtar të vendit.
0 komentet