MPJ e Sërbisë përkujton përvjetorin e agresionit të NATO-s, Gjuriq: Pasojat vazhdojnë t’i ndjejnë sërbët në Kosovë

Marko Đurić na panelu MSP povodom obeležavanja 26 godina od bombardovanja
Burim: Kosovo Online

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sërbisë sot është përkujtuar 26 vjetori i nisjes së agresionit të NATO-s ndaj RF të Jugosllavisë. Ministri Marko Gjuriq ka thënë se bombardimet përfaqëson një nga pikat e kthesës në raportet moderne ndërkombëtare dhe se agresioni ishte jo vetëm një shkelje “par ekselans” e normave ndërkombëtare, por dhe sulm ndaj arkitekturës së sigurisë fondamentale në kontinentin tonë, pasojat e të cilës ndjehen edhe sot e kësaj dite.

“Disa prej pasojave tragjike të këtij agresioni i ndjejnë bashkëatdhetarët tanë në Kosovë e  Metohi të cilët në këto muaj përjetojnë një lloj golgote egzistenciale numri i të cilëve, përkundër investimeve dhe përpjekjeve të bëra në 26 vitet e fundit, falë veprimeve të njëanshme dhe dashakeqe, do ta them hapur, të institucioneve në Prishtinë, fatkeqësisht pakësohen” ka thënë Gjuriq.

Sikurse është publikuar në uebsajtin e MPJ, ministri ka kujtuar se pavarësisht kodit që diplomatët përjashtohen nga veprimet e armatosura dhe të dhunshme, kolegu Nenad Nikolliq humbi jetën tragjikisht nga sulmi raketor në kompleksin e ndërtesave qeveritare, ndërsa ruante këtë objekt më 30 prill të vitit 1999.

Gjuriq ka folur dhe për sfida të shumta në punë me të cilat janë ndeshur diplomatët tanë jashtë vendit direkt, gjatë dhe pas agresionit duke theksuar se falë punës dhe përkushtimit të të punësuarve, aktiviteti diplomatik jo vetëm vazhdoi gjatë periudhës së luftës, por u forcua e vazhdoi edhe në vitet pasuese.

Gjuriq shtoi se diplomacia sërbe është ende e angazhuar në tejkalimin e situatave të krijuara gjatë agresionit.

“Sot ndodhemi në një kthesë të re në historinë e re të organizimit diplomatik sërb, ku prej nesh kërkohet forcimi, modernizimi dhe përshtatje me kapacitetet tona institucionale me nevojat e epokës në të cilën ndodhemi dhe për këtë arsye, do të vijojmë të udhëhequr nga patriotizmi dhe ideja sërbe e shtetësisë, të forcojmë kapacitetet institucionale të diplomacisë sërbe” tha ministri Gjuriq.

Përvojën e asaj periudhe me pjesmarrësit e ndau ish ministri i punëve të jashtme Vlladisllav Jovanoviq dhe ambasadori Nebojsha Rodiq, ku prezantoi ekspozitën me fotografitë e tij si një lloj material prove të cënimit fizik brutal të diplomacisë sonë të datës 8 maj të vitit 1999 kur gjatë bombardimit të Shtabit të Përgjithshëm, Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Federative të Jugosllavisë u shkaktuan dëme të mëdha.