Gjuriq: Prishtina donte të shtynte Sërbinë drejt konfliktit me bashkësinë ndërkombëtare, por e kishte bërë hesapet gabim

Marko Đurić
Burim: Kosovo Online

Ambasadori i Sërbisë në SHBA Marko Gjuriq ka thënë sot se qëllimi i Prishtinës përmes aksioneve me arrestimet, me frikësimin dhe vendosjen e kryekomunarëve pa legjitimitet në komunat sërbe në veri të Kosovës, tentoi që bashkësinë ndërkombëtare e cila deri më sot po e mbështet, t’a shtynte drejt konfliktit me Sërbinë, duke theksuar se kjo ishte-hesap i gabuar.

"Ky është hesap i gabuar. Sërbia sot është vend që ka avancuar ekonomikisht qartësisht e përcaktuar drejt integrimit europian dhe definitivisht nuk dëshiron eskalim" ka theksuar Gjuriq në bisedën onlajn “Kosova dhe Sërbia-diskutim urgjent në raundin e fundit të eskalimit” organizuar nga organizata jo-qeveritare amerikane “Henri Xhekson” në të cilën merrte pjesë edhe ambasadori kosovar në SHBA Ilir Dugolli.

Gjuriq kujtoi faktin se përfaqësuesi i lartë i BE për politikë të jashtme dhe siguri Zhozef Borelli ftoi qeverinë në Prishtinë të ndërpresë aksionet e njëanshme të arrestimeve dhe paraburgosjet e padrejta çka tha se është shenjë e qartë se diçka nuk shkon.

Gjuriq ka thënë se dhe sekretari i shtetit të SHBA Entoni Blinken ka dënuar qartë qeverinë në Prishtinë për t’u tërhequr nga aksionet e njëanshme.

"Ai dënoi atë që Prishtina përdor dhunën për vendosjen e të ashtuquajturve kryekomunarë që janë zgjedhur me pjesmarrjen e më pak se 1% të elektoratit. Ajo çfarë po ndodh tani në Kosovë e kemi parë në fillim të viteve ’90. Ajo çfarë u ndodh sërbëve tani në Kosovë, u ka ndodhur shqiptarëve tri dekada më parë" ka thënë Gjuriq.

Ky i fundit ka thënë se bashkësia ndërkombëtare duhet të udhëheqë politikë me zero tolerancë ndaj dhunës në veri të Kosovës.

Gjuriq shprehet se për qetësimin e situatës aktuale në veri të Kosovës, është e domosdoshme tërheqja e njësive speciale të policisë kosovare prania e të cilave është shkelje e Nenit 9 të Marrëveshjes së Brukselit, si dhe të mbahen zgjedhje të reja në të katër komunat, si dhe lirimin e të gjithë të burgosurve politikë.

"Besojmë se për qetësimin e situatës nevojitet tërheqja e njësive speciale të policisë kosovare prania e të cilave në veri, është shkelje e Nenit 9, e më pas Kfor dhe Euleks të ndërmarrin kompetenca për sigurinë dhe mbajtjen nën siguri të zgjedhjeve të drejta në të cilat qytetarët të mund të zgjedhin të lirë. Nevojitet lirimi i të gjithë të burgosurve politik. Gjithashtu duhet të qetësohet retorika politike e Prishtinës" ka sqaruar Gjuriq.

Ky i fundit kujton se kryeministri kosovar Albin Kurti i karakterizon të gjithë njerëzit në veri si fashistë militant ku gjysma e të cilëve duhen arrestuar, ndërsa gjysma tjetër duhet të braktisin Kosovën.

"I dërguari i SHBA për Ballkanin Gabriel Eskobar e ka thënë qartë se sipas të dhënave të Kfor, mes të pranishmëve në protestë, 97% e tyre nuk ushtruan dhunë. Bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërmarrë politika të tolerancës zero ndaj dhunës në terren. Vetëm kështu mundemi të kthejmë stabilitetin në rrugët e veriut" ka nënvizuar Gjuriq.

Ky i fundit ka thënë se prej 10 vitesh nuk ka zbatim të Marrëveshjes së Brukselit.

"Në një kohë ecëm në drejtimin e duhur. Kishim institucione në terren që ishin shumë gjithëpërfshirëse, sërbët në qeverisjen komunale, në gjyqësor, në polici. Papritur, para një viti e gjysmë që përkon me agresionin tragjik të Rusisë ndaj Ukrainës, Prishtina ndërmori masa të njëanshme në terren, duke ndryshuar situatën, jashtë dialogut, në favor të tyre“ ka sqaruar Gjuriq.

Ky i fundit kujton se qeveria në Prishtinë ka hedhur poshtë pjesë të Marrëveshjes së Brukselit e mbi të gjitha ajo e BKS.

Njëkohësisht tha se Kurti është koherent tek kjo, sepse e ka refuzuar edhe para ardhjes në pushtet dhe kur ka marrë pushtetin, ka thënë se dialogu nuk do të jetë prioritet.

“Fatkeqësisht, autoritetet në Prishtinë shkaktuan eskalim të rrezikshëm në veri të Kosovës me dërgimin e njësive speciale policore, të cilat shkelën Nenin 9 të Marrëveshjes së Brukselit. Këto njësi janë të përbëra nga ish-pjesëtarë të UÇK dhe janë gjithashtu monoetnike ku krijojnë përreth probleme të mëtejshme në terren. Tashmë kemi ardhur në situatë të patolerueshme për sërbët", tha ai.

Gjuriq tha se Prishtina madje ka ndaluar kalimin e mallrave sërbe, duke ndaluar kështu furnizimin me ushqim dhe pajisje mjekësore.

Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, ka akuzuar Sërbinë se po minon stabilitetin dhe po vë në diskutim egzistencën e Republikës së Kosovës.

"Jemi dëshmitarë që në javët e mëparshme për strategjinë e Sërbisë në përdorimin e dhunës për të shkaktuar destabilitet dhe tensione. Kjo nisi me targat, të cilat duhej të ishin zbatuar shumë kohë më parë dhe kulmoi me zbatimin e rezultateve të zgjedhjeve lokale" tha ai.

Dugolli akuzoi Sërbinë se ka shkelur ligjin ndërkombëtar dhe dokumentet që ajo ka pranuar e nënshkruar prej marrëveshjeve të Kumanovës, Brukselit dhe Ohrit.

„Ajo çfarë shikojmë në veri të Kosovës është operacion hibrid i Sërbisë me qëllim rritjen e tensionit e më tej të inkurajojë qytetarët të rebelohen kundër shtetit të Kosovës. Qytetarët përdoren si mburoja nga grupet militante nën kontrollin e Beogradit. Kjo nuk ka asnjë lidhje me marrëdhëniet normale. Në vend që të shkojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve, Sërbia vazhdon të normalizojë përdorimin e dhunës, kërcënimet ndaj atyre që nuk ndjekin të njëjtën linjë si partia në pushtet dhe regjimi në Beograd”, pohon Dugolli.

Beogradi është i interesuar për vazhdimin e dialogut, por zotëri-fillimisht përmbushni detyrimet.

Gjuriq theksoi se Beogradi është i interesuar për vazhdimin e dialogut:

"Por zotëri, fillimisht përmbushni detyrimet tuaja ndërkombëtare, lironi të ndaluarit dhe ndërprisni aksionet e njëanshme në terren. Gjërat nuk funksionojnë kështu".

Lidhur me pozicionin e Sërbisë në lidhje me shtetësinë kosovare, tha se nuk është fare në tryezë, e as nuk mund të diskutohet në asnjë mënyrë, sidomos kur në Kosovë egzistojnë të burgosur politikë, forca speciale të armatosura në veri dhe qeveri e cila qartësisht është kundër detyrimeve për formimin e BKS, shkon kundër këshillave të Entoni Blinken, këshillave të BE për zgjedhjet dhe të gjitha të tjerave sepse e gjithë bashkësia ndërkombëtare, kërkon prej Prishtinës tërheqjen e njësive speciale nga veriu.

Kur është fjala për daljen e sërbëve nga institucionet kosovare në veri, Gjuriq kujtoi se kjo nuk ndodhi në një të kaluar, por gjatë mandatit të qeverisë aktuale dhe për një arsye shumë specifike, pas arrestimit të paligjshëm të sërbëve dhe intensitetit të pranisë së paligjshme të njësive speciale, që krijon destabilitet.

„Në vend që sërbët të kenë Bashkësinë e Komunave Sërbe si kusht për kthimin e tyre në institucione, marrin si përgjigje ish anëtarët e UÇK të armatosur që qëndrojnë poshtë dritareve të tyre", ka konstatuar ambasadori i Sërbisë.

Raportet e autoriteteve prishtinase me sërbët, është shembull ilustrimi i Manastirit të Deçanit ku qeveria refuzoi t’i kthejë truallin ndonëse egziston një vendim gjykate.

“Prishtinës nuk i intereson se çfarë ka vendosur Gjykata e tyre Kushtetuese për truallin e manastirit, por vendimet i zbatojnë sipas parimit të “tryezës suedeze”-ajo çfarë u pëlqen, e zbatojnë, por jo atë çfarë nuk u pëlqen” ka theksuar Gjuriq.

Sa i përket “prezencës së grupeve kriminale në veri”, ambasadori sërb ka kujtuar se drejtori i Policisë Kosovare ka thënë se në tre vitet e fundit policia në rajonin e veriut ka qenë shumë e suksesshme ndërkohë që sërbët kanë qenë pjesë e institucioneve, çka flet shumë.

Besimi në dialog kthehet me zbatimin e marrëveshjes, BKS mbi të gjitha ligjet në Kosovë

Gjuriq tha gjithashtu se Sërbia është e fokusuar në kthimin e "statuskuosë" duke shtuar se ndonjëherë duhet bërë hap pas për të bërë dy hapa para.

"Bashkësia ndërkombëtare kërkon që Prishtina të tërheqë njësitë speciale, kryetarët e komunave dhe të mbajë zgjedhje. Nëse e bëjmë këtë, nuk kemi përse të shqetësohemi rreth asaj se çfarë do të bëjë dikush", tha ambasadori i Sërbisë.

Gjuriq tha se situata aktuale e demokracisë në veri të Kosovës është e tillë që kryekomunarët e vendosur janë zgjedhur me më pak se 10 vota të qytetarëve.

"Dëshirojmë pamje tërësisht ndryshe" ka shtuar Gjuriq.

Ky i fundit bëri të ditur të dhënat sipas OSBE ku ka më shumë se 80.000 çështje të pazgjidhura pronësore sepse qeveria në Prishtinë nuk ka formuar Agjencinë e përbashkët të kontrollit dhe krahasimit të pasurive të paluajtshme ndërkohë që kanë formuar agjencinë e tyre njëetnike të cilën sërbët e kanë bojkotuar.

"Librat e kadastrës nuk janë në dispozicion të Prishtinës dhe nuk e dimë se çfarë do të bëhet me to" ka paralajmëruar Gjuriq.

Ky i fundit nënvizon se është i nevojshëm kthimi i besimit tek dialogu dhe kjo siç thotë ai, arrihet duke zbatuar gjithçka që është dakordësuar në Ohër.

“Nëse do flasim për BKS, ajo është mbi të gjitha ligjet në Kosovë” ka thënë Gjuriq.

Ky i fundit shprehu besimin se me dialogun e deritashëm janë arritur gjëra të rëndësishme, sepse prej shumë vitesh nuk ka pasur luftë dhe ndoshta më e rëndësishmja, të gjithë kemi mësuar sesi të menaxhojmë mosmarrëveshjet për çështjen e statusit.

„Besoj se në të ardhmen do të mund të krijojmë një mjedis në të cilin do të zbatohen të gjitha liritë europiane dhe shpresoj se do të shkojmë më tej se kaq, duke krijuar marrëdhënie të fortë mes sërbëve dhe shqiptarëve”, përmbylli ambasadori Gjuriq.