Gjuriq: Marrëdhëniet me SHBA në nivelin më të lartë të historisë së re
Ambasadori i Sërbisë në Uashington Marko Gjuriq thekson se marrëdhëniet me Amerikën janë një prej interesave strategjike shtetërore e kombëtare të Sërbisë.
Në një intervistë për portalin USERBIADAILY, Gjuriq ka thënë se egziston qasje e qartë sistematike dhe plan bashkëpunimi me SHBA.
Kohët e fundit keni thënë se se 2023 mund të jetë kthesë pozitive në raportet SHBA-Sërbi. Sipas mendimit tuaj si është gjendja aktuale dhe çfarë mund të presim në periudhën vijuese?
Në dhjetë vitet e fundit kemi ndërtuar dhe vazhdojmë të ndërtojmë një politikë të fortë dhe armaturë ekonomike në raportet e Sërbisë me SHBA dhe çdo përpjekje dhe sukses të shtuar, është tullë në të cilën forcojmë ndërtesën tonë. Nuk duhet të theksoj veçanërisht se marrëdhënia me Amerikën është një prej interesave strategjike shtetërore e kombëtare dhe në këtë kuptim, kemi një qasje të qartë sistematike dhe plan të përvijuar. Nuk dëshiroj të zbuloj detaje, por shumë shpejt na presin një sërë bashkëpunimesh të mira me Amerikën dhe me kalimin e këtij viti, do të ketë akoma dhe më shumë.
Kur mundet të presim fillimin e dialogut strategjik mes Sërbisë dhe SHBA? Cilat tema do të jenë me rëndësi të madhe në fillim të bisedimeve?
Ndërkohë që po flasim më shumë për datën e fillimit të dialogut strategjik si një platformë të re, padyshim me potencial kyç për bisedimet me Amerikën, me të cilën do të thellojmë më tej çdo aspekt të fushave të njohura është se nga të dy palët ka dëshirë për bashkëpunim të mëtejshëm. Mes tyre kanë rëndësi ekonomia, energjia, teknologjia e informacionit, siguria dhe industria e përkushtuar, por edhe bashkëpunimi shkencor, arsimor e kulturor.
Përmendët dhe mundësinë e liberalizimit të regjimit të vizave, mendoni se mund të arrihet në vitet e ardhshme apo kërkon më tepër kohë?
Absolutisht do të arrihet në të ardhmen dhe kjo është një prej motiveve më të mëdha dhe detyrë në të cilën punojmë intensivisht në mënyrë të veçantë, në konsultimet e përditshme përmes mbështetjes së pakufijtë të presidentit Vuçiq dhe qeverisë sonë. Pikërisht ky është uniteti dhe bashkëpunimi i të gjitha autoriteteve tona egzekutive dhe legjislative çka është çelësi për arritjen e një qëllimi kaq të rëndësishëm.
Bazuar në qëndrimin tuaj në SHBA, a mendoni se në Amerikë ka ndryshuar qëndrimi dhe paradigma ndaj Sërbisë? Cili është pozicioni aktual politik i tyre ndaj Sërbisë?
Paradigma për Sërbinë ka ndryshuar drastikisht për mirë dekadën e fundit. Mbushem me kënaqësi dhe krenari që bashkëbiseduesve të mij amerikan, t’u transmetoj sukseset e Sërbisë dhe tek ta të shkoj me ide të reja për përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit tonë dypalësh. Pothuajse përditë prej tyre marr afirmimin e pamjes pozitive rreth Sërbisë si aktore e qëndrueshme në politikën e brendshme dhe të jashtme, partnere e besueshme dhe faktor domethënës në të gjithë rajonin dhe një vend shumëanësor me perspektivë që ka ende shumë për të treguar dhe provuar se çfarë mund të bëjë.
Kongresi i Miqësisë Sërbo-Amerikane dhe agjencia Faktor plus së fundi kanë realizuar sondazh i cili tregoi se qëndrimi i qytetarëve të Sërbisë ndaj SHBA po ndryshon për mirë, por ky proces po ecën ngadalshëm. Sipas jush, çfarë duhet bërë për të ndikuar pozitivisht në qëndrimin e qytetarëve, a është e mundur që këto marrëdhënie të kthehen në nivelin e dikurshëm?
Kam bindje të thellë se kjo është e mundur dhe personalisht po bëj gjithçka që së bashku me kolegët e mi nga Ambasada dhe Konsullatat e Përgjithshme në Çikago e Nju Jork t’a afrojmë Sërbinë me Amerikën, si dhe Amerikën me Sërbinë. Sot ndodhemi në një epokë të re marrëdhëniesh me Amerikën, marrëdhënie që kanë bërë një rrugë të gjatë në dhjetë vitet e fundit dhe kanë arritur në një nivel që nuk mbahet mend në historinë e re. Dhe ky është veçse fillimi. Gjëra të mëdha ndodhen para nesh dhe besoj se bashkëpunimi edhe më i fortë me SHBA e veçanërisht përmbyllja e marrëveshjeve të reja-mes të cilave është në perspektivë edhe ajo për liberalizimin e vizave-do të krijojë mundësi të reja për lidhje, për ekonomi të përbashkët, shkencën, projekte kulturore e akademike, shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe figurave, si
dhe përafrimin e popujve tanë në çfarëdolloj kuptimi të mundshëm.
Në të njëjtin sondazh, 41,1% e të pyeturve presin që SHBA të ndihmojë zhvillimin e ekonomisë sërbe, 29% presin që Amerika të mbështesë interesat sërbe në dialogun me Prishtinën dhe prej tyre 17,9% presin që SHBA të mbështesin kompromisin e pranuar si për Sërbinë ashtu dhe për Kosovën. Cilin nga këto rezultate shikoni si më realiste dhe për cilat nga çështjet mund të presim mbështetje më të madhe të SHBA ndaj Sërbisë?
Amerika mbështet Sërbinë si motorin ekonomik të Ballkanit Perëndimor siç na ka quajtur ministrja e tregtisë së SHBA Xhina Raimondo, çka ka qenë prej kohësh i padiskutueshëm. Sigurisht që Amerika është e vetme në krye të partnerëve tanë të rëndësishëm ekonomik ndërkombëtar, çka e dëshmon dhe rritja e shkëmbimeve kontinuitive nga viti në vit i mallrave. Nga ana tjetër nuk duhet të kemi iluzione se zgjidhja e çështjes së Kosovës e Metohisë do të jetë e mundur pa rolin aktiv të SHBA e cila gjithnjë e më shumë i indinjojnë lëvizjet e shpeshta jo konstruktive të Prishtinës dhe kuptojnë se Beogradi është ai që me të vërtet qëndron i hapur dhe i gatshëm për bisedime, ndërsa pala tjetër nuk ndalet së bëri gjithçka për të shembur atmosferën e dialogut.
Gjithmonë e më shumë kompani amerikane po investojnë në Sërbi. A po punon Sërbia në SHBA për të “tërhequr” investime të tjera?
Duke rrezikuar të lë përshtypjen e josubjektivitetit, më duhet të them se jam krenar për punën e ekipit tim në Ambasadë në dy vite e gjysmë e cila sigurisht meriton një pjesë të meritës për rritjen e investimeve dhe prezencës së kompanive amerikane në Sërbi. E dyta, thelbi i këtij suksesi të vendit tone, qëndron tek Kurora e Andriqit, dhe tek Nemanjina, ku presidenti Vuçiq, kryeministrja Bërnabiq dhe qeveria jonë, punojnë me zell, pa u lodhur dhe me përkushtim për të vendosur dhe forcuar themelet e Sërbisë si destinacion investimi dhe pa angazhimin, mbështetjen dhe bashkëpunimin e të cilit ne si vend, nuk do të njiheshim këtu në Amerikë si një treg tërheqës dhe i qëndrueshëm për investime.
Vendi ynë shquhet në sektorin e IT, industria me rritjen më të shpejtë sot për sot. Sa njihet në SHBA dhe a ka mundësi për bashkëpunim të mëtejshëm dhe shkëmbim përvojash të inxhinierëve të rinj?
Në Amerikë me shumë respekt, shohin trajektoren rritëse të sektorit të shërbimeve të TIK në një vend të vogël si Sërbia. Kur i transmetoni bashkëbiseduesit se vitin e kaluar kemi arritur eksporte të këtij sektori me vlerë prej 2.7 miliardë eurosh, që është një rritje prej 45% në krahasim me vitin 2021 dhe se rritja e eksporteve të TIK ishte 34% vetëm në janar të këtij viti, nuk mundeni t'i lini indiferentë ose të painteresuar për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në këtë industri në kohën e tashme. Rezultatet tona flasin vetë dhe janë pasojë direkte e një politike të brendshme të mirë-konceptuar, të mirëmenduar dhe të qëndrueshme të udhëhequr nga lidershipi ynë shtetëror udhëhequr prej presidentit Aleksandar Vuçiq, frytet e së cilës reflektohen edhe në politikën tonë të jashtme.
E pikërisht për këtë sot gjendemi në situatën që 65% e totalit të investimeve të huaja direkte në këtë pjesë të botës janë realizuar në vendin tonë, çfarë është fakt dhe që askush nuk mundet t’a injorojë. Në Ambasadën tonë në Uashington, përditë punojmë intensivisht në forcimin e mekanizmave egzistues të bashkëpunimit dhe gjetjen e mënyrave të reja për t'u lidhur me Amerikën, në mënyrë që të kontribuojmë në rritjen e mëtejshme të eksporteve dhe zhvillimin e të gjithë sektorit tonë TIK, si dhe çeljen e mundësive të reja për punën, afirmimin dhe bashkëpunimin e ekspertëve dhe kompanive tona të IT, me homologët e tyre.
0 komentet