Gjuriq: Pritja e Kurtit nga ana e zyrtarëve më të lartë të B&H-akt për të ardhur keq dhe shembje e marrëdhënieve
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka thënë mbrëmjen e sotme se pritja zyrtare e zyrtarëve më të lartë të Bosnjë-Hercegovinës për Albin Kurtin në godinat qeveritare në Sarajevë paraqet akt për të ardhur keq që shemb raportet e fqinjëmira dhe integritetin territorial të Sërbisë.
Gjuriq në rrjetin social “X“ ka shkruar se Sërbia për më shumë se tre dekada ka dëshmuar angazhim të palëkundur në respektimin e integritetit territorial të Bosnjë-Hercegovinës.
“Qëndrimi ynë parimor i rrënjosur në të drejtën ndërkombëtare dhe në dëshirën e sinqertë për bashkëjetesë të mirë, ka qenë gur themeli i raporteve tona me Bosnjë-Hercegovinën” nënvizoi Gjuriq. Ky i fundit kujtoi se Sërbia përherë ka punuar në atë që këtë respekt t’a mbajë në aksionet dhe politikat e veta, duke nxitur stabilitet dhe bashkëpunim në mbarë Ballkanin Perëndimor ashtu sikurse dhe sot.
“Tentativat që me aktin e sot ofendues (i cili është gjithashtu në kundërshtim dhe të parashikuara në Marrëveshjen e Dejtonit) duke vënë në pikëpyetje sjelljen e patëmetë të Sërbisë në lidhje me integritetin territorial të Bosnjës, nuk është gjë tjetër veçse pjesë e dashakeqësisë së krijuar për të shtrembëruar të vërtetën dhe për të mbjellë ndasi. Të tilla përpjekje, nuk janë vetëm të pabaza, por edhe thellësisht të dëmshme për qëllimin e përbashkët për ndërtimin e rajonit të qëndrueshëm dhe të begatë”, ka shkruar Gjuriq.
Ky i fundit tha dhe se Sërbia mbetet e përkushtuar fuqimisht për dialog, respektit të ndërsjelltë dhe parimeve të marrëdhënieve fqinjëmira.
“Ftojmë të gjitha palët që t’i japin përparësi angazhimit konstruktiv dhe të shmangin aktet provokuese që minojnë besimin dhe bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor” shtoi ai.
0 komentet