Gjuriq: Qëndrojmë pranë popullit hebre në këtë kohë sfiduese
Burim: Kosovo Online
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, bëri thirrje për ndalimin e dhunës kundër Izraelit dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të bashkohet në mbështetje të paqes dhe sigurisë.
Ai deklaroi në platformën "X" se është thellësisht i shqetësuar nga zhvillimet e fundit dhe dënon sulmet me raketa ndaj Izraelit.
"Ne bëjmë thirrje për ndalimin e dhunës dhe që bashkësia ndërkombëtare të bashkohet në mbështetje të paqes dhe sigurisë. Qëndrojmë pranë popullit hebre në këtë kohë sfiduese", ka shkruar ai.
0 komentet