Gjuriq: Sërbia fortësë themelore e bashkëpunimit rajonal që promovon procesi i Berlinit

Marko Đurić TV Njuzmaks Balkan
Burim: PrintScreen

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka thënë se "shtylla kurrizore" e stabilitetit rajonal është bashkëpunimi i mirë dhe perspektiva ekonomike pikërisht bashkëpunimi në rajon dhe që procesi i Berlinit paraqet instrument përmes mekanizmave konkrete, marrëveshjeve dhe përshpejtimit financiar të kësaj panorame bashkëpunimi.

"Ndaj Sërbia qysh në fillim mori pjesë në procesin e Berlinit. Sërbia ka me çfarë të krenohet pasi ekipi me në krye presidentin Aleksandar Vuçiq për 10 vite ka bërë diçka të pabesueshme, që një vend për më shumë se një dekadë, të dyfishojë GDP e vet, të marrë vlerësim investimesh ndonëse nuk jemi anëtarë të BE. Sërbia nuk ka probleme me ekonominë, por për tryezën europiane sjell ekonomi të shëndetshme”, ka thënë Gjuriq për Njuzmaks Ballkan.

Ai theksoi se ajo çka për të cilën procesi i Berlinit është i rëndësishëm, është zgjidhja e çështjeve të hapura të trashëguara nga vitet ‘90.

“Ne u japim prioritet marrëdhënieve rajonale dhe është e rëndësishme që kryeministri Millosh Vuçeviq përfaqësoi Sërbinë sot në Berlin në frymë pozitive çka Sërbia mori pjesë aktive në të gjitha diskutimet çka dhe përfaqëson shembull të mirë të bashkëpunimit rajonal”, tha Gjuriq.

Ky i fundit shtoi se nuk ka kundërshtim për procesin e Berlinit, por për ritmin dhe dinamikën e integrimit europian ku ndonjëherë është kaq i ngadaltë saqë shumë në Sërbi vënë në pikpyetje sesa i besueshëm është ai proces.

“Jemi të lumtur që muajt e fundit shikojmë dinamikë më të madhe të vizitave të zyrtarëve europianë në Sërbi, në rajon gjatë muajve të fundit, vrull të ri... Duket se BE po krijon vrull të ri kur bëhet fjalë për integrimin europian dhe Sërbia është e interesuar. Nuk shkohet në BE me dorën e shtrirë duke lypur e kërkuar nga askush asgjë, por si popull i vjetër për të kontribuar politikisht dhe institucionalisht”, tha ministri.

Pyetjes nëse sot ka pasur mundësi të diskutohet rreth normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, shprehu besimin se sot në Berlin, duke pasur parasysh përvojën e tij nga takimi ministror i javës së kaluar të Procesit të Berlinit, temat ishin të ndryshme-nga lufta në Ukrainë deri tek lëvizjet globale dhe temat rajonale.

"Jam i sigurt se disa aktorë nga rajoni do të përpiqen t'i shfrytëzojnë takimet në Berlin për kritika të pabaza në llogari të Sërbisë për tentativë përmbysjeje në krahun tonë. Ne veprojmë konstruktivisht me dorën e shtrirë" tha shefi i diplomacisë sërbe.

Theksoi se pa kontributin aktiv të Sërbisë nuk ka stabilitet rajonal dhe se vendi po investon përpjekje të mëdha dhe pavarësisht presionit nga qarqe të ndryshme të frustruara politike….

"Sërbia për nga natyra është fortësë themelore e bashkëpunimit dhe stabilitetit rajonal. Nuk kemi ambicie të imponojmë rol udhëheqës, por dëshirojmë të përdorim pozicionin tonë gjeografik, ekonomik dhe kulturoro-historik për bashkëpunimin më të hapur, homogjen dhe europian në rajon”, tha Gjuriq.

Ky i fundit theksoi se temat e së kaluarës duhet të zgjidhen dhe jo të kufizohen tek bashkëpunimi.

"Nuk tërhiqemi nga interesat tona kombëtare dhe luftojmë për të gjitha të drejtat e sërbëve në vende të ndryshme të rajonit, ku ata tentojnë t'i vënë në pikpyetje. Por i qasemi bashkëpunimit rajonal me zemër jashtëzakonisht të hapur sepse kjo është në interesin tonë. Interesi ynë është që ambjenti përreth të jetë stabil dhe i qetë”, nënvizoi Gjuriq.

Duke folur rreth bashkëpunimit me SHBA, theksoi se zgjerimi i bashkëpunimit me Amerikën është jashtëzakonisht i rëndësishëm për realizimin e një sërë interesave kombëtare të Sërbisë dhe në këtë kuptim, ai kujtoi Marrëveshjen e nënshkruar së fundi për bashkëpunim energjetik ku do të mundësojë siguri më e madhe në furnizimin me energji por edhe ndryshimin e pamjes rreth Sërbinë në SHBA.

“Nuk është sekret që kemi dallime për çështjen e statusit të Kosovës, megjithatë interesi sërb është që të kemi mik në SHBA, për të mos lejuar dhe të mos lëshojmë terren atyre që dëshirojnë t’a shfrytëzojnë situatën në dëmin tonë, që të mos jenë ata që do të drejtojnë politikën ndaj Ballkanit Perëndimor, vend që është lider i qytetërimit perëndimor” konkludoi Gjuriq.