Gjuriq: Sërbia ktheu faqe, nuk do heshtë më por aktivisht do të paraqesë të vërtetën rreth Kosovës
Pas seancës së Asamblesë së Përgjithshme të KB në të cilën u miratua Rezoluta për Srebrenicën është tërësisht e qartë se kundërshtarët e Sërbisë do të përballen me kundërshtime serioze dhe të organizuara ndaj çdo përpjekjeje të njëanshme për t’a përfshirë Kosovën në organet e organizmave botërore, theksoi ministri i punëve të jashtme të Sërbisë, Marko Gjuriq.
Ky i fundit në emisionin “Usinjanje” në Kurir TV tha se dëshiron që çdo ambasadë dhe konsullatë e përgjithshme, kur është fjala për luftën speguese dhe argumentuese për pozicionin sërb, do të jenë “zyra të vogla për Kosovën dhe Metohinë” në domenin që ka lidhje me Kosovën.
"Do të ofrojmë mbështetje të fortë ekipit të presidentit dhe Zyrës për K&M. Ekipi shtetëror në vitet e kaluara, ka arritur rezultat impresionues në numrin e vendeve që kanë tërhequr njohjen e Kosovës-deri në 28 shtete, ose së paku 27. Kjo është e pakrahasueshme në lidhje me situatën e para një dekade. Tashmë është tërësisht e qartë dhe veçanërisht pas Asamblesë së Përgjithshme të KB në lidhje me Rezolutën për genocidin se kundërshtarët tanë për këtë temë, do të përballen me kundërshtime serioze dhe të organizuara ndaj çdo përpjekjeje të njëanshme për të futur Kosovën në organet e organizmave botërore. Ruajtja e interesave kombëtare sërbe në Kosovë e Metohi mbetet një nga prioritetet kyçe”, nënvizoi Gjuriq.
Ky i fundit theksoi se regjimi i Kurtit nuk është demokratik, por etno-nacionalist dhe ka për qëllim realizimin e vizionit “nacional-romantik” të Albin Kurtit, të cilin përgjatë gjithë punës së vet e ka demonstruar dëshirën për të qenë bashkues i të gjithë shqiptarëve në Ballkan.
Gjuriq theksoi se nuk ka pasur sanksione për regjimin e Kurtit për lëvizjet e njëanshme, duke kujtuar se nuk egziston marrëveshje që nuk e ka shkelur, ashtu sikurse dhe as dhe vlera europiane dhe demokratike të cilat nuk i ka sulmuar.
Ai theksoi se sërbëve u ndalohet pjesëmarrja në zgjedhje dhe sa i përket lirisë së tregtisë, mallrat sërbe prej një viti nuk kanë mundur të hyjnë në territorin e Kosovës.
“Në fund, bashkatdhetarëve tanë dhe kujtdo që ndihet pjesë e shtetit të Sërbisë i’u mohua e drejta për shtesa të pagesave për fëmijët, pensionet apo pagat. Rregjimi etno-nacionalist në Prishtinë është fokusuar tek abuzimi me komunitetin sërb, duke reduktuar të drejtat e tyre kolektive. Fakti që sot kemi të ashtuquajtur kryetarë komunash, të cilët nuk kanë fituar as 1% të votave, flet rreth asaj se sa demokraci ka në Kosovë”, ka speguar Gjuriq.
Ky i fundit ka thënë se Kurti ndonjëherë është i zoti dhe në spinimin e propagandës politike jashtë vendit, duke shtuar se Kosova tek kjo investon shuma të konsiderueshme.
Megjithatë, ai shtoi se Sërbia ka kthyer faqe të re dhe nuk hesht më, por aktivisht paraqet të vërtetën rreth zhvillimeve në Kosovë.
“Fakti që tentativa e Kosovës të hyjë në Këshillin e Europës dështoi nuk erdhi vetvetiu”, theksoi Gjuriq.
Ky i fundit ka theksuar se Kurti ka dashur që këtë punë rreth anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Europës t’a përfundonte në maj para zgjedhjeve në Kosovë dhe se kjo tentativë dështoi.
“Fatkeqësisht, regjimi i Kurtit do të vijojë të tentojë që zgjedhjet tek kjo ku vendet që këtë projekt e mbështetën, të vazhdojnë t’a shtyjnë drejt Këshillit të Europës”, shpreh bindjen Gjuriq.
Ai theksoi se për shkak të luftës në lindje të Europës disa shtete në kontinentin europian, së paku përkohësisht, zëvendësuan parimin e mbështetjes së pakicave kombëtare dhe respektimit të të drejtave kolektive me veprime drejt konsolidimit të të ashtuquajturës shtetësi kosovare.
“Na takon të theksojmë rrezikun që qëndron në të, sipas të cilës Europa nuk mundet t'i lejojë vetes krijimin e shtetit autokrat në juglindje të saj bazuar në nëpërkëmbjen e komunitetit sërb dhe të gjitha komuniteteve të tjera joshqiptare në Kosovë” konkludoi Gjuriq.
Ky i fundit tha se Sërbia është përballur me një lloj "stuhie të përsosur" ngjarjesh që kanë lidhje dhe me Kosovën, përpjekjen e regjimit të Kurtit për të hyrë në institucionet ndërkombëtare përkundër të gjitha marrëveshjeve, si dhe fushatën në lidhje me Srebrenicën, në të cilën egzistonte rreziku që komuniteti ndërkombëtar u dakordësua me propagandën për të pranuar se Holokausti, genocidi në Ruandë dhe ngjarjet në Srebrenicë janë-të baraznjehësuara.
“Këtë e kundërshtuam dhe e pritëm në këmbë. Fushata jonë nuk i referohet dhe nuk ka pasoja vetëm në këtë fushë, por Sërbisë i sjell rrjet të gjerë kontaktesh që do të sjellin përfitime në planin ekonomik dhe në plane të tjera. Dëshirojmë të ndryshojmë imazhin e Sërbisë në bashkësinë ndërkombëtare. Kjo ishte tentativë për t’a vënë poshtë Sërbinë çka nuk do t‘a lejojmë”, tha Gjuriq.
Sërbia, thekson ai, është vend që po zhvillohet vrullshëm e cila ka ndryshuar paradigmën e ekonomisë së vet.
"Shikoni sesa të mira janë sot marrëdhëniet me hungarezët, romët dhe boshnjakët në vend" tha ministri.
Ai theksoi se metodat e përdorura ndaj Sërbisë janë të karakterit hibrid, të llogaritura dhe të dizenjuara me qëllim që të krijohet atmosferë politike dhe rrethana në të cilat nuk do të mund t‘i realizojë prioritetet e veta kombëtare.
“Ne në pikën tonë theksuam dhe kundërshtuam me forcë stigmatizimin e popullit tonë dhe krijimin e imazhit të ri të asaj që ndodhi në vitet ‚90. Përpjekjet tona për të vënë në dukje të vërtetën për ngjarjet e viteve '90, nuk do të përfundojnë me këtë Rezolutë. Do të vijojmë të rrëfejmë historinë e viktimave tona”, nënvizoi Gjuriq.
Ky i fundit theksoi se ishte në kufijtë e papërgjegjshmërisë të "shtyhej" historia e Rezolutës pa konsensusin e të tre popujve. Tani, shton ai, marrëdhëniet brenda Bosnjë-Hercegovinës janë më të këqija se ç’kanë qenë.
Ai theksoi se Sërbia do të ketë parasysh se kush ishte në secilën anë dhe këtë do t‘a ketë parasysh kur të votojë rreth temave të rëndësishme për ato vende, por dhe do të luftojë që me këto vende të ketë marrëdhënie të mira në të ardhmen.
“Nuk do të demonstrojmë arrogancë ndaj askujt. Ne në Nju Jork, në momentet më të vështira për ne, treguam se e duam tonën, se nuk urrejmë asgjë tjetër të huaj, se nuk kemi asnjë armiqësi, sidomos jo ndaj fqinjëve në rajon, por mos lejoni që viktimat sërbe të poshtërohen”, shtoi Gjuriq.
Ky i fundit theksoi se Sërbia dhe Gjermania, e cila ishte iniciatore e Rezolutës, janë partnerë të rëndësishëm, duke kujtuar se Gjermania ka të punësuar pothuajse 80.000 njerëz në Sërbi dhe se shkëmbimi tregtar është më shumë se 11 miliardë euro si rekord i lartë.
“Ne jemi partnerë që aspirojnë të bëhen pjesë e të njëjtit komunitet politik-BE. Në kuadër të kësaj bashkësie ndahen vlera të caktuara të bazuara në përfshirjen e të gjithë qytetarëve. Duhet të shikojmë tek e ardhmja e raporteve sërbo-gjermane dhe ajo duhet të jetë pozitive”, nënvizoi Gjuriq.
Ky i fundit u shpreh për “ofensivë sharmi” të Sërbisë, duke thënë se “sharmi i politikës sërbe në këtë është se është e çelur për të gjithë, çka është vend që të shtrin duart në të katër anët e botës”.
“Duhet të përpiqemi që të tjerët t'i bindim në vlerën e vendit tonë, politikën tonë për temat kyçe, të shkojmë nëse është e nevojshme tek kryeqytetet e vendeve që kanë qëndrim negativ për ne dhe të përpiqemi për t’a ndryshuar. Nuk është vetëm frazë kur them se Sërbia udhëheq politikë të pavarur dhe liridashëse. Pikërisht si e tillë Sërbia konsideron se për të është e rëndësishme të përmirësojë raportet dhe me SHBA. Kjo e fundit është bërë partneri numër një kur është fjala rreth tregtisë së shërbimeve, kryesisht në sektorin e IT. Kemi shumë arsye për të qenë krenarë për më shumë se kemi një milion njerëz të origjinës sonë në SHBA, çka është urë domethënëse bashkëpunimi”, theksoi ai.
Në tre vitet e mëparshme, tha ai, investoi shumë në përmirësimin e marrëdhënieve në Uashington dhe ndërtimin e rrjetit të kontakteve.
“Po largohemi nga procesi i brezave që ka nisur, i cili duhet të vazhdojë me ritme të pashtershme. Si ministër do të kujdesem shumë që të vazhdojmë bashkëpunim kualitativ me institucionet amerikane dhe mbështetjen për komunitetin sërb në SHBA. Më vjen shumë mirë që sërbët në Amerikë nisën të angazhohen më shumë dhe të luftojnë në politikë”, tha ai.
Gjuriq shprehu pritshmëritë se ambasadori i Sërbisë në SHBA do të emërohet shumë shpejt, por shtoi se pozita nuk është vakante, pasi Sërbia përfaqësohet nga një diplomat i shquar, ambasadori Vlladimir Mariq, i cili aktualisht është duke ushtruar detyrën në Uashington.
I pyetur për zgjedhjet për Parlamentin Europian, tha se në kuptimin personal, viti i ardhshëm mund të sjellë “topografi” politike krejtësisht të ndryshme në skenën ndërkombëtare, por do të ngelen të pandryshuara konstantat gjeopolitike, partneritetet dhe aleancat strategjike e ushtarake. "Për Sërbinë është shumë e rëndësishme që të jetë e gatshme të punojë dhe zhvillojë marrëdhënie pavarësisht nga ajo se kush do t'i fitojë zgjedhjet, në të cilat ne nuk mund të marrim pjesë. Imperativi ynë është se cili është interesi i Sërbisë. Kemi definuar prioritetet kombëtare. Si fillim të ruajmë paqen dhe stabilitetin në vend dhe në mjedisin përreth. E dyta është ruajtja e pavarësisë në vendimmarrje, sepse ky është parakusht për arritjen e prioritetit të tretë, që është zhvillimi ekonomik. Prioriteti i katërt është pamja demografike e Sërbisë të cilën duhet t’a përmirësojmë për të mbijetuar si popull. E pesta është ruajtja e identitetit, kulturës dhe gjuhës së shkruar e popullit sërb, por dhe të gjithëve që jetojnë në Sërbi. Prioriteti ynë është gjithmonë i orientuar drejt së ardhmes. Këto prioritete nuk janë të reja. Politika jonë e jashtme do të bazohet në ato parime, të cilat në shtator të vitit 2019 i paraqiti Aleksandar Vuçiq”, theksoi Gjuriq.
Duke folur për Kuvendin e nesërm mbarësërb, tha se do të jetë festë e kuvendësisë sërbe dhe harmonisë rreth ruajtjes së identitetit kombëtar, të shkruarit, gjuhës dhe kulturës.
"Do të jetë mundësi të bisedojmë se si të veprojmë bashkarisht rreth temave të përbashkëta. Do të ketë sigurisht shumë fjalë rreth Kosovës dhe Metohisë dhe nevojshmërisë së respektimit të Marrëveshjes së Dejtonit", tha Gjuriq.
0 komentet