Petkoviq dhe Gjuriq me sërbët e Kosovës: Detyrë e përbashkët të mbrojmë popullin sërb në Kosovë

Sastanak direktora Kancelarije za KiM Petra Petkovića i ministra spoljnih poslova Marka Đurića sa Srbima sa Kosova
Burim: Kosovo Online

Detyrë kryesore është të mbrojmë popullin sërb në Kosovë, është konkluduar sot në takimin e drejtorit të Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq dhe ministrit të punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq, me përfaqësues të sërbëve të Kosovës.

Petkoviq sot në prag të kuvendit të nesërm të parë pansërb që do të mbahet në Beograd, është takuar me përfaqësuesit politik dhe institucional të popullit sërb të Kosovës ku në këtë takim asistonte dhe shefi i diplomëcisë sërbe Marko Gjuriq.

Petkoviq dhe drejtori i mëparshëm i Zyrës për K&M Gjuriq sikurse njoftohet, me sërbët e Kosovës ka biseduar mbi të gjitha, rreth situatës politike dhe të sigurisë në Kosovë në dritën e veprimeve dhunuese të njëanshme të përditshme të cilat Albin Kurti ndërmerr para syve të bashkësisë ndërkombëtare.

Përfaqësuesit e popullit sërb të Kosovës kanë informuar drejtorin Petkoviq dhe ministrin Gjuriq rreth të gjitha sfidave dhe problemeve me të cilat përballet populli sërb, por dhe vendosmërinë e palëkundur të sërbëve për të qëndruar e mbijetuar në vatrat e tyre shekullore

“Forca e unitetit sërb përherë ka qenë dhe do të jetë mburoja më e fortë dhe përgjigja më e zëshme për të gjithë ata që mendojnë se mund t’a shuajnë shkëndijën e egzistencës sërbe dhe emrin e mbiemrin sërb në hapësirën e Kosovës e Metohisë, por edhe kudo ku jeton populli sërb. Detyra jonë më domethënëse sot është të ruajmë popullin sërb në Kosovë e Metohi dhe tek kjo kemi mbështetjen dhe përkushtimin e fuqishëm të shtetit tonë të Sërbisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiq” ka qenë konkluzioni i përbashkët i takimit.

Gjuriq: Të gjitha përfaqësitë diplomato-konsullore do të jenë Zyra për K&M

Të gjitha kapacitetet e diplomacisë sonë do t’i vendosim në shërbim të luftës për mbrojtjen e interesave sërbe në Kosovë e Metohi, ka thënë ministri Gjuriq në rrjetin social “X“.

“Çdo përfaqësi jona diplomato-konsullore do shndërrohet në Zyrë të vogël për Kosovën e Metohinë, pasi të gjithë duhet të jenë të ndërgjegjshëm se çfarë po ndodh dhe me me çfarë po përballet përditë populli ynë në Kosmet. Konkluzioni i përbashkët që sot dolëm është që forca e unitetit sërb përherë ka qenë dhe do të jetë mburoja më e fortë dhe përgjigja më e zëshme ndaj të gjithë atyre që mendojnë se mund të shuajnë shkëndijën e egzistencës sërbe dhe emrin e mbiemrin sërb në hapësirën e Kosovës e Metohisë e kudo ku jeton populli sërb” nënvizoi ai.