Gjuriq: Sërbia përpiqet që të jetë zëri i arsyes në politikën ndërkombëtare
Për çdokënd që di të mbledhë dy herë dy, është e qartë se Sërbia me diversionin në Zubin Potok, nuk ka lidhje, tha ministri i jashtëm i Sërbisë Marko Gjuriq duke bërë të ditur se pikërisht për këtë, Sërbia do të insistojë që kësaj gjëje t’i shkohet deri në fund dhe nuk do të lejojë që Albin Kurti me parimin “qeni që leh, erën mbart” të dalë pa u lagur nga tentativat për destabilizimin e rajonit.
“Insistojmë që komuniteti ndërkombëtar të monitorojë nga afër hetimet dhe që ata që luajnë me paqen dhe stabilitetin e rajonit të mos amnistohen” tha Gjuriq për Politika.
Sërbia, thotë ai, po ndërmerr hetimin e vet por është herët për t'ia drejtuar gishtin dikujt, pasi është shtet i rregullave dhe i organizuar që në të tilla situata, dëshmon seriozitet dhe kredibilitet. Shtoi se rrjeti diplomatik sërb me argumenta dhe në kohën e duhur reagoi ndaj sulmeve tinzare të Prishtinës ndaj reputacionit të Sërbisë dhe kështu do të vijojë t’a bëjë dhe në të ardhmen.
Në lidhje me pjesëmarrjen e Listës Sërbe në zgjedhjet kosovare, u përgjigj se ky është vendim i sërbëve dhe liderëve të tyre politikë, të cilin Beogradi, si përherë do t’a respektojë.
“Nga ana tjetër, shtrohet pyetja nëse Lista Sërbe, si organizatë kyçe politike e sërbëve në K&M, do të mund të marrë vendim, sepse nuk është në interesin e Kurtit që sërbët në Prishtinë të prezantojnë njerëz që luftojnë për interesat shtetërore e kombëtare sërbe. Atij i duhen sërbët e bindur dhe nuk i intereson që nuk mund të gjejë të tillë në mesin e atyre që kanë legjitimitet dhe peshë reale politike. I keni parë ditët e fundit, tentativa të panikosura të Kurtit që Beogradin dhe Listën Sërbe me çdo çmim t’a lidhë me sabotimin në kanalin Ibër-Lepenacit, që përfaqësuesit legjitimë të sërbëve t’i skualifikojë paraprakisht nga procesi zgjedhor dhe të vendosë disa prej sërbëve të tij”, tha Gjuriq.
Pyetjes sesa reale janë shanset që Sërbia të përmbushë kriteret për anëtarësim në BE deri në fund të vitit 2026, shefi i diplomacisë sërbe tha se shteti udhëheq fushatë aktive për të krijuar masë kritike mbështetëse për anëtarësimin në BE dhe se Sërbia është e vendosur fort për anëtarësimin në Union.
“Zgjerimi i BE është proces politik kompleks që mbështetet në projeksionet strategjike të shteteve anëtare dhe varet para së gjithash nga vullneti i tyre politik, e më pas nga përmbushja e kritereve të përcaktuara për vendet aspirante dhe kandidate. Sërbia është fort e përkushtuar strategjikisht për anëtarësimin në BE dhe këtë e bazojmë tek interesat tona ekonomike dhe politike. Ne jemi popull i vjetër shtetbërës europian dhe vendi ynë është në tryezën ku vendoset e ardhmja e Europës”, tha Gjuriq.
Ky i fundit tha se ambicia e Sërbisë është që në BE të hyjë si anëtare e vërtetë me të drejta të plota, pra që në tryezën të përbashkët të ketë zë rreth temave të interesit të përbashkët.
“Ne, sikurse njoftoi dhe presidenti Vuçiq, do të përfundojmë atë që duhet të bëjmë deri në fund të vitit 2026 dhe më pas, kur reformat tona të kompletohen, barra e vendimmarrjes do të jetë tek vetë BE. Unë sinqerisht shpresoj se në atë moment do të egzistojë vullneti politik që procesi i zgjerimit të BE të vijojë. Përshtypja jonë është se në këtë moment ky vullnet egziston dhe do të mundohemi t’a shfrytëzojmë në mënyrën më të mirë” shpreh bindjen ministri.
Tek konstatimi që fashikulli 3 në dhjetor me gjasa nuk do të çelet, kujton se Komisioni Europian ka tre vjet që jep rekomandime pozitive për çeljen e tyre dhe se Sërbia i plotëson të gjitha kriteret dhe ka vite që është gati për të vazhduar negociatat me BE përmes çeljes së kapitujve të rinj, por që tek vetë BE nuk ka patur gatishmëri për këtë.
Arsyet, spegon ai, janë të shumta-prej problemeve të sistemit brenda vetë BE që nuk kanë kurrëfarrë lidhje me Sërbinë, permes faktit se struktura të caktuara politike në disa vende të BE, janë ende të kufizuara nga narrativat e vjetra dhe të vonuara për Sërbinë dhe kjo që klima e marrëdhënieve të sotme ndërkombëtare po dekurajon mbështetësit e qasjes racionale ndaj temës së zgjerimit.
Gjuriq pranon se ka pasur dhe momente kur përfaqësuesit e Sërbisë mund të mos kishin investuar përpjekje të mjaftueshme që të gjithë vendimmarrësit në vendet e BE, prej parlamenteve e deri tek autoritetet egzekutive, thënë me argumente të çertifikuara se kishin të bënin me një vend thelbësisht të ndryshëm nga ai që kishin njohur në dekadën e fundit të shekullit të kaluar.
“Sot, po punojmë me shumë përkushtim tek kjo që zëri ynë dhe argumentet të dëgjohen aty ku ishim dje të padukshëm politikisht dhe diplomatikisht”, tha Gjuriq.
Është e rëndësishme, shton ai dhe se si rajon, meqenëse për integrimet europiane na lidhin ambicie të njëjta, të shfrytëzojmë çdo shans që agresivisht të lëvizim këtë temë në forumet ndërkombëtare.
Gjuriq shprehu bindjen se rajoni duhet të lobojë bashkërisht për ringjalljen e procesit të zgjerimit.
“Për ne është thelbësisht e rëndësishme, pavarësisht nëse në Bruksel përpjekjet tona do të vlerësohen gjithmonë në përputhje me dëshirat tona, të vazhdojmë procesin e zbatimit të axhendës sonë reformuese, sepse ai proces në vetvete është i dobishëm për Sërbinë”, tha Gjuriq.
Pyetjes se çfarë mund të presë Sërbia nga administrata Tramp, kthehet se-çështja kryesore është se açfarë mund të presë bota nga administrata Tramp.
Tha se se egzistojnë baza për të supozuar se hyrja e presidentit të ri të SHBA në Shtëpinë e Bardhë do të sjellë ndryshime të mëdha në politikën e jashtme amerikane, çka indirekte do të prekin edhe Sërbinë.
“Pres që do të investohen përpjekje që bota të orjentohet drejt destabilizimit të përgjithshëm, çka për Sërbinë do të ishte si politikisht dhe ekonomikisht interesante, sepse pavarësisht asaj që kemi gjetur mënyra që krizat ndërkombëtare të na prekin ndoshta më pak traumatikisht sesa të tjerët, ne jemi ende pjesë e zinxhirit ekonomik global dhe stabilizimi i situatës në botë, është interesi ynë i padyshimtë. Kemi arsyetim dhe pritshmëri të caktuara kur është fjala rreth bashkëbunimit dypalësh sërbo-amerikan, por në këtë moment gjëja më e mençur është të jemi të durueshëm dhe të presim kalimin e pushtetit në Uashington” tha ministri Gjuriq.
Pyetjes sesa realiste është që presidenti Tramp të vizitojë Sërbinë, konstatoi se zhvillimi i marrëdhënieve mes Sërbisë dhe SHBA gjatë viteve të fundit ka qenë shumë dinamik dhe në drejtim të duhur dhe se nëse do të egzistojë ndonjë moment që me çeljen e një faze në bashkëpunimin e shteteve tona të kurorëzohej simbolikisht me vizitën e presidentit amerikan-atëherë ky është ai momenti.
“Jam i sigurt se presidenti Tramp do të shqyrtojë mundësinë e vizitës në Sërbi, por nëse kjo do të ndodhë varet nga një sërë faktorësh. Sërbia, në përputhje me traditat e mikpritjes sërbe, por edhe me ambicien për të vazhduar përmirësimin e marrëdhënieve me SHBA, presidentit Tramp do t'i bënte pritje që nuk do të mund t’a përjetonte askund tjetër në Europë”, tha Gjuriq.
I pyetur se sa e mirë është politika e jashtme multivektoriale e udhëhequr nga Sërbia falë presidentit Aleksandar Vuçiq, vuri në dukje se qëndrimi i respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe promovimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në baza të barabarta që prej vitesh ka qenë karakteristikë e politikës sonë të jashtme, nuk është më fenomen i izoluar në skenën politike ndërkombëtare, por politikë për të cilën zgjidhet nga një numër në rritje vendesh.
Ndaj dhe Sërbia, shton ai, po gjen gjithnjë e më shumë bashkëbisedues në mbarë botën që ndajnë një sistem të tillë vlerash.
“Në kohën kur egzistojnë tentativa që procesi i globalizimit të ndalet dhe të krijohen ndarje të reja të blloqeve botërore, është shumë e vështirë të drejtosh politikë të pavarur dhe në të njëjtën kohë të jesh ushtarakisht neutral. Sërbia ndonëse e vogël dhe me kapacitete relativisht modeste, përpiqet të jetë zëri i arsyes në politikën ndërkombëtare”, theksoi Gjuriq.
Në këtë kuptim thotë se politika multivektoriale është vetëm konkretizimi dhe zbatimi praktik i vlerave.
“Interesi ynë i pamohueshëm është zgjerimi i rrjetit të partneriteteve dhe miqësive në mbarë botën. Ne jemi shtet i pavarur, udhëheqim dhe do të udhëheqim politikë të pavarur. Dhe keni të drejtë, inspirues dhe krijuesi i kësaj politike është presidenti Aleksandar Vuçiq dhe jam i bindur se brezat e ardhshëm do t’a kujtojnë si një nga politikanët më të suksesshëm në historinë sërbe”, tha Gjuriq.
Duke folur rreth përmirësimit të marrëdhënieve me Kroacinë, vuri në dukje se përmirësimi i marrëdhënieve rajonale është një nga prioritetet e politikës së jashtme të Sërbisë dhe se kjo nuk ka lidhje me jugonostalgjinë, por me "faktin e thjeshtë dhe themelor"-që vendet e rajonit tonë kanë interes të qartë për të bashkëpunuar politikisht dhe ekonomikisht.
Çdo devijim nga kjo logjikë, paralajmëroi ai, mund të ketë pasoja vetëm tek ngadalësimi i rritjes ekonomike të shteteve tona.
“Kroacia nuk është vetëm një nga fqinjët tanë më të fortë ekonomikisht, por edhe shtet me të cilin kemi një sërë çështjesh të hapura dhe pikërisht duke zgjidhur këto çështje, do të tregojmë sesa të gatshëm jemi për të kapërcyer problemet e trashëguara dhe të orjentohemi drejt të ardhmes ndryshe. Kundërshtarët e këtij kursi ku ka dhe tek ta dhe tek ne, do t'ju tregojmë rreth armiqësive tradicionale ose rivalitetin e pakapërcyeshëm strategjik, por ky është vetëm justifikim për mosbashkëpunim. Jam i bindur se armiqësi të përhershme nuk egzistojnë dhe se ato janë gjithmonë të gjeneruara politikisht, kështu që duhet të egzistojë dhe mënyra që problemi të zgjidhet me politika të ndryshme. Personalisht do të bëj gjithçka që kur të mbaroj mandatin tim, marrëdhëniet tona me Kroacinë të jenë më të mira se ato që kam gjetur”, tha ministri i punëve të jashtme.
Pyetjes sesi do përmirësohen marrëdhëniet me B&H, thotë se përgjigja për këtë pyetje do të duhej të ishte e thjeshtë, por-nuk është pasi pozicioni haptaz antisërb është diçka që tek disa politikanë të Federatës së B&H sjell vota sipas të cilit mungojnë forca që të ardhmen e rajonit t’a shikojnë në kontekst tjetër.
Gjuriq tha se Sëbia dëshiron sinqerisht që me Federatën e B&H të ketë marrëdhënie të mira të barabarta ashtu sikurse me Republikën Sërbe të Bosnjës.
“Mbështes pa rezerva integritetin territorial të B&H dhe dëshirojmë që ky shtet të funskionojë në bazë të marrëveshjes së Dejtornit në gëzueshmëri të të dy entiteteve dhe tri popujve konstituitiv. Nuk shikoj se çfarë kundërshtime mund të kemi në këtë kuptim. Vitin e fundit Sërbia nga ana e disa politikanëve ekstremistë në Sarajevë, shumë herë është akuzuar për gjëra të tmerrshme, e pikërisht këta individë janë me të vërtetë kërcënimi më i madh për stabilitetin e B&H. Ne fqinjëve tanë u duam të mirën dhe jemi të gatshëm për përmirësimin e mëtejshëm të raporteve me B&H dhe shpresojmë se në kohën më të afërt të kemi bashkëbisedues aduekuatë”, ka thënë Gjuriq.
0 komentet