Vuçiq: Kushdo që t’a ketë kryer incidentin në kanal, kjo nuk është bërë në interes të Sërbisë
Kushdo që t’a ketë kryer incidentin i cili ndodhi në kanalin Ibar-Lepenac, pavarësisht etnisë, këtë nuk e ka bërë në kurrëfarrëlloj interesi të Beogradit dhe Sërbisë, ka thënë presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq.
Ky i fundit në deklaratën para gazetarëve pas takimit me përfaqësues të rinj të BE, tha se tema e këtyre bisedimeve ka qenë dhe incidenti i fundit që ndodhi në kanalin Ibar-Lepenac.
Theksoi se Sërbia nuk e ka problem të pranojë rezultatet e hetimit dhe atë se kush e ka kryer-kjo nuk është bërë në kurrëfarrëlloj interesi të Beogradit dhe Sërbisë pavarësisht nga kombësia.
“Do ndërmarrim hetimet tona dhe besoj se do të dalim me rezultate në javët e ardhshme” ka shprehur besim Vuçiq.
Gërvalla para Këshillit të PE foli çfarë kishte në mendje por njerëzit janë seriozë dhe kërkojnë prova
Duke komentuar kërkesën e ministres kosovare Donika Gërvalla se Sërbia është fajtore për shpërthimin në kanalin Ibar-Lepenac, Vuçiq u përgjigj se ajo “i’a shkrepi çfarë i vinte në mendje” rreth përfshirjes së Sërbisë në shpëthim por njerëzit në botë janë mjaft seriozë dhe për të tilla thënie kërkohen prova.
Ai sqaroi gazetarët se tre persona kanë qenë “kyç” që lejuan Gërvallën të fliste në Këshillin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian.
“Një nga Partitë e të Gjelbërve, e më pas Galer nga Partitë Popullore Europiane dhe estonezi nga Kosova (Aivo Orav). Ata i dhanë mundësinë që vetëm të fliste pa mundësi që ne të përgjigjeshim në Këshill. Ndërsa ajo si gjithmonë shkrepi bazukët çfarë i vinte në mendje por nuk mendoj se kjo do të kalojë pa jehonë të madhe” ka thënë Vuçiq.
Ky i fundit shtoi se “non-pejper“ i saj është i turpshëm dhe “jo tamam formuluar me mend“.
“Formuluar përafërsisht pa mend, ideologjik në stilin e Enver Hoxhës-ne i urrejmë ata dhe ngaqë i urrejmë ata janë fajtorë‘… Pa asnjë lloj prove”, ka thënë presidenti i Sërbisë.
Ai theksoi se megjithatë njerëzit në botë janë mjaft seriozë dhe dje kërkuan prova në Këshill.
“Për të mos folur për atë çka dëgjova sot… Sapo të shikojmë prova për ndonjë gjë, do të dalim në publik. Mjaft dyeshuese”, konstatoi Vuçiq.
Ky i fundit përsëriti se Beogradi dhe askush nga Beogradi nuk ka kurrëfarrëlloj lidhjeje me shpërthimin tek kanali në Zubin Potok dhe se është i gatshëm të punojë bashkarisht me të gjithë në botë për gjetjen, arrestimin dhe procedimin e atyre që ishin pjesmarrës në këtë.
“Që të bëj ato që bëjnë ata, jo. Bëjmë dallim mes nesh dhe atyre. Ne sillemi me seriozitet dhe përgjegjshmëri, çka u përmend dhe këtu sikurse në çdo vend tjetër”, ka thënë presidenti Vuçiq.
Sërbia do t’i përmbushte të gjitha kushtet për Fashikullin 3-t’i vendoste sanksione Rusisë dhe njihte Kosovën
Duke folur rreth rrugës europiane të Sërbisë dhe çeljes së Fashikullit 3, Vuçiq ka theksuar se Sërbia do t’i përmbushte të gjitha kushtet t’i vendoste sanksione Rusisë dhe të njihte pavarësinë kosovare.
“Për ne është e rëndësishme që ne të përmbushim kushtet që na janë vendosur, por që t’i vendosim sanksione Rusisë çka porta do të n’a çelej dhe të njihnim pavarësinë e Kosovës, për këtë nuk jemi të interesuar” ka theksuar Vuçiq.
Sërbia sikurse thekson ai, deri më tani ka udhëhequr politikë e cila është në të mirë dhe në interesin e qytetarëve dhe të shtetit të vet.
“As që më intereson se kush dhe për çfarë do më kritikojnë. Këtë kemi bërë jo për interesat e mia personale por për interesat e Sërbisë. Unë nuk dua të ndryshoj politikën që kemi nisur, kjo është politikë e mirë dhe duhet të shikojmë rezultatet dhe jo nëse është ndokush simpatik apo jo” ka thënë presidenti i Sërbisë.
Ky i fundit shtoi se në politikë është shumë i hershëm dhe se është “i vjetër“ për të ndërruar besimin e vet nën çfarëdolloj presioni.
“Sërbia nuk është një grusht tërshërë që t’a shantazhojë çdokush dhe që çdokush mund t’a lëndojë. Kështu që ata në punën e tyre, ne në tonën. Nuk erdha që të lus për ndonjë gjë dikë. Erdha që të bisedojmë për pozitën e Sërbisë. Nëse doni ok, nëse nuk doni sërish ok. Ne duam, a doni ju, të shohim se në cilën ditë” ka thënë Vuçiq.
Kallas insistoi për njehësimin e politikës së jashtme të Sërbisë me atë të BE, e presim në shkurt në Beograd
Vuçiq tha se ka patur bisedime të shumta në Bruksel.
“Bisedova me Kaja Kallasin shefen e re të diplomacisë europiane. Biseda ishte e çelët, e sinqertë dhe jo e lehtë. Ajo insistonte në njehësimin e plotë të politikës sonë të jashtme mbi të gjitha në vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse, tek vijueshmëria e dialogut dhe gatishmëri të madhe për kompromis me Prishtinën, duke zgjidhur rastin e Banjskës. Në përputhje me politikën e Sërbisë, kështu i’u përgjigja asaj” tha ai.
Vuçiq tha se e pret Kallasin në shkurt në Beograd.
Tha se u takua dhe me ndihmës sekretarin amerikan për çështjet euroaziatike Xhejms O’Brajan duke shtuar se Sërbia shpreson tek mbështetja amerikane për çeljen e Fashikullit 3.
Në bisedë me drejtorin e përgjithshëm të Drejtorisë për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë të KE Gert Jan Kopman, tha se e falenderon për luftën në çeljen e Fashikullit 3, ku do të ishte përmbysje në rrugën europiane të Sërbisë.
“Analizuam gjërat se cilat mesazhe duhet të përcjellim për të qenë në pozitë më të mirë” shtoi Vuçiq.
Ky i fundit tha se u takua dhe me të dërguarin për dialog mes Kosovës dhe Sërbisë Mirosllav Llajçak i cili do të duhet të vizitojë Beogradin në janar.
“Pritet që të vendoset i dërguar i ri. Mendoj se e di se kush do të jetë, por të presim që europianët t’a shpallin” shtoi Vuçiq.
Me komisioneren e re të zgjerimit Marta Kos, thotë se pati bisedë të përzemërt dhe të mirë duke shtuar se në ekipin e saj është dhe Marko Makovec, “njohje e vjetër“. Ai shtoi se dhe Marta Kosin e pret së shpejti në Beograd.
Vuçiq bisedoi dhe me kryetarin e Këshillit të Europës Antonio Koshta me të cilin sikurse tha, pati “bisëdë të çelët të mirë e të sinqertë“.
Në fund të ditës në Bruksel, presidenti i Sërbisë do të marrë pjesë në darkën e shtruar për liderët e Ballkanit Perëndimor në të cilën do të jetë dhe Albin Kurti duke thënë “mund t’a imagjinoni sesi do të duket e gjithë kjo”.
0 komentet