Gjuriq: Shqipërisë i është çelur dera për bashkëpunim, por rruga nuk kalon përmes K&M

Marko Đurić DC 25 02 2026
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka thënë sot se prioritet në rajon do të duhet të jetë bashkëpunimi dhe jo lobimi i njërit kundër tjetrit, ashtu sikurse dhe Shqipërisë përherë i është çelur dera për bashkëpunim me Sërbinë por që rruga nuk duhet të kalojë përmes Kosovës.

“Prioriteti do të duhet të jetë bashkëpunimi në rajon dhe jo lobimi njëri kundër tjetrit, për hesap të të tjerëve e veçanërisht nuk duhet të tërheqim lëvizje që përfaqësojnë futjen e gishtit në sytë e njëri-tjetrit” ka thënë Gjuriq në Uashington duke komentuar deklaratën e shefes së diplomacisë shqiptare Elisa Spiropali në Prishtinë se Kosova është prioritet i politikës së jashtme për Shqipërinë dhe se njohja reciproke është baza e vetme për dialog mes Sërbisë dhe Kosovës.

Ministri tha se Sërbia e respekton Shqipërinë i uron asaj që të zhvillohet dhe përparohet kjo pasi në këtë vend jetojnë një numër sërbësh dhe ndoshta është dhe historia që lidh të dy vendet.

“Përpiqemi që të orjentohemi në listë të re në marrëdhëniet tona dhe do të vazhdojmë që t’a bëjmë këtë, por do të ishte domethënëse që të gjithë zyrtarët shqiptarë të tregojnë respekt ndaj Sërbisë, ndjenjave tona kombëtare dhe interesave tona kombëtare, pasi nuk mendoj se populli shqiptar i duhet që të ketë të ardhme në konflikte dhe rivalitet, por në bashkëpunim”, theksoi Gjuriq.

Që të shkohet tek kjo, nevojitet që të jesh i kujdesshëm dhe të mos performosh nga pozita e konkurrencës së ndërsjelltë, u shpreh shefi i diplomacisë sërbe.

“Shqipërisë i është çelur përherë dera në Sërbi për bashkëpunim dhe miqësi, por kjo derë dhe rruga nuk shkon përmes asaj çka është territori i krahinës jugore sërbe, përmes territorit në të cilën është vendi burimor i identitetit tonë” ka thënë Gjuriq.