Gjuriq me Bakerin: Serbia e gatshme ta ngrejë partneritetin me SHBA-në në nivel më të lartë

đurić bejker
Burim: Marko Đurić/Instagram

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, u takua në Shtëpinë e Bardhë me zëvendëskëshilltarin për siguri kombëtare të SHBA-së, Andrew Baker, me të cilin bisedoi për të ardhmen e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjuriq përsëriti gatishmërinë e Serbisë për ta ngritur partneritetin me Shtetet e Bashkuara në një nivel më të lartë.

“Partneritetet e forta ndërtohen mbi besimin, interesat e përbashkëta dhe dialogun e vazhdueshëm – dhe ne shohim potencial real për të ecur përpara së bashku”, theksoi Gjuriq.