Gjuriq: Shtetasja jonë Gërvalla vitin e ri e hap me etiketime dhe ofendime
Pas deklaratës së ministres së punëve të jashtme të Kosovës në mandatin teknik, Donika Gërvalla se nuk e kërcënon Sërbinë, por që kërcënimi i vërtetë është udhëheqja shtetërore sërbe e cila, sikurse pretendon, "ëndërron perandori rajonale", ministri i punëve të jashtme të Sërbisë, Marko Gjuriq, theksoi se ajo në vend që të shpallë normalizimin e marrëdhënieve, dialogun dhe punën për të ardhme të përbashkët, vitin e ri e hap me etiketa dhe ofendime.
"Dhe në vitin 2026, regjimi i Kurtit vazhdon të funksionojë si vrima e zezë e Europës-pa perspektivë, por me talent të mahnitshëm për prodhime problemesh", shkroi Gjuriq në rrjetin social "X".
Regjimi i Kurtit, shtoi ai, është i keq për shqiptarët dhe sërbët dhe i rrezikshëm për të gjithë ata që në Kosovë dhe në rajon presin minimum stabiliteti.
"Në vend që të shpallë normalizimin e marrëdhënieve, dialogun dhe punën për të ardhme të përbashkët, zëdhënësja e atij regjimi, Donika Gërvalla Shvarc, vitin e ri e hapi me repertor të njohur-etiketime e ofendime", konstatoi Gjuriq.
Ky i fundit thotë se leksionet rreth Sërbisë janë legjitime "sidomos kur vijnë nga bashkështetasit tanë", por që do të tingëllonin më bindëse nëse nuk do të vinin nga qeveria, e cila hyn në vitin e ri me defiçit serioz të të drejtave të njeriut, marrëdhënie të dëmtuara ndëretnike dhe praktikë në të cilën presioni ndaj sërbëve por edhe mbi shqiptarët që mendojnë ndryshe, pothuajse gjithmonë zëvendëson sundimin e ligjit.
Gërvalla më herët në rrjetin social "X" shkruajti se askush nuk po e kërcënon Sërbinë, por që kërcënimi qëndron tek lidershipi i vet.
"Fakti është se askush nuk e kërcënon Sërbinë. Kërcënimi i vërtetë qëndron tek lidershipi i vet ku në vend që të ndërtojë vend normal europian të orjentuar tek reformat e BE dhe demokracisë, ëndërron për perandori rajonale-mënyra ruse e të menduarit me pak fjalë. Nuk do të ishte hera e parë që Sërbia i vë flakën Europës", deklaroi Gërvalla.
0 komentet