Gjuriq: Stabiliteti social dhe politik “gjemb në sy” për të gjithë ata që janë kundër Serbisë
Me rastin e raundit të dialogut të djeshëm në Bruksel, Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, u ka thënë aktorëve politikë të cilët, siç pretendon ai, kanë udhëhequr një fushatë dezinformuese, se gënjeshtra për Presidentin serb Aleksandar Vuçiq, si dhe paragjykimi i rezultati të bisedimeve, nuk do ta shpëtojnë Kosovën si pjesë e Serbisë, por do ta ndihmojnë qeverinë e Albin Kurtit që të ulë presionin ndaj vetes për shkak të refuzimit të BKS-së.
“Për sy e për shpirt, duke e shfrytëzuar temën e negociatave për Kosovë e Metohi për qëllime dhe nevoja të politikës ditore, ndërkohë që negociatat janë ende në vazhdim, duke etiketuar dhe formuar një turmë linçuese, aktorë politikë që nuk janë zgjedhur dhe as nuk janë në pushtet, dhe padyshim nuk janë të kualifikuar për këtë, po ngushtojnë hapësirën e manovrimit të palës serbe në një moment shumë kompleks gjeopolitik dhe dëmtojnë drejtpërdrejt pozicionin shtetëror të Serbisë në procesin e dialogut. Nuk do ta shpëtoni Kosovën e Metohinë si pjesë e Serbisë me gënjeshtrat për Aleksandar Vuçiqin, si dhe me paragjykimin e rezultatit të bisedimeve. Por do ta ndihmoni qeverinë e Kurtit që të ulë presionin ndaj vetes për shkak të refuzimit të BKS-së”, ka shkruar Gjuriq në një postim në Facebook.
Gjuriq shtoi se zhvillimi i një fushatë negative dhe dezinformuese për Kosovën, e ndihmon Prishtinën për t'ia hedhur fajin Serbisë, në sytë e bashkësisë ndërkombëtare, për çdo ditë pa zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme dhe pa pranimin e të drejtave kolektive të serbëve në Kosovë.
“Ajo që është më e rëndësishme, është që kjo në mënyrë indirekte, por krejt pa mëdyshje, e vështirëson pozitën e serbëve në Kosovë e Metohi. Nuk është koha për të nxituar në pozicionet, as për të mbjellë përçarje dhe intolerancë në shoqëri. Kjo është koha për harmoninë, besimin dhe për përfaqësuesit me përgjegjësi institucionale të zgjedhur për këtë, të cilët janë dhe do të jenë gjithmonë përgjegjës para popullit për punën e tyre në një procedurë të planifikuar në mënyrë demokratike. Stabiliteti social dhe politik është “një gjemb në sy” për të gjithë ata që janë kundër Serbisë", tha Gjuriq.
Ai gjithashtu theksoi se është vërejtur se “në fushatën për gjoja tradhti janë përfshirë edhe një pjesë e fermave të trolleve të Kurtit në rrjetet sociale”.
“U bëj thirrje të gjithë njerëzve të nderuar, pavarësisht nga orientimi i tyre politik, të mos jenë pjesë e atij kori”, ka thënë Gjuriq.
0 komentet