Gjuriq: Vuçiq është në shënjestër sepse po e çon Serbinë atje ku i takon
Burim: Prt. Scr.
Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq, tha se presidenti serb Alleksandar Vuçiq po kërkon mënyra për t'u përballur me sfidat dhe problemet më të mëdha të Serbisë, prandaj edhe është në shënjestër.
Në Twitter, Gjuriq shprehu mbështetjen e tij për Vuçiqin dhe vlerat për të cilat synon Serbia.
“Kur presidenti Vuçiq kërkon mënyra për t'u përballur drejtpërdrejt me disa nga sfidat më të mëdha dhe problemet kronike të Serbisë, për të përshpejtuar reformat dhe modernizimin dhe për ta udhëhequr vendin që të zërë vendin e tij të merituar në tryezën e kombeve evropiane, ai është gjithnjë e më shumë në shënjestër, duke përfshirë edhe sulmet e fundit ndaj sigurisë së tij fizike. Në këtë moment të rrezikshëm, unë mbështes presidentin e kombit tonë dhe parimet dhe vlerat universale për të cilat synon Serbia moderne”, tha Gjuriq.
Ai tha se një Serbia e hapur, e lirë dhe demokratike do të mbizotërojë gjithmonë.
0 komentet