Gjuriq për thëniet e Alisha Kernsit: Thellësisht shqetësuese përhapja e akuzave të gënjeshtërta, KOS dhe sërbëve u detyrohet ndjesë
Ambasadori i Sërbisë në SHBA Marko Gjuriq ka thënë se akuzat në drejtim të Kishës Ortodokse Sërbe të cilat i ka bërë të ditur deputetja britanike Alisha Kerns, të cilat i hodhi poshtë dhe Misioni i Kfor, janë thellësisht shqetësuese, veçanërisht duke marrë parasysh se çfarë pasojash mund të shkaktojnë në situatën aktuale në Kosovë, thekson se më e pakta është që Kerns i detyrohet-ndjesë KOS dhe komunitetit sërb.
“Dëshiroj të merrem me pretendimet e fundit të gënjeshtërta të bëra publike prej Alisha Kerns deputete e Partisë Konservatore në Parlamentin Britanik, në lidhje me manastiret e Kishës Ortodokse Sërbe në Kosovë e Metohi. Në këto gjëra, thelbësore është t'i jepet përparësi informacioneve faktike dhe të mbështetemi në burime të besueshme” ka thënë Gjuriq në postim në Tuitter.
Së pari, dhe më e rëndësishmja, Gjuriq vuri në dukje reagimin dhe mohimin e menjëhershëm të Misionit të KFOR që operon në Kosovë, duke deklaruar se mohimi i padyzuar i këtyre akuzave, duhet të konsiderohet si qëndrim autoritar për këtë çështje.
Si mision i përkushtuar për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, deklarata e tyre ka peshë të konsiderueshme, shkroi Gjuriq.
“Është thellësisht shqetësuese të marrësh pjesë në përhapjen e akuzave të tilla të pabaza, veçanërisht duke pasur parasysh pasojat e mundshme që ato mund të kenë në ekuilibrin delikat në Kosovë. Duke pasur parasysh këtë, na duhet të kujtojmë ngjarjet gjatë pogromit të marsit të vitit 2004, kur akuza të ngjashme të gënjeshtërta çuan deri në shkatërrimin dhe përdhosjen e objekteve kulturore e fetare sërbe-35 kisha dhe manastire, mes tyre edhe ato që janë pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-dhe spastrimin etnik të qyteteve dhe fshatrave të banuara nga sërbët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme e rritur tensionet. Nuk mundemi t'i lejojmë vetes të përsërisim gabimet e së kaluarës” ka theksuar ambasadori i Sërbisë.
Lidhur me aludimin e Albin Kurtit, i cili insinuon mundësinë që pretendimet e Alisha Kerns të jenë të vërteta, Gjuriq tha se është e papërgjegjshme të bëhen insinuata të tilla pa prova konkrete, veçanërisht duke pasur parasysh mungesën e kredibilitetit në thëniet dhe mohimin nga ana e Kfor.
“Të mos harrojmë se manastiret e Kishës Ortodokse Sërbe në Kosovë e Metohi kanë vlera të jashtëzakonshme kulturore dhe fetare për popullin sërb. Çdo tentativë për të shembë reputacionin e saj, është sa e pabazë edhe keqdashëse, dhe është detyra jonë të mbrojmë dhe ruajmë këto vlera të paçmuara të trashëgimisë”, ka shkruar ai.
Për këtë Gjuriq bëri të ditur se duke pasur parasysh peshën e deklaratës së dëmshme të Alisha Kerns, të paktën një falje ndaj Kishës Ortodokse Sërbe dhe komunitetit sërb, do të ishte në rregull.
“Gjithashtu besoj se autoritetet përkatëse britanike duhet të hetojnë në mënyrë publike dhe transparente motivet e saj për të bërë këto akuza thellësisht të dëmshme dhe të gënjeshtërta-duke luajtur me narrativën e diasporës radikale të lidhur me Kurtin”, theksoi ambasadori i Sërbisë.
Gjuriq tha se Sërbia mbetet e përkushtuar në promovimin e paqes, stabilitetit dhe dialogut në rajon.
“Ftojmë gjithë liderët politikë që të jenë të kujdesshëm, të përgjegjshëm dhe të respektojnë të vërtetën kur merren me çështje kaq të ndjeshme. Inkurajimi i mirëkuptimit dhe pajtimit mes të gjitha komuniteteve, është e një rëndësie thelbësore për ndërtimin e të ardhmes më të mirë”, përmbylli Gjuriq.
0 komentet