Gjuriqi nga Benini: Sërbia profilizohet si një nga urat mes Europës dhe Afrikës
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ka thënë sot nga Benini se kjo vizitë i ka dhënë një impuls më shumë prezencës së Sërbisë në Afrikë duke thënë se forcimi i lidhjeve me vendet sikurse Benini, paraqesin një prej copave të mozaikut të pamjes së përgjithshme të lidhjeve sërbe me Afrikën çka është e rëndësishme për çështjen e Kosovës.
Gjuriq ka theksuar se Benini është vendi fantastik i mundësive, ku zhvillohet me shkallë rritje të madhe me 7% për çdo vit, ndodhet në korridorin strategjik mes vendeve të mëdha si për numrin e popullsisë, si për burimet por njëkohësisht dhe “oaz i paqes dhe stabilitetit politik”.
“Mendoj se jemi mjaft të kompletuar për bashkëpunim. Industria sërbe, teknologjia e lartë, industria e mbrojtjes, mund të ofrojnë shumë në këtë pjesë të botës e veçanërisht në Beninin miqësor, me të cilin na lidhin traditat disadekadashe të lidhjeve që i kemi lënë pak pas dore vitet e kaluara. Tani këto gjëra po ndryshojnë dhe kjo vizitë në Benin do të thotë një impuls shtesë për praninë e Sërbisë në Afrikë në përgjithësi, ringjalljen e traditave të miqësisë që nisën gjatë kohës së presidentit Tito. Sërbia moderne e sotme, e cila falë vizionit të presidentit Vuçiq, është bërë një nga liderët në zhvillimin ekonomik në pjesën tonë të botës, kap lidhjen me kontinentin që përfaqëson shans të madh për mbarë Europën në aspektin demografik por dhe tek rritja ekonomike. Kësisoj do të thoja se forcimi i lidhjeve me vende të tilla si Benini, përfaqëson një nga pjesët në mozaikun të pamjes së përgjithshme të lidhjeve sërbe me Afrikën", tha shefi i diplomacisë sërbe.
Gjuriq theksoi se lidhjet janë të rëndësishme dhe për Kosovën, por edhe për pozicionimin në kuadër të Europës, sepse sikurse tha, falë raporteve të tilla, Sërbia profilizohet si një nga urat mes Europës dhe Afrikës.
“Si një nga urat mes kontinentit tonë dhe kontinentit i cili, sipas të gjitha parametrave është zonë me shanse të mëdha. Dera është hapur për ekonominë tonë, është bërë përparim konkret kur është fjala për ne për për tema kyçe kombëtare ku prej këtej mbaj përshtypje të mira”, tha Gjuriq.
Ky i fundit njoftoi vazhdimin e shkëmbimeve politike mes dy vendeve, marrëveshje për bashkëpunim në fushat e kulturës dhe mbrojtjes, ndërsa Benini, kujton, do të marrë pjesë në Ekspo 2027 në Beograd.
"Prej kësaj vizite e cila ishte mjaft intensive, u përfshinë takime me numër të madh ministrash, figura kyçe politike, me të vërtetë kemi një pamje të konkretizuar të Sërbisë së re që po përparon dhe po zhvillohet. Dhe mendoj se e kemi lokalizuar paksa propagandën negative që disa të tjerë tentonin të përhapnin për ne në këtë pjesë të Afrikës", konkludoi ministri Gjuriq.
Ky i fundit më parë në Porto-Novo u takua me kryetarin e Parlamentit të Beninit Luje Vlavonu me të cilin bisedoi për përmirësimin e bashkëpunimit parlamentar mes dy vendeve. Në bisedën konstruktive, ministri shprehu shpresën se vizita e tij në Benin dhe takimet me zyrtarët e lartë, do të japin një impuls të ri të bashkëpunimit dhe partneritetit.
U bisedua veçanërisht për rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar, si dhe mbajtjen e dialogut të qëndrueshëm të rregullt, ndërsa shefi i diplomacisë sërbe theksoi se pikërisht bashkëpunimi parlamentar është segment i rëndësishëm që mund të kontribuojë që marrëdhëniet e dy vendeve të forcohen dhe intensifikohen.
Në këtë kuptim, u theksua dhe domethënia e grupeve parlamentare të miqësisë duke thënë se shpreson që në periudhën më të afërt këto dy grupe të formohen në parlament. Bashkëbiseduesit i’u përcoll përshëndetja e kryetares së Kuvendit të Sërbisë Ana Bërnabiq, si dhe ftesa që në periudhën më të afërt të vizitojë Sërbinë.
“Me kthimin në Beograd dhe formalisht do të dorrëzojmë iniciativën për vendosjen e grupeve parlamentare Sërbi-Benin“, ka thënë ministri Gjuriq, bëhet e ditur në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Sërbisë.
Në bisedë u theksua për mundësitë e përmirësimit të bashkëpunimit ekonomik, por dhe bashkëpunimin në fusha konkrete sikurse bujqësia, kultura, arsimi dhe sporti.
Gjuriq falenderoi veçanërisht angazhimin diplomatik të kolegut të tij beninas Bakarija, të cilin e vlerësoi sepse gjeti mënyrën që të lidhë dy vendet.








0 komentet