Gjykata Kushtetuese: Zgjedhja e Rashiqit për nënkryetar të Kuvendit ishte antiligjor 

Ustavni sud Kosova
Burim: Kosovo Online

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur sot se zgjedhja e Nenad Rashiqit për nënkryetar të Kuvendit në tetor të vitit 2025 nuk ishte në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit.

“Me pesë vota pro dhe dy kundër, Vendimi nr. 09-V071 i Kuvendit të Republikës së Kosovës i datës 10 tetor 2025, për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit sërb, nuk është në përputhje me paragrafin 4 të nenit 67 Zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në lidhje me paragrafin 1 paragrafi 6 dhe pikën 7 të nenit 12 (Zgjedhja e nënkryetarit) të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës“, thuhet në vendim.
Sipas vendimit, e drejta e propozimit të kandidatëve i takon shumicës së deputetëve të komunitetit sërb dhe kjo nuk është respektuar.
“Në kontekstin e procedurës për zgjedhjen e zv.kryetarëve nga radhët e anëtarëve të Kuvendit që nuk i përkasin komunitetit shumicë, në vendim theksohet se e drejta e propozimit, sikurse është përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit dhe në kuptimin dhe frymën e Kushtetutës, e konfirmuar dhe në praktikën gjyqësore të Gjykatës, i takon shumicës ose numrit më të madh të deputetëve të Kuvendit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë, të zgjedhur në përputhje me pikat 1 dhe 2 të nenit 64 paragrafi 2 të Strukturës së Kuvendit, të cilët gëzojnë legjitimitetin më të madh demokratik brenda komuniteteve përkatëse“, shtohet në komunikatë.
Gjykata vlerësoi se mekanizmat e zhbllokimit, përfshirë shortin, ishin keqpërdorur, por për shkak të parimit të sigurisë ligjore, vendimi nuk ka efekt retroaktiv.
“Duke i zbatuar parimet e lartpërmendura në rrethanat e një rasti konkret, Gjykata, sikurse është sqaruar në vendim, ka konstatuar se shumica e deputetëve nga radhët e deputetëve të komunitetit sërb, kanë shfrytëzuar të drejtën për të propozuar zv.kryetarin e Kuvendit, përkatësisht anëtarin e Kryesisë së Kuvendit, duke propozuar 9 (nëntë) kandidatë. Rrjedhimisht, zgjedhja e deputetit zotit Nenad Rashiq për zv.kryetar të Kuvendit nuk ka ardhur si propozim i shumicës së deputetëve nga radhët e komunitetit sërb, e as nuk ka pasur refuzim të shumicës së deputetëve nga radhët e komunitetit sërb për t'a shfrytëzuar këtë të drejtë. Rrjedhimisht, Gjykata ka konstatuar se në rrethanat e një rasti konkret, mekanizmat e zhbllokimit nuk janë përdorur në përputhje me frymën dhe qëllimin për të cilin janë destinuar,“ thuhet në vendim.
Rashiq është zgjedhur nënkryetar i legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti sërb më 10 tetor, ndërsa Lista Sërbe paraqiti ankesë në Gjykatën Kushtetuese më 16 tetor.