Gogiq: BE nuk po përpiqet më të fshehë se çfarë dëshiron nga Serbia

Beograd_231101_Ognjen Gogić 02
Burim: Kosovo Online

Politologu Ognjen Gogiq beson se mesazhi që presidentja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, i dërgoi Beogradit për pritjen se do ta njohë de facto Kosovën, nuk është kusht i ri, por ai thekson se është e qartë se eufemizmat dhe përpjekjet për të mbuluar diçka nuk vijnë më nga Bashkimi Evropian.

“Ajo që tha ajo nuk është një kusht i ri, por në fakt ata thjesht riformuluan një kusht që tashmë ekziston. Prandaj, kur analizohet propozimi franko-gjerman, pra dokumenti Bruksel-Ohër, nëse Serbia do ta pranonte atë dokument, nëse do t'i përmbahej dhe do ta respektonte atë, ajo do t'u dërgonte mesazh të gjithëve se ajo de facto ose implicitisht e njeh Kosovën si shtet të pavarur”, thotë Gogiq për Kosovo online.

Ai thekson se Bashkimi Evropian nuk mundohet më të fshehë atë që dëshiron nga Serbia, por përfaqësuesit e tij flasin hapur për këtë.

“Tani nuk ka më eufemizma që vijnë nga BE apo tentativa për ta mbuluar disi, por flasin hapur për atë që pritet. Kjo është në fakt arsyeja që çdo herë gjatë atyre takimeve, dimrit dhe tani, presidenti Vuçiq ka thënë shumë qartë se Serbia nuk e njeh Kosovën, as de fakto e as de jure. Në marrëdhëniet ndërkombëtare, deklaratat e krerëve të shteteve krijojnë realitete të reja, madje edhe detyrime të reja. Sigurisht që presidenti e dinte këtë", thotë Gogiq.

Ai shton se kjo është arsyeja që çdo herë presidenti i Serbisë ka shfrytëzuar rastin për të nënvizuar se për Serbinë njohja e Kosovës nuk është e pranueshme në asnjë formë.

“Prandaj ai nënvizoi në çdo rast në mënyrë shumë eksplicite se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës për t'iu përgjigjur paraprakisht të gjitha atyre spekulimeve të mundshme nëse Serbia e ka njohur në një mënyrë apo jo de facto dhe për të penguar dikë që ta nxjerrë atë nga konteksti ose të lexojë mes rreshtave. Prandaj ishte e rëndësishme që ai ta përsëriste çdo herë”, ka theksuar Gogiq.