Daçiq: Njohja e zgjedhjeve në veri të Kosovës pa pjesmarrjen e sërbëve është kthim në “periudhën e para Brukselit"
Ministri i punëve të jashtme Ivica Daçiq theksoi sot pas deklaratave të të dërguarit special të SHBA Gabriel Eskobar se Amerika do të njohë zgjedhjet në Kosovë pavarësisht se sërbët do t’i bojkotojnë ato, se kjo përbën “kthim në kuptimin e para Brukselit” prej të cilës nuk është e rëndësishme nëse sërbët do të marrin pjesë apo jo në zgjedhje apo dhe në institucione, ndonëse sipas marrëveshjes së Brukselit kjo bëhet e qartë.
Në 10 vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit, për RTV Daçiq ka thënë se ky ishte "vendim për të cilën nuk e di se çfarë ka sjellë".
"Nënshkrimi ishte i rëndësishëm për pozicionimin e Sërbisë për të cilën ende pyetet për diçka. Bashkësia e Komunave Sërbe ishte fillimi dhe fundi i kësaj marrëveshjeje, që në vend të institucioneve të Sërbisë në Kosovë e Metohi, të kemi institucione të sërbëve nga K&M dhe që sërbët të vendosen si faktor politik autokton” tha Daçiq.
I pyetur nëse do t’a nënshkruante edhe sot këtë marrëveshje pasi pjesa më e rëndësishme e saj BKS nuk është formuar as pas 10 vitesh, Daçiq, duke i’u referuar deklaratave, mbi të gjitha të zyrtarëve të SHBA se ajo duhet të zbatohet, thotë:
“Nëse duhet të zbatohet, nëse Prishtina do t’a bëjë, atëherë patjetër do t’a firmosja”.
Ai përsëriti se “marrëveshja e re e Brukselit”, pra pranimi i planit franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, nuk do të thotë as njohje faktike apo juridike e Kosovës, se Vuçiq vetëm verbalisht e pranoi këtë plan dhe në mënyrë të qartë. ka theksuar se vijat e kuqe janë mospranimi i pavarësisë dhe mosdhënia e pëlqeimit për anëtarësimin e të ashtuquajturës Kosovë në OKB.
E në pyetjen se kush do të jetë ai që do të firmosë nëse nënshkruhet “marrëveshja e re e Brukselit”, Daçiq përgjigjet se marrëveshja e Ohrit thotë se statusi i Kosovës nuk është zgjidhur, por se ka qasje të ndryshme për statusin dhe se për Beogradin, Kosova është krahinë autonome, ndërsa për ta, është e pavarur.
Duke komentuar vendimin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës se pas deklaratave të tij se nuk do të shkonte në Strazburg nëse në rendin e ditës do të ishte pranimi i Kosovës, do të tërhiqej nga këto deklarata, Daçiq tha se një numër i konsiderueshëm vendesh janë kundër një vendimi të tillë dhe shtoi se po i bëhet presione të pandalshme Islandës e cila kryeson Këshillin e Europës, për t’a përfshirë atë në rendin e ditës.
“Më thanë se nuk do të ndodhë sot, por ndoshta do të ndodhë të premten...”, tha Daçiq.
Duke i’u referuar akuzave nga Prishtina se lobimi në Strasburg ka shkelur nenin 4 të marrëveshjes së Ohrit ku thotë se Beogradi nuk do t’a pengojë pranimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, Daçiq u përgjigj:
"Këtë e thotë ai që për 10 vite nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit për formimin e BKS, le t'i mbyllin veshët. Sërbia është e vogël, por nuk është budallaqe. Presidenti Vuçiq foli në mënyrë preçize, nuk do të implementojmë atë që nuk u dakordësua”.
0 komentet